Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Stina e pestë

Whisper:





Dashuria e plotë të cliron nga vetvetja

kur në krahë të tjetrit bindur të lëshon...

por clirimi nuk është liri

kur të bën të lirë

vetëm për aq sa tjetri ta lejon...





Liria ime është ndryshe...

ndryshe nga sa ta kanë treguar...

nuk është padronja, por skllavja ime...

e vetmja që kurrë s'e kam tregtuar...



Ti dëshiron të më mbash pranë

se kështu ndjehesh e plotësuar,

por më fisnikja e të gjitha dashurive

është kur dashuron pa dëshiruar...





(Ti je shpirt i lirë,

por në trup të prangosur

mes asaj që je dhe cka doje të ishe...

Pse isha rebel dikur me dashurove

e sot rebelin do doje ndryshe të ishte...)




Bluemoon!
Kam frike kur dhe ti e merr udhen pergjysem...

...ne do te fluturosh, hidhu e syte mos i mbyll,

ne mrekulline e qiejve qepallat te pengojne

te shohesh vallezimin e henes me nje yll...



Liria jote s'eshte e jotja skllave,

por robine e frikes tende per te celur shpirtin,

e mungeses se besimit se nuk je ne bote

e vetmja qenie e ndritur...



Nuk dua te te mbaj prane nese s'eshte deshira jote.

Kush dashuron s'behet zinxhir...

Une kam kerkuar prej teje leshim te plote,

qe une te te le te lire...



...e perseri te mos duash te shkosh

si nje zog qe mbi pellembe me leviz...

Mbi doren tende kam dashur po ashtu te rri

dorezuar plotesisht...



(Te te pyes ty pse dy njerez duhen,

pse lidhen e bashke ecin neper bote?

Une jam krejt e lire mik,

por s'e dua dashurine nese s'eshte e plote...



Ti mendon se te kam dashur pse je rebel.

Ke te drejte... ndoshta dhe une ashtu kam menduar.

Ne shpirt s'e ke ndjere sa thelle te kam hyre?

E une pertej rebelit kam pare e dashuruar!)



***



E ti ke nje tjeter koncept te dashurise...

Sipas teje duhet te jem nje kukull letre,

qe ty te adhuron nder altare

e mbyll syte sa here ti rend pas nje tjetre?



Sa ulet e ul ti dashurine,

u dashka te bredhim shtreterve te huaj,

te takohemi me raste e ashtu ende te dersire,

te hidhemi ne bote e prape te luajme...



Eshte kjo liria qe ti do?

Pse s'e dua kete jam trup pranguar?

Kjo eshte udhe qe te shpie ne nje vend

te terrte, te ferrte e te shkretuar...



Une dua jete miku im,

jete te vertete e te gjalle...

...s'e dua melankoline e romaneve e adrenaline


ka dhe ne ferr dhe ne perralle...
 
Whisper:





Fjaleve te tua qe si thike shpojne

vargjeve të tu ndërgjegjevrarë

mes dilemes në heshtje rri...

i menduari mekatar...



Po c'është më mirë të jesh? I Mengjesit Yll?

Meteor ? Kometë?

Qiell? Zog? Fluturim?

Lule apo bletë?



(Lëndinave të jetës luleshumë

i dehur dëshirash ngahera

si mund te zgjidhja aromëmirën

pa provuar edhe lulet e tjera?)



Nuk e di se ku filloj une

dhe ku dashurite e mia mbarojne...

me njeren nga ato te dua vertet shume...

dhe stinet shpesh i ngaterroj...





Sikur dashuria ime të ishte

veç e imja...

do të ta falja ty,

sikur ëndrra ime të ishte

veç e imja...

do të ta dërgoja ty,

sikur lumturia ime të ishte

veç e imja...

do ta ndanim të dy,

sikur malli im të ishte

veç i imi...

do te ishte per ty,

...........................................

Nëse më pranon përgjysëm....

merrmë,

por...

fluturimi do të jetë

gremisje

e vërteta do të jetë

gënjeshtër

ecja do të jetë

zvarritje

dhe unë do të jem

një tjetër.



ps. (Me gra dhe vajza Zoti e bekoi

rrugen qe do me conte te ty,

kur ditelindjen time e caktoi
***************************62-y
 
*******************

Bluemoon!



Gjokscelur, eja keshtu tek une
e veri kryet mbi preherin tim,
qe une te permbush profecine e kahershme:
"Grate jane per ju ngushellim..."

