• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si te mbash nje femer te lumtur ?

Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Esther, kur t kesh koh m boj ene mu nji rreklam t bukur lale..D
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Qyqaaaaa...e paska lene e shkreta mendje teton. Ja ta ndreqim qe tash:

Per ju qupa te lagjes qe ja keni vene syrin Zircos:

Se pari, duhet te sqaroj qe i martuar nuk eshte por ne ka femije a jo, per kete nuk e ve doren ne zjarr se nuk i kam mbajtur pishtarin te birit te botes. Sa per keshtu si kallep, nuk flas dot se nuk e kam takuar ndonjehere. Sa per moshen, duhet te jete aty te 30-tat dhe shumicen e ketyre viteve i ka kaluar ne shkolle. Sa per nga ana financiare (qe duhet t'u interesoje PATJETER), tani per tani ka mjaftueshem per te ngrene buke me recel mengjes-drek-darke dhe per ndonje pice fundjavave, por mbas nja 2 vjeteve besoj do filloje t'u sjelle aq shume leke ne shtepi sa te rrini cdo dite te muajit neper dyqane shopping dhe t'u teprojne. Se cfare lloj femre pelqen, s'e kam idene se nuk me ka interesuar ndonjehere ta di.

Nqs doni ndonje sqarim mbi kete qe kam shkruar me siper, ju lutem mos me kontaktoni.

Me shume respekt,

Teto Estheri

E dashur teto,

Me behet qejfi qe paske blere ilaqet me leket e tollonit e qe ta paska dhene reqeten doktoresha e poliklinikes se lagjes numer 1.

Te faleminersit per reklamen e qendisur me shume kujdes. Veq nja di sqarime se te eshte dredhur dora e te eshte dergj boja ne nja di vende. E ne kete rast do te keshilloja te perdorje rezerva kur te shkruaq rradhen tjeter.

Kurrikullumi eshte i sakte. Veq se perveq reqelit perdor edhe mjalte ose domate sipas lekeve qe teprojne ne fund te muajit.
Ama pas di vjetesh do behesh arketar e do me rritet rroga me 2 perqinda e rrumbullakosur mire e mire.
Picat i shes po zakonisht si ha se jam ne diet majmerie.

Edhe njehere shume faleminersit,
Te blefsha sandale te sheshta kur te martohem.

Me respekt te madh,
Gjitoni pese rrugica majtas
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

E tha Teacher shume mire. Me nje fjale i permblodhi te gjitha :)

Cka thuhet me shume eshte e tepert dhe e panevojshme !
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Une e kam gjet nje si bicim formue por me ma ba kabull qe s'mundem me jau dhane se asht e preme ne perametrat e elaborimit tim personal..........
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Nje mashkull i zgjuar i vjen mas avazit dhe ben si di vete ne fund, rendesi ka mos e kundershtosh dhe te besh ndonje elozhe me lezet gjate bisedave.
Ja u garantoj do jesh miku i saj me i mire...
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Mos jo kaq i sigurte ....
Duhet shume sakrifice për Te bere nje femer te lumtur . Deri Tani te kjo teme asnje mashkull Nuk Eshte bindes.
Po hiç fare ama .
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Po ne qe i japim baguette raparrushi, a thu jemi ne rruge te drejte per ta majt ne standartin e lumtunis?
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Ja se cka thene nje kopjace te Premten me date 13 per kete qeshtje mjaft komplekse:

Nëse dëshironi që mashkulli juaj t’ju dashurojë çmendurisht ju duhet të bëni këto 5 gjëra

Nuk ka formula kjo çështje, megjithatë psikologë të ndryshëm u kanë vendosur rëndësi disa detajeve që dukshëm i bëjnë meshkujt të dashurojnë vajzën apo gruan që kanë në krah. Më poshtë do të rendisim 5 gjërat të cilat ju vajza duhet të keni nën kontroll nëse doni që ai të çmendet pas jush!

