Passion
V.I.P
- Anëtar
- Mar 7, 2013
- Postime
- 31,377
- Pikët
- 113
WHISPER:
Hijet e kujtesës askush s’i trazon më,
në vetmi pasqyrash tretemi çdo ditë,
qytetërime antike që nuk vdesin kurrë,
nën blice turistësh krenarisht japin shpirt…
Mbi kalldrëme fjalësh ku edhe mund të rrëzohemi
për të tretën herë udhën drejt teje marr…
të pastrehë gjithnjë më kanë zënë muzgjet
lejlek kujtimesh mbi katedralen pa këmbanë…
U bë shumë kohë që s’jemi takuar, bluemoon,
por tani jam këtu… eja …mos nguro…
çfarë horizontesh të panjohur panë sytë e tu…?
kush ëndrrat t’i trembi nëpër gjumë …më trego…
Kam shumë për të të folur e më shumë për të heshtur…
Shumë për të të treguar e më shumë për të fshehur…
BLUEMOON:
Ne rrenojat ku mbushet me heshtje hapesira
dhe plasaritjet e shekujve thithin ofshama orgazmike,
aty ku veprat e perkryera zbehen para mjegulles se vjeter
e ne idiokraci perkthehen mbetjet e lavdise antike...
...aty jam endur duke marre
force prej guresh te shembur permbi dhé,
ne shpresen se kujtimet e nurit te dikurshem
themelet do hedhin per nje dite te re.
Nje dite krejt ndryshe kur gjithcka qe njohim
te behet nje rrjedhe e pandalshme per te fshire
te gjitha gabimet, te gjitha te fshehtat,
hijet, makthet e gjithe kete erresire...
...kete angushti qe na ka zene prej fyti
e qe s'na le te ecim te qete,
kete dhune pa dhembje ku mpishem e pijshem
gjymtojme shpirtra ne trupa plot jete.
S'do te jem prej tyre qe zemermunduar
ne terr te vet percmojne boten gjithe maraz,
por mik, kam nje etje per driten, rrenqethese,
si beduini qe sillet shkretetires pa oaz.
(Ne ke per te fshehur gjera prej meje,
me the gjithcka qe duhet thene, peshperime...
...syte me permbajne ato qe kam pare
te tjerat ta dish, ne mendje me rrine!)