Hapi i pare eshte te njohesh vetveten,
tani zgjatma doren e frike mos kij,
do te eci prane teje nese ke deshire,
ne udhen tende per ne lumturi.

Mekatar, s'eshte e thene te jesh i mallkuar.
Mekati eshte i lig vetem per ne.
S'therrmohet universi prej mekateve te tua,
zhigatet vec qielli yt pa re.

Kupto,
a e kupton se si trupi
te terheq prej nje arome ne nje tjeter...
...ashtu si nje zog qe fillon ngahere nje cerdhe,
pa mbaruar cerdhen e vjeter?

Degjo,
a e di qe je bere porsi bujku,
qe punon dhe e mbjell nje are,
pastaj s'e shijon dot as nje kallez gruri,
se i ve zjarr?

Ndiej,
a s'e ndjen veten valle
cigan te perhershem e skllaveruar,
pasionesh pa emer qe duken perralle
e jane Meduza kryegjarperuar?

Ti je fatkeq o mekatar,
si nje darkues qe cik vec cipen,
nje paragjelle vec e shijon,
i le te tjerat te hidhen, prishen.

S'e sheh se humbja eshte vec e jotja
kur muret e kalase mbeten vec te rrezuar?
Sizif a nuk te duket vetja
perjetesisht i denuar?

Vec ne e kemi nje zgjedhje
e te siguroj se qe te ndjesh nje arome te mire,
nuk duhet te nuhasesh njemije lule,
ne vete e ke prej lindjes ti ndjesine.

Largoje vetes tende lakmine!
Lumturia e gjetur mund te te mjaftoje nese do.
Sic me thoje dikur ti, lulet
nganjehere e kane makthin ne to.

Gjokscelur, eja keshtu tek une
e veri kryet mbi preherin tim,
qe une te permbush profecine e kahershme:

"Grate jane per ju sherim..."
 
*******************

Bluemoon!


Gjokscelur, eja keshtu tek une
e veri kryet mbi preherin tim,
qe une te permbush profecine e kahershme:
"Grate jane per ju ngushellim..."

Hapi i pare eshte te njohesh vetveten,
tani zgjatma doren e frike mos kij,
do te eci prane teje nese ke deshire,
ne udhen tende per ne lumturi.

Mekatar, s'eshte e thene te jesh i mallkuar.
Mekati eshte i lig vetem per ne.
S'therrmohet universi prej mekateve te tua,
zhigatet vec qielli yt pa re.

Kupto,
a e kupton se si trupi
te terheq prej nje arome ne nje tjeter...
...ashtu si nje zog qe fillon ngahere nje cerdhe,
pa mbaruar cerdhen e vjeter?

Degjo,
a e di qe je bere porsi bujku,
qe punon dhe e mbjell nje are,
pastaj s'e shijon dot as nje kallez gruri,
se i ve zjarr?

Ndiej,
a s'e ndjen veten valle
cigan te perhershem e skllaveruar,
pasionesh pa emer qe duken perralle
e jane Meduza kryegjarperuar?

Ti je fatkeq o mekatar,
si nje darkues qe cik vec cipen,
nje paragjelle vec e shijon,
i le te tjerat te hidhen, prishen.

S'e sheh se humbja eshte vec e jotja
kur muret e kalase mbeten vec te rrezuar?
Sizif a nuk te duket vetja
perjetesisht i denuar?

Vec ne e kemi nje zgjedhje
e te siguroj se qe te ndjesh nje arome te mire,
nuk duhet te nuhasesh njemije lule,
ne vete e ke prej lindjes ti ndjesine.

Largoje vetes tende lakmine!
Lumturia e gjetur mund te te mjaftoje nese do.
Sic me thoje dikur ti, lulet
nganjehere e kane makthin ne to.

Gjokscelur, eja keshtu tek une
e veri kryet mbi preherin tim,
qe une te permbush profecine e kahershme:

"Grate jane per ju sherim..."
Whisper:



Gjokscelur të vi te ty? Vetëm te ty?

Po c'të bën ty të ndryshme nga ato?

Përderisa prej tyre nuk më shkëput dot,

do të thotë që ti nuk je Ajo...



Të mbyll qiellin tim në një fole?

Të rri pranë teje në të sigurtën kështjellë?

Të shijoj cdo natë të njëjtat gjellë të tua?

Bujk biblik i tokave që kam mbjellë?



