Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !G de Masha said:
Unë nuk di - di ti?
Si i thonë në gjuhën shqipe?
![]()
Foton që do të sjell në këtë postim ka të bëjë me një mjet që dikur përdorej shumë nëpër shtëpitë tona dhe ne e quanim "pocërrkë" ose " pacërrkë".
Përshkrimi i mjetit: ishte një lloj "kungulli" ( po e quaj kungull se ndoshat as kungull nuk është) me një bisht paska të zgjatur. Ky lloj kungulli kur piqej, lihej të terej dhe kur terej mirë, i hapej një zgavër në kokë, i hiqeshin farat dhe gratë, po edhe të tjerët e përdorinin për ta mbushur me uji e për të larë pastaj enët, fëmijët ose edhe vetë.
Në fjalor nuk e kam gjetur askund. Kam menduar se është fjalë e gjuhës sllave, por nuk e gjeta as aty...
Pyetje për të gjithë:
1. Di dikush a ka fjalë përkatëse në gjuhën shqipe për këtë mjet, dhe
1. Nëse nuk dini, a mund të thoni në trevën tuaj si është quajtur dhe sa është përdorur?
Kjo me kujtoi nje barsalete.Një kalë- disa kala ?

Po gjalprit si i thoni ju?Kjo me kujtoi nje barsalete.
Ishte nje cift dhe do vinin nje xhiro ne fshat. Rruges gruaja pa disa kafshe dhe thote burrit.
I dashur shiko disa kala
Jo, i thote burri jane kuaj
Aaaa -bene gruaja- ngjajne shume me kalat.
![]()
Po gjalprit si i thoni ju?


Si i thone contestualizzare ne shqip?
Kam dëgjuar të thuhet kontekstualizoj por nuk e gjeta as në fjalorthin
online e as në fjalorthin që posedoj.
Aty është vetëm emri kontekst dhe përmbajtja më poshtë.
KONTEKST m. libr.
1. Pjesë e një teksti të shkruar, e cila ka një kuptim të plotë dhe na jep mundësi
të përcaktojmë qartë kuptimin e përdorimin e çdo fjale, togu fjalësh a fjalie që bën pjesë në të.
Kontekst i gjatë ( i shkurtër). E shoh në kontekst. Nuk kuptohet jashtë kontekstit. Shkëputur nga konteksti.
2. fig. Rrethi i ngjarjeve a rrethanat, në të cilat zhvillohet ose përfshihet diçka.
Në kontekstin politik.
Je qe je shih mos shpjegon edhe fjalen Konstruktiv, sepse shoh ca qe ndryshe e perdorin e ndryshe e kuptojne...
Sherbehuni ne literature, mbeshtetuni ne letersi apo bazohuni ne letersi? Cila te duket me korrekte?Mundësisht nëse sillni diçka nga lëmi i gramatikës ( jeni shumë të mirëseardhur) shërbehuni në literaturë dhe mos na sillni studime personale - me hamendje.
Shkronja ë ne fund te fjaleve eshte fare e panevojshme. Krijon shume konfuzion dhe njerezit e perdorin vend e pa vend. Eshte nje nga perlat e kongresit te vitit 1972. Bjeshk duhet te ishte njejesi dhe bjeshkë shumesi. E keshtu per qindra fjale te tjera. Gjuhe e sforcuar,plastike,fallco,e percudnuar. Lexoni shkrimet e autoreve te viteve 30-40 dhe do vini re se sa thjeshte e bukur ngjit fjala shqipe. Lexo keta sot,duket si esperanto.Përgjigje e: ( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip
Tani e shikova me vëmendje postimin tënd.
Të lumtë Anathema. Kjo punë është për t'u admiruar. Ti ke sjellë këtu disa emra të gjinisë femërore, të cilët shumësin e pashquar e ruajnë si njëjësin.
P.sh. një anë, shumë anë, nga të gjitha anët
një bjeshkë, dy bjeshkë, bjeshkët e vendlindjes sime janë të larta etj etj.
Shumësi i emrave në përgjithësi, sidomos ai i gjinisë femërore është shumë i ndërlikuar.
Nëse jeni të mendimit, një ditë edhe mund ta sjell në formë të shkurtuar.
