• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si te mbash nje femer te lumtur ?

Jepi siguri
Besim
Dashuri
Komunikim
Rrespekt
Mirekuptim

Jepi ngrohtesi dhe beje te qeshe.
Ji prane saj,kaq mjafton.😊
 
Sipas Kantit, une kam detyre ndaj perfeksionimit te vetes, por jo ndaj perfeksionimit te tjetres. Arsyeja, besoj une, ka te beje me ate qe sa do te mundohesh tjetrin/tjetren nuk i ben dot perfekte.

Keshtu, njeriu per mua ne fillim pyet veten: "cila është detyra ime në këtë mes?" pastaj "kush mbeti i lumtur dhe kush mbeti i mërzitur?".

Gjasa është e madhe që gratë e sotme të ikin me vrap nga burrat që në fillim vendosin detyrën dhe pastaj ndjenjat e tjetrës, por është më kollaj të lundrosh drejt vdekjes sate me idenë që njerëzit të braktisën edhe kur ti bëre të mirën, sesa të lundrosh drejt fundit me idenë që ishe lecka e filanes deri ditën kur s'të mbeti më asgjë.

Me pak fjalë: varju torbën lumturisë së tjetrës dhe lumturisë sate. Shiko të mos e ulësh veten aty ku nuk mban më dhe thjesht mos ji as i ashpër, as i pandjeshëm dhe as i padrejtë me askënd. Këta njerëzit që mundohen shumë për lumturinë e tjetrit/tjetrës, vetëm viktima e kanë emrin. Di ca emigrantë, fjala bie, që kur shkojnë në Shqipëri u mbushin robve xhepat me lekë se ashtu gjasme blihen dashuria dhe lumturia. Këta janë tamam për mëshirë.

Gruaja duhet trajtuar si njeri, duhet respektuar, duhet nxjerrë xhiro, duhet dëgjuar, duhet lëmuar me vaj :ROFLMAO:, po deshi ndonjë fëmijë është mëse e arsyeshme, po iu desh ndihmë financiare edhe kjo është e arsyeshme.... Po lumturi? Jo, o vëlla, kjo nuk është detyra ime. As lumturia ime nuk është detyra ime.... sepse universi nuk u be per mua dhe universi ka 1000 menyra qe te me beje te palumtur nga momenti ne moment.

I lumtur është kush nuk ka lindur kurrë. Ne që kemi lindur themi: dy duar për një kokë dhe mos i bëj keq askujt.
Universi eshte bere per ty per mua, per gjithe femrat, for everybody.
Ne jemi koshienca e universit. Pa ne nuk do kishte asnje kuptim dhe as do ekzistonte.
Kanti eshte cik i tejkaluar plako:p
 
Back
Top