Ah jo...ti sirenë e mbuluar me përdëllim,

Unë jam cigani...Danub quhet zoti im...

s'e këmbej lirinë me asnjë prehër të bekuar

në shtëpinë tënde me derë të blinduar,

cigani i cadrës kurrë s'mund të gjejë ngushëllim...



dhe unë e di...ndosha një ditë

do neveritem edhe nga liria...

në qiejt e pafund ku nuk i përkas askujt...

fluturimesh pa emër do të më lërë fuqia

dhe kënga do t'më tretet shurdhërisë së gjithkujt...



se liria pa fund është një e re robëri...

pafundësia është kurthi që çastin ma vret...

e ndoshta më mirë një kafaz ku porta hapur rri...

sesa qielli i pafund ku askush s'më pret...



sikur të të falja qiejtë, hapësirën, fluturimet,

epshet, pasionet , mendimet,

të djeshmet, të sotmen, të nesërmet...

dhe në fund edhe Danubin tim...

pra nëse të gjitha këto do të t'i falja,

do më jepje dot një portë gjysëmhapur në shkëmbim?



Por nëse kafazin portëhapur s'ma fal dot ti,

kuptoje që ke zgjedhur zogun e gabuar...

ndaj më mirë Sizif me vetveten mbi shpinë...

se sa Zeus në kështjellën tënde të gurtë ngujuar...
 
Bluemoon !




Impakt



Ka sterpikur syte e mi

nje kthjelltesi qe s'e kisha njohur me pare...

...te shoh e tymi i cigares sime

lodron me ty...

...vendin e shperthimit tend e zuri heshtja...

...dicka krejt veshtullore dhe e erret...

...na pushtoi te dy...



...s'di a te qesh...

...s'di ne i harrove udhes ndjesite e tua,

apo mungonin qe ne fillim

e fjalet qene vec derdhje te pavarura

qe si sot,

s'i beson as vete?

Danub? Zot? Cigan?

...apo thjesht mungesa konceptesh,

koncepte te unifikuara,

masivisht te pranuara

prej nga perpiqesh te gjesh te rrallen

deshperueshem,

ndonese po ta shohesh,

ngaterruar sic je ne rrjetat e tua,

s'do te dish ta njohesh?



...nje kafe!

...veren do ta derdh ne zjarr...

...era e rrushit te shtypur, te djegur,

le ta mbushe sot dhomen...

...dehja te gjeje tjeter vend ku te prehet...

...lengu i derdhur nga kupa,

ne kupe me s'kthehet...



Stuhite tona ushqehen prej nesh

si krijesa te vogla qe ashtu rriten, pa e kuptuar,

derisa te na mberthejne e te na shkaperthejne...

...nje celes e kane diku, per t'i shuar...

...si te mos kishin qene kurre,

si kllapa qe celen,

pikuar ne shekuj sic qene prej mundit,

nje dite,

krejt rastesisht i prek dikush,

e vjen e tyrja dite e fundit...



Krater



Do te mbeshtes kryet mbi dhe,

e floket gjarperueshem

do te ngulen deri ne thelb te tokes

qe trupi im

me gjethe

te mbulohet perseri...



...lekura ime e brendshme

feksur neteve te tua si drite e bardhe,

si nje gje qe s'e kishe pare,

ato kohe kur margaritare

te dukeshin dhe thonjte e mi...



...do te permblidhet irisesh

e do te marre serish ere kripe:

nje pranverez jashte stine,

shperthyer mbi relike...



...mos eja te shohesh ringjalljen time...

...gabimisht mund te besosh serish ne dashurine qe s'e do...

...hyjnore kur jane fjalet, therrasin te verteten:

"Une s'jam Ajo!"



Burim



Une jam te gjitha grate,

jam fillimi dhe fundi,

jam te gjitha stinet e vitit,

dhe te pestat,

te gjashtat,

te gjashtembedhjetat

dhe ato qe vetem i cek mendimi

e ato qe ende s'jane imagjinuar...



Une jam te gjitha grate,

dhuruese e perjeteshme, e perjetesuar,

hakmarrese e eger,

Ebe me ere ambrozie e nektar kulluar,

pafundesi,

enderr e rralle...

...dashuri... e gjalle...



Une jam te gjitha grate,

jam liria, lumturia, plotesia,

jam fjala dhe falja...cudi, perdellimi eshte burre...

...ashtu si kafazi...

qe s'duhet ngaterruar me keshtjellen kurre...

