• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Meqe ra fjala, eshte si shprehje qe perdoret goxha si shpesh, por me shume ka te beje me perdorimin qe i beni ke Odhbenia. Kam patur pershtypjen qe ketej mahalla e neve e flisnim gabim, por doli qe juve ai Lasgushua i juve gabim te ua kete mesuar :unsure: 🤭

TRE ≠ TRI !!

TRE m. num. them.

  • 1. Numri që vjen menjëherë pas numrit dy dhe që shënon një sasi të barabartë me dy edhe një. Tre vjet. Tre burra. Tre lisa. Pjesëtoj për (me) tre.
  • 2. përmb. TRE (të), TRIA (të). Tre ose tri së bashku a menjëherë. Erdhën të tre shokët (të tria shoqet).
  • 3. përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. U nisën të tre (të tria)
  • 4. përd. num. rresht. I tretë. Dhoma (salla) tre. Kabina tre. Shkalla tre. * Shpatullat s’bëhen tri fj. u. shih te SHPATULL,~A. Tre hunj e një thupër keq. shih te HU,~RI. Është tri në degë e dy në majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Është tre mel e dy grurë mospërf. shih te MEL,~I. Mat tri (shtatë, dhjetë) herë e pre një herë shih te MAT. I bëjnë sytë tre e tre dikujt i bëhen ca si miza përpara syve, nuk i dallon gjërat qartë, nuk sheh mirë.

TRI f. num. them.

  • 1. Numri që vjen menjëherë pas numrit dy dhe që shënon një sasi të barabartë me dy edhe një. Tri gra. Tri shoqe. Tri ditë. Tri pjesë. Tri të dhjetat. Pjesëtoj për (me) tre.
  • 2. përmb. TRE (të), TRIA (të). Tre ose tri së bashku a menjëherë. Erdhën të tre shokët (të tria shoqet).
  • 3. përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. U nisën të tre (të tria)
  • 4. përd. num. rresht. I tretë. Dhoma (salla) tre. Kabina tre. Shkalla tre. * Shpatullat s’bëhen tri fj. u. shih te SHPATULL,~A. Tre hunj e një thupër keq. shih te HU,~RI. Është tri në degë e dy në majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Është tre mel e dy grurë mospërf. shih te MEL,~I. Mat tri (shtatë, dhjetë) herë e pre një herë shih te MAT. I bëjnë sytë tre e tre dikujt i bëhen ca si miza përpara syve, nuk i dallon gjërat qartë, nuk sheh mirë.

Po pati ndokush ndonje shpjegim te na thote me fjale, perse ky tre (m) ne Shqiperi, ne te folur perdoret shembull edhe per gjinine femerore; tre goca, tre gra, tre dite ?
 
Back
Top