Ka nje ndryshim thelbësor te keto qe shkruan ne adresen time.
E para....pro protestes dhe pro investimit. Me protesten kam qenë dakort deri ne ditën e shpalljes së manifestit te kryendriturit.(akoma se kam kuptuar pse organizatoret vunë Goxhajn ta lexonte!!!!)
E dyta jo domosdoshmerit te di liderin por detyrimisht te di
grupin organizator qe do beje ndyshimet drastike.
E treta te dija dhe emrat e pastrueseve te dikastereve nuk do ishte keq

Do isha kurioz te dija cfare mendon ti.
Ne e kuptokemi ndryshe qellimin e protestes. Ti mendon qe grupi organizator do beje ndryshimet. Une mendoj qe jo dhe as nuk e dua kete.
Ne rastin ideal, nese Rama largohet rrjedhimisht shkeput kontrollin mbi PS-ne dhe kjo e fundit pranon nje qeveri teknike.
Kjo qeveri me mandat te kufizuar cmonton sistemin te vjedhjes se votave, blerjet, kercenimet.
Pergatit ndryshime kushtetuese per zgjedhje te barabarta. Ketu besoj se do perfshihen konsitucionaliste, asistence e huaj etj.
Na duhet nje kushtetute qe te rregulloje difektet qe kemi si popull, sic eshte klauzola kufizimit te mandateve te nje personi. A duhet me i ndryshu mendjen ketij populli sic ka then Zef Pllumi. Ja keshtu ndryshohet. Disa njerez te mencur i vene kufizime instinkteve te mbrapshta qe kemi si popull.
Ne fund shkohet ne zgjedhje politike. Shikoji zgjedhjet ne Kosove. Te ben krenar.
Rreziku kryesor qe kemi ne si shtet eshte renia ne stanjacion politik, se po zgjatem tashi.. . Ne kete gjendje asgje nuk leviz, asnje ide e re, asnje lloj frymezimi i ri, cdo gje statike. Do kesh nje bajraktar me nje kontroll kapilar mbi cdo gje qe do sundoje sa te kete fryme. Shqiperia nuk eshte vend i lire, as politikisht as ekonimikisht.
Kete Goxhaj une per here te pare ne forum e kam degjuar, nuk kam ndonje mendim personal. Po edhe nqs eshte nje aventurier, kjo nuk me shqeteson. Revolucionet gjithmone terheqin aventuriere do t'i pranosh si efekte anesore, por nuk duhet ngaterruar me thelbin. Duhet ndare sinjali nga zhurma.