...jam vdekja dhe lindja, zjarrmia,

jam etja, jam ethja, jam uria...



Une jam te gjitha grate,

nje bote e tere per t'u zbuluar,

jam dhurate,

parajsa e pritur,

shperblimi me i madh per Nje njeri...

...por ti ke te drejte diku:

"Ti s'je Ai!"
 
Bluemoon !




Impakt



Ka sterpikur syte e mi

nje kthjelltesi qe s'e kisha njohur me pare...

...te shoh e tymi i cigares sime

lodron me ty...

...vendin e shperthimit tend e zuri heshtja...

...dicka krejt veshtullore dhe e erret...

...na pushtoi te dy...



...s'di a te qesh...

...s'di ne i harrove udhes ndjesite e tua,

apo mungonin qe ne fillim

e fjalet qene vec derdhje te pavarura

qe si sot,

s'i beson as vete?

Danub? Zot? Cigan?

...apo thjesht mungesa konceptesh,

koncepte te unifikuara,

masivisht te pranuara

prej nga perpiqesh te gjesh te rrallen

deshperueshem,

ndonese po ta shohesh,

ngaterruar sic je ne rrjetat e tua,

s'do te dish ta njohesh?



...nje kafe!

...veren do ta derdh ne zjarr...

...era e rrushit te shtypur, te djegur,

le ta mbushe sot dhomen...

...dehja te gjeje tjeter vend ku te prehet...

...lengu i derdhur nga kupa,

ne kupe me s'kthehet...



Stuhite tona ushqehen prej nesh

si krijesa te vogla qe ashtu rriten, pa e kuptuar,

derisa te na mberthejne e te na shkaperthejne...

...nje celes e kane diku, per t'i shuar...

...si te mos kishin qene kurre,

si kllapa qe celen,

pikuar ne shekuj sic qene prej mundit,

nje dite,

krejt rastesisht i prek dikush,

e vjen e tyrja dite e fundit...



Krater



Do te mbeshtes kryet mbi dhe,

e floket gjarperueshem

do te ngulen deri ne thelb te tokes

qe trupi im

me gjethe

te mbulohet perseri...



...lekura ime e brendshme

feksur neteve te tua si drite e bardhe,

si nje gje qe s'e kishe pare,

ato kohe kur margaritare

te dukeshin dhe thonjte e mi...



...do te permblidhet irisesh

e do te marre serish ere kripe:

nje pranverez jashte stine,

shperthyer mbi relike...



...mos eja te shohesh ringjalljen time...

...gabimisht mund te besosh serish ne dashurine qe s'e do...

...hyjnore kur jane fjalet, therrasin te verteten:

"Une s'jam Ajo!"



Burim



Une jam te gjitha grate,

jam fillimi dhe fundi,

jam te gjitha stinet e vitit,

dhe te pestat,

te gjashtat,

te gjashtembedhjetat

dhe ato qe vetem i cek mendimi

e ato qe ende s'jane imagjinuar...



Une jam te gjitha grate,

dhuruese e perjeteshme, e perjetesuar,

hakmarrese e eger,

Ebe me ere ambrozie e nektar kulluar,

pafundesi,

enderr e rralle...

...dashuri... e gjalle...



Une jam te gjitha grate,

jam liria, lumturia, plotesia,

jam fjala dhe falja...cudi, perdellimi eshte burre...

...ashtu si kafazi...

qe s'duhet ngaterruar me keshtjellen kurre...

...jam vdekja dhe lindja, zjarrmia,

jam etja, jam ethja, jam uria...



Une jam te gjitha grate,

nje bote e tere per t'u zbuluar,

jam dhurate,

parajsa e pritur,

shperblimi me i madh per Nje njeri...

...por ti ke te drejte diku:

"Ti s'je Ai!"


whisper:



me mban inat mua?

shiu i djeshem rrodhi....

eja...

afromu...

zhvishu...

nje burre dhe nje grua lakuriq,

gjithnje dine te harrojne cfare ndodhi...

une do paguaj cdo kosto...

ti paguaj cdo cmim...

eja...

te pres ne tavernen "Premtim i Thyer"

ku Besa serviret si aperitiv...



* * *



(me pelqen zemerimi yt,

ekstaze...

cmenduri...

shpagim...

ne orgazem me con turbulluar

ulurima e ulkonjes inatcore

ne krenarine e saj lenduar...)



