Passion
V.I.P
- Anëtar
- Mar 7, 2013
- Postime
- 31,377
- Pikët
- 113
Whisper:
Dashuria e plotë të cliron nga vetvetja
kur në krahë të tjetrit bindur të lëshon...
por clirimi nuk është liri
kur të bën të lirë
vetëm për aq sa tjetri ta lejon...
Liria ime është ndryshe...
ndryshe nga sa ta kanë treguar...
nuk është padronja, por skllavja ime...
e vetmja që kurrë s'e kam tregtuar...
Ti dëshiron të më mbash pranë
se kështu ndjehesh e plotësuar,
por më fisnikja e të gjitha dashurive
është kur dashuron pa dëshiruar...
(Ti je shpirt i lirë,
por në trup të prangosur
mes asaj që je dhe cka doje të ishe...
Pse isha rebel dikur me dashurove
e sot rebelin do doje ndryshe të ishte...)
Bluemoon!
Kam frike kur dhe ti e merr udhen pergjysem...
...ne do te fluturosh, hidhu e syte mos i mbyll,
ne mrekulline e qiejve qepallat te pengojne
te shohesh vallezimin e henes me nje yll...
Liria jote s'eshte e jotja skllave,
por robine e frikes tende per te celur shpirtin,
e mungeses se besimit se nuk je ne bote
e vetmja qenie e ndritur...
Nuk dua te te mbaj prane nese s'eshte deshira jote.
Kush dashuron s'behet zinxhir...
Une kam kerkuar prej teje leshim te plote,
qe une te te le te lire...
...e perseri te mos duash te shkosh
si nje zog qe mbi pellembe me leviz...
Mbi doren tende kam dashur po ashtu te rri
dorezuar plotesisht...
(Te te pyes ty pse dy njerez duhen,
pse lidhen e bashke ecin neper bote?
Une jam krejt e lire mik,
por s'e dua dashurine nese s'eshte e plote...
Ti mendon se te kam dashur pse je rebel.
Ke te drejte... ndoshta dhe une ashtu kam menduar.
Ne shpirt s'e ke ndjere sa thelle te kam hyre?
E une pertej rebelit kam pare e dashuruar!)
***
E ti ke nje tjeter koncept te dashurise...
Sipas teje duhet te jem nje kukull letre,
qe ty te adhuron nder altare
e mbyll syte sa here ti rend pas nje tjetre?
Sa ulet e ul ti dashurine,
u dashka te bredhim shtreterve te huaj,
te takohemi me raste e ashtu ende te dersire,
te hidhemi ne bote e prape te luajme...
Eshte kjo liria qe ti do?
Pse s'e dua kete jam trup pranguar?
Kjo eshte udhe qe te shpie ne nje vend
te terrte, te ferrte e te shkretuar...
Une dua jete miku im,
jete te vertete e te gjalle...
...s'e dua melankoline e romaneve e adrenaline
ka dhe ne ferr dhe ne perralle...