• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,066
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Si i thone contestualizzare ne shqip?
fjala kontest ne gjuhen shqipe ka kete kuptim: mohim i dickaje, refuzim, mospajtin....

* gjen zabtim kryesisht në drejtësi, prandaj në këtë drejtim @Rex mund ta sqarojë edhe më mirë.
 
Last edited:

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,788
Pikët
113
fjala kontest ne gjuhen shqipe ka kete kuptim: mohim i dickaje, refuzim, mospajtin....

* gjen zabtim kryesisht në drejtësi, prandaj në këtë drejtim @Rex mund ta sqarojë edhe më mirë.
Demke e kam pershtypjen se po me ngaterron me dike. Nuk jam avokat, nuk jam ne politike, nuk jam fytyre publike. Po ndodhe ne vazhdimesi ky ngaterrimi.

Ndoshta me avokatin Arianit Koci?
Me ate vetem njihemi.
 
Gi de Masha

The untochables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,066
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Demke e kam pershtypjen se po me ngaterron me dike. Nuk jam avokat, nuk jam ne politike, nuk jam fytyre publike. Po ndodhe ne vazhdimesi ky ngaterrimi.

Ndoshta me avokatin Arianit Koci?
Me ate vetem njihemi.
Shumë e vërtetë kjo. E ka thënë dikush këtu ( ai tashmë nuk po vjen këtu). Kam dashur ta hulumtoj. Besoj të kujtohet disa pyetje që t'i kam pas bërë: krejt përgjigjet që jepje atje te Arianiti çonin ...
Më fal pra!
Por besoj e ke hetuar, nëpër vite edhe para se të kisha menduar se je Arianiti, kam pasur, kam dhe vazhdoj të kem respektin në nivel për ty. Gjithmonë më je dukur me një kulturë të veçantë nga shumica.
Edhe një herë, më fal!
Demka
 
  • Like
Reactions: Rex

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,788
Pikët
113
Jo jo nuk jam une ai. Me vjen mire qe u sqaruam.

Respekti eshte reciprok. Te pershendes.
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,664
Pikët
113
G de Masha said:

Unë nuk di - di ti?

Si i thonë në gjuhën shqipe?

Foton që do të sjell në këtë postim ka të bëjë me një mjet që dikur përdorej shumë nëpër shtëpitë tona dhe ne e quanim "pocërrkë" ose " pacërrkë".

Përshkrimi i mjetit: ishte një lloj "kungulli" ( po e quaj kungull se ndoshat as kungull nuk është) me një bisht paska të zgjatur. Ky lloj kungulli kur piqej, lihej të terej dhe kur terej mirë, i hapej një zgavër në kokë, i hiqeshin farat dhe gratë, po edhe të tjerët e përdorinin për ta mbushur me uji e për të larë pastaj enët, fëmijët ose edhe vetë.

Në fjalor nuk e kam gjetur askund. Kam menduar se është fjalë e gjuhës sllave, por nuk e gjeta as aty...

Pyetje për të gjithë:
1. Di dikush a ka fjalë përkatëse në gjuhën shqipe për këtë mjet, dhe
1. Nëse nuk dini, a mund të thoni në trevën tuaj si është quajtur dhe sa është përdorur?

Quhet muslluk!

Eshte prej llamarine. Ne fshat kaloja kohen duke u lare me muslluk pasi hipja dhe zbrisja nga te gjitha pemet frutore. Vetem jeshilliku i arrave te pabera nuk me ikte kurre.

El
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,052
Pikët
113
Kjo me kujtoi nje barsalete.
Ishte nje cift dhe do vinin nje xhiro ne fshat. Rruges gruaja pa disa kafshe dhe thote burrit.
I dashur shiko disa kala
Jo, i thote burri jane kuaj
Aaaa -bene gruaja- ngjajne shume me kalat.
-qesh-
Po gjalprit si i thoni ju?
 
ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
494
Pikët
43
Si i thone contestualizzare ne shqip?
Kam dëgjuar të thuhet kontekstualizoj por nuk e gjeta as në fjalorthin
online e as në fjalorthin që posedoj.
Aty është vetëm emri kontekst dhe përmbajtja më poshtë.

KONTEKST m. libr.

1. Pjesë e një teksti të shkruar, e cila ka një kuptim të plotë dhe na jep mundësi
të përcaktojmë qartë kuptimin e përdorimin e çdo fjale, togu fjalësh a fjalie që bën pjesë në të.
Kontekst i gjatë ( i shkurtër). E shoh në kontekst. Nuk kuptohet jashtë kontekstit. Shkëputur nga konteksti.
2. fig. Rrethi i ngjarjeve a rrethanat, në të cilat zhvillohet ose përfshihet diçka.
Në kontekstin politik.
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
2,477

Je qe je shih mos shpjegon edhe fjalen Konstruktiv, sepse shoh ca qe ndryshe e perdorin e ndryshe e kuptojne...
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,664
Pikët
113
Je qe je shih mos shpjegon edhe fjalen Konstruktiv, sepse shoh ca qe ndryshe e perdorin e ndryshe e kuptojne...
Nje bisedim ose argumentim mund te jete konstruktiv qe do te thote ndertues OSE destruktiv qe do te thote shkaterrues.

Zakonisht mund te zevendesojme te siperpermendurat me POZITV dhe NEGATIV.

El
 
Top