* * *



nese sot Ajo nuk mund te jesh,

atehere as Ai kurre s'paska ekzistuar...

vertet je "te gjitha grate"?

po ate "mekataren" kurre s'ma ke treguar...



* * *



floket e tua shperndare jane ne qiell...

aty ku dikur i mbolla vete...

ti doje te ishe peme e gjelberuar,

por ja qe une te desha komete...





leshoi pra floket e zjarrte, kometa ime...

nen to mbulome ashtu sic di ti...

sa me shume goditja jote te me beje therrime,

aq me e uritur per mua do jesh perseri...





afromi gjinjte e tu,

kometa ime blu...

prush i nxehte jane,

por nga to do pi...

nektarin mekatar ti bema zjarr:

mund te me djege,

por s'me ben dot hi...





ah...e zjarrta ime...

prush gji-shkopsitur...

nga qiejt e perflakur kush nuk u tundua...?

kometa ime yjesh djersitur...

nese mbi toke bie...

bjere mbi mua...





eja pra

me bej dashuri kete nate...

me puth plot epsh deri ne agim...

e c'rendesi do kene Ai dhe Ajo,

nese mes puthjesh do peshperisesh emrin tim?
 
Bluemoon!



C'kuptim ka kupa ne vetvete a s'me thua?
Mes kupes e lengut, cili ka vlere?
Kupen sipas veres, a veren sipas kupes?
Kete s'e ke ditur ndonjehere...

Degjoje sot se ne lindim nje pike
e pike me pike e shtojme esencen tone...
...lindim shume trup e pak shpirt,
ne pjekje te njerit, tjetri perendon.

Kaperthimi dhe ekstaza jane vetem pasoje
e kerkellimes se nje celesi ne mendje...
...loja virtuoze s'e ben te mire
melodine e keqe qe shkrove sonte.


***

Nuk ka kuptim nje toke qe sillet
perreth nje dielli qe e shkrumbon...

...toka per natyre gjallon...

...ndaj sot kam ardhur te ha me ty nje darke te fundit,
(qete!... e ne dac krejt te verteten,
dij se Juda im s'e var veten...)
te te jap dy monedha per syte e dashurise,
nje amfore
dhe nje cohe te bardhe.
Kur ta zbresesh nga kryqi sycaperlyer,
me gjakun thare,
varre me varre,
varrose me ritin qe do ti.
Une s'dua t"ia di.
 
Bluemoon!



C'kuptim ka kupa ne vetvete a s'me thua?
Mes kupes e lengut, cili ka vlere?
Kupen sipas veres, a veren sipas kupes?
Kete s'e ke ditur ndonjehere...

Degjoje sot se ne lindim nje pike
e pike me pike e shtojme esencen tone...
...lindim shume trup e pak shpirt,
ne pjekje te njerit, tjetri perendon.

Kaperthimi dhe ekstaza jane vetem pasoje
e kerkellimes se nje celesi ne mendje...
...loja virtuoze s'e ben te mire
melodine e keqe qe shkrove sonte.


***

Nuk ka kuptim nje toke qe sillet
perreth nje dielli qe e shkrumbon...

...toka per natyre gjallon...

...ndaj sot kam ardhur te ha me ty nje darke te fundit,
(qete!... e ne dac krejt te verteten,
dij se Juda im s'e var veten...)
te te jap dy monedha per syte e dashurise,
nje amfore
dhe nje cohe te bardhe.
Kur ta zbresesh nga kryqi sycaperlyer,
me gjakun thare,
varre me varre,
varrose me ritin qe do ti.
Une s'dua t"ia di.


Whisper!
********



vërtet…sa gjëra të çmendura bëmë

e sa të tjera na mbetën pa bërë...

shumë fjalë të ëmbla pëshpëritëm

e sa të tjera muzgjeve nuk i thamë...

sa prekje magjishëm ëndërruam

e sa mbeten për një tjetër herë...

sa puthje mërmëritëse morëm

e sa të tjera kurrë nuk i dhamë...



dhe ja ku jemi sonte

… në Darkën e Fundit…

në dukje gjakftohtë e të qetë…

lotët fshehur në grykë…

ti nga kryqe dhimbjesh zbritur

dhe unë, siç thua, Juda yt…



te vargu im pa semafor

ku heshtjet e të tjerëve

dikur aksidentoheshin lehte...