1 – Ju jeni tërheqëse kur e ‘shijoni’ veten tuaj

Mund t’ju kenë thënë se duhet të qeshni gjithë kohës sepse kjo ju jep një pamje më të mirë dhe po, është e vërtetë. Por ka një ndryshim midis të qeshurës së shtirur dhe të qeshurës kuptimplotë. Ju duhet të qeshni vërtet dhe ta shijoni kur e bëni sepse kështu do të dukeni edhe më e bukur për mashkullin tuaj.

2 – Ju duhet ta dashuroni veten tuaj

Kur jeni e relaksuar dhe në paqe me botën e gjithçka keni rreth e rrotull të jeni të sigurt se edhe këto të fundit do të jenë në paqe me ju. Kur ju e doni veten sigurisht që keni më shumë vetëbesim dhe kjo ju bën shumë seksi dhe shumë të dëshiruar. Nëse doni që t’ju dashurojnë ju duhet që vazhdimisht t’i rikarikoni bateritë e dashurisë ndaj vetes sepse vetëm kështu do t’ia dini siç duhet vlerat.

3 – Ju duhet të vendosni shpirtin tuaj mbi gjithçka

E dimë që shumë herë bota është e padrejtë dhe mund të zhgënjeheni, por kjo sërish nuk është një arsye për t’u dorëzuar. Nëse keni shpirtin në paqe dhe nuk bëni kompromise me gjërat që shpirti ju do, sigurisht do të jeni gjithnjë e përzgjedhura e tij. Meshkujt duan vajzat të cilat qëndrojnë fanatike të parimeve të tyre dhe nuk i shkelin, as për një mashkull madje.

4 – Ju duhet të dini se si t’i pranoni komplimentet

Një vajzë apo grua që di se si t’i marrë komplimentet është ajo që duhet të keni në krah! Ajo as nuk duhet t’i marrë pëlqimet më shumë seç duhet dhe të kthehet në një mendjemadhe, por nga ana tjetër edhe nuk duhet të jetë jashtë qendrës së vëmendjes. Gjetjen e balancave e bëjnë pak vajza, ama ato që e bëjnë marrin gjithë dashurinë e mundshme.

5 – Ju duhet të ndiheni rehat me trupin tuaj

Nuk ka shumë rëndësi se si i keni format trupore. Disa vajza janë të bekuara me një metabolizëm të shkëlqyer, disa të tjera kanë vullnet të hekurt për të bërë palestër, ndërkohë që mund të ketë mes jush edhe përtace që nuk e kanë fort qejf aktivitetin fizik dhe nuk i kanë problem disa kile të tepërta. Sidoqoftë, nëse ju e doni trupin tuaj me siguri do të dini ta reklamoni atë siç duhet dhe mashkulli juaj do t’ju dojë pikërisht për atë çka keni.

Burimi Blitz.al
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Po ne qe i japim baguette raparrushi, a thu jemi ne rruge te drejte per ta majt ne standartin e lumtunis?

Ma merr mendja se po, eshte e lumtur qe ka nje burre si ty. Plus ty s’te pushojne gishtat ketu, hyjnia ime kshu e ashtu. Ti pervec qe e ushqen I thurr dhe lavde. Kaq duam ne, lol
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Ma merr mendja se po, eshte e lumtur qe ka nje burre si ty. Plus ty s’te pushojne gishtat ketu, hyjnia ime kshu e ashtu. Ti pervec qe e ushqen I thurr dhe lavde. Kaq duam ne, lol

Po eshte ajo Hyjnia ime, qe e meriton e me mban perhere ne magjine e saj e prandaj edhe un marr fryme pikerisht ate formulen e vecante qe ajo me dedikon e jam tashme nje mashkull i lumtur.
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

É Thash kte sepse njera pale Dominon gjithmone. Ti duket qe é lumturon uroj qe Hyjnia tá meritoje dhe ta shperbleje dyfish .:)
 
Përgjigje e: Si te mbash nje femer te lumtur ?

Po sqe reciproke nuk mund te kete lumturi, bukurane :)

O Col nuk o shumë e vshtirë me e kënaq femnen mesatare. Këto e bëjnë sikur jenë aq të ndërlikuara saqë na duhet të shkojmë në shkollë për t'i kuptue.

:d. Know what I mean Jellybean :d
 
Back
Top