Respekt, Anathema.
P.S. Sikur po flet pak me nervozizëm. Mund t'i themi gjerat edhe butë. Fundja forum është ky. Nëse pyetem për diçka unë nuk guxoj të flas em hamendje. Pra, përgjigja ime duhet të jetë serioze dhe e saktë. Respekt.
Sherbehuni ne literature, mbeshtetuni ne letersi apo bazohuni ne letersi? Cila te duket me korrekte?
Shkronja ë ne fund te fjaleve eshte fare e panevojshme. Krijon shume konfuzion dhe njerezit e perdorin vend e pa vend. Eshte nje nga perlat e kongresit te vitit 1972. Bjeshk* duhet te ishte njejesi dhe bjeshkë* shumesi. E keshtu per qindra fjale te tjera. Gjuhe e sforcuar,plastike,fallco,e percudnuar. Lexoni shkrimet e autoreve te viteve 30-40 dhe do vini re se sa thjeshte e bukur ngjit fjala shqipe. Lexo keta sot,duket si esperanto.
Sherbehuni ne literature nuk eshte shqip, por eshte pekthim nga nje gjuhe e huaj. Si ne rastin kur shqiptaret qe jetuan nen Jugosllavi perdorin shprehjen "ju deshiroj" e perkthyer nga serbishtja Zelim vam. Ne shqip thuhet ju uroj ose fjalia fillon me "deshiroj te keni nje martese te lumtur" dhe jo ju deshiroj.Shërbehuni me literaturë shkencore ( ishte fjala ) dmth kur thoni diçka thoni nga ato që thuhen në librat e gramatikës dmth që s'duan diskutim, janë të përkryera.
Në postimin e dytë, atë që e kam bërë me shkronja të trasha duket sikur e ke thënë me hamendje. Ka rregull për këtë dhe po ndoqe rregullin, nuk të lë vend për të gabuar ( si shenjat e komunikacionit ). Po s'i respektove shkakton probleme në komunikacion...
Cili është rregulli.
Emri bjeshkë është emër i gjinisë femërore.
Të gjithë emrat e gjinisë famërore, të cilët në trajtën e shquar mbarojnë me "a", në trajtën e pashquar dalin me "ë".
Të këtillë janë emrat: bjeshkë, bukë, thikë...
Tash shumësi i emrave të gjinisë femërore del me forma të ndryshme dhe është goxha i koklavitur.
Emri bjeshkë numrin shumës e bën duke ruajtur trajtën, e njëjësit: ( një ) bjeshkë - ( tri) bjeshkë,
po kështu, duke ruajtur trajtën e njëjësit - shumësin e bën edeh fjala bukë: ( një ) bukë - ( pesë) bukë, por jo edhe fjala thikë. Fjala thikë shumësin e bën duke marrë mbaresën "a": një thikë - dy thika.
Respekt,
madje edhe më keq e gjen edhe te fjala "kopësht"Sherbehuni ne literature nuk eshte shqip, por eshte pekthim nga nje gjuhe e huaj. Si ne rastin kur shqiptaret qe jetuan nen Jugosllavi perdorin shprehjen "ju deshiroj" e perkthyer nga serbishtja Zelim vam. Ne shqip thuhet ju uroj ose fjalia fillon me "deshiroj te keni nje martese te lumtur" dhe jo ju deshiroj.
Ne rastin e shkronjes ë nuk tu drejtova ty e as thashe se je gabim,por bera nje verejtje personale. Kjo shkronje ne fund te fjaleve eshte fsre e panevojshme. Kjo per shkak te ngutjes ne "njesimin" e gjuhes shqipe. Por ne ne fakt ishte imponimi i toskerishtes mbi gegnishten sipas urdherit te partise jugosllave te Shqiperise. Njesimi duhej,por jo duke e shpartallu shqipen e duke i heq mijera fjale te vetat,per te mos folur per shume anomali te tjera. Ne kete prizem e kisha. Aq problematike eshte shkronja ë, saqe disa e perdorin edhe para shkronjes se fundit,si ne rastet kur thuhet "filëm" ose "helëm" ne vend te film dhe helm. Besoj me kupton tani.