qëndrojmë sonte

gjykojmë…

kerkojmë…

mes kupës dhe lëngut cili paska vlerë…



unë dashurova me zemër, zemra ime,

me mendje ti…e mënçura ime ti…

por mendje dhe zemer

rrallë bëhen bashkë…

logjika pranë pasionit

dot kurrë nuk rri…



kërkova të bëheshe

pavendosmërisht

e imja

dhe piramidën e shpirtit

t’më drithëroje…

ta rrëzoje përdhe

gurë pas guri…

dhe nga e para ta rindërtoje…

por të kishe kujdes

mumjet që flinin aty…

dhe zërat që vinin nga shkretëtirat

ishin të dashurive

që më sollën te ty…

ishin…janë…

vendosmërisht të miat…



të më dashuroje siç isha…

mëkatar zjarresh rreshkur

s’munde, e mira ime, s’munde…

…………………………………………

fytyra e djallit gjithnjë është më e shëmtuar

se maskat që mbajmë veshur …





por kësaj Darke të Fundit

le të heshtim së bashku…

le të harrojmë…

të harrojmë premtimet e dhëna…

……………………………

nëse nesër diçka

përsëri do na bashkojë

do jenë fjalët e pathëna…
 
Bluemoon:

Pa uje... me gjuhen e etur... me gjumin nen gjuhe...
 
Bluemoon!


Këtë dimër bora i ka shtrirë kristalet,

në shtëllunga të bardha,

të papërlyera,

si pëlhura të përkryera,


si rrjeta merimangash...
...xixëllonjëse,
rrëzëllitëse,
dantella mermeri...
...lënë po atë kërkëllimë,
nën këmbët e pastërvitura
e peshën
e një trupi të brishtë,
përthyer
nën një cipë të hollë
a vello
si brymë,
që lëviz si njollë,
si gjurmë...

***

S'di pse të thirra pikërisht sot.
S'di pse më pranove përsëri.
Mund të ishte i vetmi peng që kishim.
Ndoshta në botë kishte tepër vetmi.

Pa grim... e i flaka diku tutje dhe këpucët,
flokët i mblodha pa kujdes rrugës për te ti.
Fytyrën e bardhë e ndriçojnë vetëm buzët
dhe shkëndija e etheve në sytë e zinj...

S'e di në po më pret si dikur.
Koha në t'i ka ndryshuar sytë, s'e di.
Ndoshta do të ma hapësh derën e pas teje,
një grua a hajthme do të më shohë me çudi,

si çmendaraken e radhës, pa e ditur
në ç'zjarre kemi qenë unë e ti..
....në ç'qiej jemi mbytur, ç'botërash kemi shetitur,
ç'detesh fluturuam përsëri...

Ndoshta do të ndodhë si në përralla,
e do të më rrëmbesh në krahë,
e në dhomën e madhe sa qielli,
do më ndezësh si dikur, me po atë zjarr.

Ndoshta thjesht do të ngrijmë
në prag të dy, pa u prekur,
në zhgjëndërr të ëndërruar e të papritur:
ashtu të untuar e ashtu të etur.

***
Agon ngadalë përmbi kristale
për mua që udhëtova gjatë, një natë...
...avujt e frymës fluturojnë e ndalen,
pastaj si zogj nisen prapë.

Zhurmë e plotë druri erëmirë,
është trokitja ime mbi derë.
Ja ku je! Në prag! Më ndal fryma!
"Mirmëngjes...
...whisper..."
pëshpëris dhe njëherë.
 
WHISPER:

oh...në befasi më kapi ardhja jote
je në prag…dhe më zgjat të voglën dorë
s’më besohet….hmmm….s’të prisja ….
kur akujt zënë e shkrijnë ngadalë
na vjen keq që pikojnë mbi dëborë…

por nuk ishe ti që më thirre,
bluhënëza ime,
as unë që pranova përsëri
ish zjarri që mendova se ish fikur
ish prushi që s’u bë dot hi….
nuk e di nëse jam ai që njohe dikur
kur emrin tënd netëve e thërrisja
në dymbëdhjetë shenja horoskopi kryqëzuar
edhe 13 vjet do të të prisja…

vërtet ka shumë vetmi në botë
dielli i mallit cilin nuk përflaku?
por ata që janë të lumtur edhe të ndarë
mund të jenë të lumtur dhe sëbashku…
 
Bluemoon!


S'di a të të prek...

'A mund të të prek?'

Buzëqesh çuditshëm...

...më cek dorën...

'Po pyet vërtet?

