Aq sa mund të arrinte protesta, e arriti, dhe ky ishte ndërgjegjësimi se ka shqiptarë që kërkojnë më shumë drejtësi dhe transparencë. Për këtë i përgëzoj.
Kurse nëse flasim për investime në bregdet nga Familja Trump dhe nga investitorë të Katarit, atëherë jam pro, se ky popull nuk mund ta humbasë mundësinë e këtij investimi kaq të madh dhe cilësor. Sigurisht në respekt të ambjentit dhe detit.
Lëvizja e 5 yjeve në Itali u bë alternativë politike, as e majtë as e djathtë por si një forcë e re. Pushteti në demokraci nuk merret në rrugë por përmes sistemit të votimit ndaj më e mira që mund të bëjnë është të formojnë parti, përndryshe asgjë nuk do mbetet pasi të lodhen me këtë protestë.