Eja!'

Të ndjek

ngadalë,

dëbora mbetet jashtë...

...dhomë e drunjte bojëmjaltë...

...Pyet 'Kafe?'

Pohoj me krye se s'kam fjalë.

Kam një lloj gulçi në fyt

të mbledhur pa pritur...

...shtërngoj duart për të fshehur

drithërimën...





***





S'e di në kam ardhur të gjej lumturinë...

...të jetë lumturi dashuria vallë?

Himne i këndojnë ata që kurrë s'e njohën:

e dinë të përkryer tamam si përrallë.

Po ne të dy e dimë ca më mirë,

se na ka hedhur në ferr e na ka nxjerrë,

se na ka lozur të dyve, pa mëshirë,

shpërthyer ndjesitë, në trupa na ka çjerrë,

mendjet na i mbërtheu gjymtyrësh të shlirë...

...të çmendur, të lajthitur,

shpenguar, shkatërrues,

sfilitës të sfilitur...

...pas vetes u mbërthyem,

kokëfortë për të mos humbur,

ndjesinë e të qënit të dallueshëm,

të ndryshëm... e unin e mundur...

...për të mos e lënë jetën e njohur,

u kapëm pas asaj që s'ndillte frikë,

secili nga një kockë, secili nga një lojë...

...secili nga një dozë gjumi letargjik.

Kam ardhur të të gjej ty, jo lumturinë...

... ty! jetë-gjallim-luftë-adrenalinë...

...shpejtësi skëterre, vërtitje-vetëtimë...

...përpjekjen time të përherëshme,

atë furtunë, fllad, acar, thëllim...

...atë zjarr...

...afshin, kapërthimën, gjëmimin...

...shkrirjen e çdo gjëje që di,

çtjerrjen e botës, kthimin e poleve..

....therjen e një dhembjeje që dhemb sa të mpin,

lëpirjen e një flake që djeg sa të ngrin,

akullin që më lëngëzon,

pëshpërimën që ushton...

...Shikomë në sy!

............................................................

............................................................

............................................................

.........Kam ardhur për ty!







***



Në filxhan kafeja është e nxehtë,

e plotë, e zezë, erëmirë...

...sërish ka një stinë mbi tryezë...

...unë kafenë rrufis...
 
WHISPER:

ke ardhur të më jepesh dëshirash çartur
ethesh e zjarrmish nëpër natë?
shumë e bukur për të qenë e vërtetë
e vërteta ime s’është kurrë kaq e bukur
at’herë veç të jesh dhuratë…

por jo…
nuk mund të jesh dhuratë Krishtlindjesh ti ,
dashuria ime është pagane…
nën puthjen plot afsh bëhesh hark
triumf tingujsh që s’paskan ikur pakthim
notë e munguar në pentagrame
dëborë stradivarësh nga sytë e tu
mbi paganinët e dehur të shpirtit tim…

eja…dëshmomë drithërimin
prushin që të ndez gjinjtë
dhe sytë t’i fik…
turbullomë si dikur
flakëromi epshet
tregomë netëve të tua
se edhe djersa si parfum
digjet e merr flakë
gishtërinjtë -gjarpërinj magjikë
viseve të mi t’humbasin udhën
dhe bëmë të të shoh në sy
e të të pëshpëris
“Paske ardhur vërtet për mua!”
 
Bluemoon:

Për një natë...
...për një mëngjes...
...për pafundësinë që pres...
...s'jam dhurata jote e ti s'e di
që dhurata ime s'je ti.
Kam ardhur për ty
e të dy do të paguajmë
çmimet tona më pas
si gjithmonë...
...por do të të dua
si kurrë më parë...
...paganinë thua,
stradivarë...
...art!...
...është më shumë gjallimi
që dua
e dua të të fal...
...ka dhëmbë e thonj,
është frymënxjerrë...
...s'kish bishë më parë
e gjë s'ke ndjerë...
...nuk kam harruar gjë,
më shumë kam shtuar,
ashtu siç shtohet uji
nga shiu i papushuar...
...ashtu siç shtohet etja
në shkretëtirë...
...çartur,
çartur...
e the shumë mirë...
...po është më shumë...
..........................................
..........ja.............................
.................po përlotem...
është ujë i përgjithshëm,
është kripë pa dhimbë:
...po të marr erë...
.........prapë............
...edhe njëherë...
 
Whisper:

të ftohtë
të pazakontë si emra finlandezë
janë çastet kur ti je larg
e unë pres…

por tash ti je këtu
për një natë të vetme
në këtë dhomë me një shtrat
si të vetmen orendi
përveç një çajniku mbi zjarr
e unë…
e ti….
mes një pylli që akoma s’e shohim
larg njerëzve që nuk guxuan të na njohin
larg qyteteve që na neverisin…
………………………………………………
erdhe
dhe nuk di ç’të të zhvesh më parë
trupin a shpirtin…

diçka është ndryshe te ty
ajo çka të solli këtu…
por lermë më parë të zë dritaret
nuk më duhen
përballë kam sytë e tu…
afromë buzet
gjinjtë
barkun
më puth…
verë bëju dhe më deh
çka kurrë s’ma the
thuaje
dhe pastaj
lermë të lundroj në ty
e të besoj
se Atlantida nuk është fundosur në oqean
por në shpirtin e një gruaje…
 
Bluemoon:

Pezull,
si krye zymbyli...
...poshtë meje shtroje të gjebërta...

Jam jashtë.
...tokë e ngrohtë dhe e ëmbël
ku prehesh i shterruar,
si qielli
shi-shkarkuar...
Kam ftohtë.
...një buzëqeshje
si rreze e ndrojtur dielli,
të varet në buzë...
Më shkrihesh si akull ndër thonj.
...të shtërngoj
pas vetes.
Mbërthehem pas teje

si pas jetës...
 
Whisper:

Pezull ? Akuj? Po pse vallë?
Shkarkuar vërtet janë shirat e mi
e ndoshta edhe unë shterruar
çka shkruajti pranvera me të gjelbërt
lexohet në gjethet e vyshkura
që fshesari t’i fshijë ka harruar…

por unë kurrë s’i rrëzova diejt
as lotët e tu kurrë
ndaj jepma irisin e syve
t’i arnoj nga e para qiejt …
e me avujt e dheut të ngrohtë
një reje le t’i japim udhë…

dhe …eja…
lëri lëndinat
gjethet qe bien...
gjelbrimet
në tempullin tonë të kasolltë
ka një krevat
ku plot ëndrra flenë kujtimet…
eja…zhvishu….
kam mall për rrobat e tua
të hedhura pa kujdes…
kanë mall për shpatullat e tua
muret…
eja... po pres...
puthmë dhe hesht

…………………………………………
më e bukura e të gjitha fjalëve
është ajo që nuk thuhet…
 
Bluemoon:

Themi gjithnjë ato që s'duhen
e heshtim mbi thelbin tonë përherë: :)
rrjedhur si ujëra të nëndheut,
ngrirë si tablo qielli në verë.

Diku në univers për ty duhet të jem krijuar,
që ti të më puthësh si tani,
kështu të më mbash në duar,
veshur kështu që të të rri.
Ne ishim nesër e do të jemi dje...
...po njësoj, orbitash të përtej-jetëshme,
përpirë në hapësirë të pakufishme,
aty ku koha plaket, fishket.
Nga përplasja jonë për çdo epokë,
kozmosin e pushtojnë shkënditë...
...s'e dije vallë se në yje
kthehen gjithnjë dashuritë.
Themi gjithnjë ato që s'duhet
e heshtim mbi thelbin tonë...
...të dua sonte, i dashur, të dua...
...e të kam dashur kështu gjithmonë...
Kështu si dje, ashtu si nesër
...dhe njëmijë vjet do të të dua,
po dhe në mos qofsha unë gjallë

do të të duan yjet për mua...
 
Whisper:

dashuritë vërtet në yje kthehen
hapësirës kaltëroshe
që syri dot s’e mat
në ëndërr lindin
qiejve rriten
premtimesh bekohen
dhe vdesin mbi shtrat…

afrohem pas teje dhe të mbështjell
me frymën e ngrohtë qafën e drithëruar
buzëve që djegin të puth thellë …
këmishën që gjinjtë mbulonte
botës atje tej vishja…ftohtë mos të ketë
e më thellë se puthja shih në sytë e mi
mijëra leonardkohenët
që vdesin dhe rilindin te mua…
dhe pastaj...
e ngrira tabllo e qiellit tënd
re të kaltra mbi mua do pikojë…
…………………………………………………………
flakën do t’ua vë flutrave të tua
ngadalë…lehtë lehtë…
si dikush që s’ka më kohë të harrojë…
 
Back
Top