Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Stina e pestë

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
31,377
Pikët
113
WHISPER:

Hijet e kujtesës askush s’i trazon më,
në vetmi pasqyrash tretemi çdo ditë,
qytetërime antike që nuk vdesin kurrë,
nën blice turistësh krenarisht japin shpirt…

Mbi kalldrëme fjalësh ku edhe mund të rrëzohemi
për të tretën herë udhën drejt teje marr…
të pastrehë gjithnjë më kanë zënë muzgjet
lejlek kujtimesh mbi katedralen pa këmbanë…

U bë shumë kohë që s’jemi takuar, bluemoon,
por tani jam këtu… eja …mos nguro…
çfarë horizontesh të panjohur panë sytë e tu…?
kush ëndrrat t’i trembi nëpër gjumë …më trego…

Kam shumë për të të folur e më shumë për të heshtur…
Shumë për të të treguar e më shumë për të fshehur…

BLUEMOON:

Ne rrenojat ku mbushet me heshtje hapesira
dhe plasaritjet e shekujve thithin ofshama orgazmike,
aty ku veprat e perkryera zbehen para mjegulles se vjeter
e ne idiokraci perkthehen mbetjet e lavdise antike...

...aty jam endur duke marre
force prej guresh te shembur permbi dhé,
ne shpresen se kujtimet e nurit te dikurshem
themelet do hedhin per nje dite te re.

Nje dite krejt ndryshe kur gjithcka qe njohim
te behet nje rrjedhe e pandalshme per te fshire
te gjitha gabimet, te gjitha te fshehtat,
hijet, makthet e gjithe kete erresire...

...kete angushti qe na ka zene prej fyti
e qe s'na le te ecim te qete,
kete dhune pa dhembje ku mpishem e pijshem
gjymtojme shpirtra ne trupa plot jete.

S'do te jem prej tyre qe zemermunduar
ne terr te vet percmojne boten gjithe maraz,
por mik, kam nje etje per driten, rrenqethese,
si beduini qe sillet shkretetires pa oaz.

(Ne ke per te fshehur gjera prej meje,
me the gjithcka qe duhet thene, peshperime...
...syte me permbajne ato qe kam pare
te tjerat ta dish, ne mendje me rrine!)
 
WHISPER:

Vazhdoj të shkruaj si zakonisht vargje në letër
por më pikëllon turma atje tej- kjo pjellë verbërie…
“A i duhen akoma poetët kësaj bote të vjetër
apo shpirti njerëzor është në grevë urie?”

Kurdisur përpikmërisht kjo dynja
si kordat zanore të të zellshmit kasnec
“Hej njerëz nxitoni të blini sa më shpejt
një zemër të markës Roleks!”

Kupidonët pine veç Coca Cola
dhe ekuilibrin fort bukur e ruajnë
Lojë shahu është bërë dashuria:
shumë e dinë, por pak e luajnë…

(Ty mike e shtrenjtë të pyes buzgaz
teksa mureve prushi hije djersin
“Më mirë një shkretëtirë pa oaz
apo një shkretëtirë pa beduinë më mirë?)
 
Ngado qe kthehem degjoj nganje klithme,
e ndiej shfarosjen neurale ne seri,
me rrethon nje kuterbim kerme:
Stina eshte hapur per gjueti.
Zgjohem.
Kuptoj.

Une jam gjahu.
Gjahu je ti.

Korruptuesit mbajne fytyra te bukura
e qeshin embel tek injektojne
helme, toksina, vaksina sterile
qe paqshem a dhunshem te shtremberojne.

Korruptuesit jane terheqes e vijne
me doren e ndihmes, me filozofi lirie
e te ngjisin prangat kyceve pa e ndjere,
lehtas, si t'i rrembenin lodren nje femije.

Korruptuesit therrasin per revolucione
nen ideologji utopike
e utopine e shesin si normale,
dhunen si zgjidhje praktike.

Korruptuesit kerkojne bageti
te shtypur nga frika qe ndjekin ne radhe,
pa dije, pa ndergjegjie, pa mendje, pa shpirt,
automa te bindura e bindje ne mase.

E ndjen kuterbimin rreth nesh, a e ndjen?
I degjon zagaret qe na lehin nga pas?
Rrethi po ngushtohet perdite e me shume,
mes plumbash e di, nje plumb do me vrase.

(Oaze jemi ne jete te gjithe,
edhe oaze, edhe beduine ne shkretetire,
po eshte nje bote qe oazet i shemb
dhe beduinet i shtyp, i mbyt pa meshire)
 
WHISPER:

(Ah… mos më fol për revolucionin…
bastardët e kuq…ideologjinë
bajonetat…spiunët…përndjekjet…
mashtrimin e madh…lugë e florinjtë…

Dikush urdhëroi e makina ushtarake u nis

humbëtire telagjembash… trup e shpirt i mardhur…
pas rini e humbur…nje gjyshe plakë dhe shtëpia
ku një çajnik mbi sobë akoma nxirrte avull…

Në pakt me djallin ferrin na dhuruan
e parajsa jonë fillonte aty ku këputej jeta
nga vdekjet e njëri tjetrit nuk u shuajtëm, por mbijetuam;
e vetmja e keqe që nuk përkeqësohet është vdekja.

Por sot ajo kohë ka ikur përgjithnjë
dhe kolera e kuqe nuk vjen përsëri
edhe pse mes nesh akoma kutërbon
fryma vrastare dhe Njeriu i tyre i Ri…

Gjithnjë kam besuar se qeni që leh nuk kafshon…
që kush i bën gropën shokut bie vetë brënda
por çdo ditë fundosem thellë gropës që miku gërmon
dhe lehja e tij më e keqe se kafshimi qënka…

Nga njerëzit e vegjël nuk shpëtojmë dot
dyerve tona gjithnjë ata do të trokasin
por fundja le t’iu japim mjeranëve diçka
që një ditë të kenë çfarë të humbasin… )
 
E drejte per revolucionin e kuq,
megjithese revolucionet kane shume ngjyra.
Nder revolucione brezat vyshken
e prijesit kane gjithnje te njejtat fytyra.

Jo s'u shpetojme njerezve te vegjel,

e ndoshta te vegjel jemi dhe vete.
Me semur vogelsia e panatyrshme qe kemi nganjehere,
kur mes idesh te medha zihemi si peshk ne rrjete.

Jemi qenie qe besojme fare lehte
tek ajo cka serviret si haje e mire,
e zbrazim pjaten me corbe shpejt e shpejt
ta vjellim pastaj ne shekujt qe do te vijne.

Jemi po keta njerez te rinj e te vjeter
te gjithe me nje ideal e nje mision:
rob ne uniforme njeriu i vjeter,
rob njeriu i ri ne revolucion!

(Ti i ve kufinj te prere botes
e copat e prera jane paprere ne konflikt...
...por ketu ndihem far, nje cope me terrin,
qe feks ndonjehere nga nje drite...)
 
WHISPER:

Por le të mos e “revolucionarizojmë” dialogun, e dashur,
ka akoma gjëra të bukura e jona natë…
(revolucionet dhe stuhite e sotme ndodhin në gotë
e në ndonjë rast fatlum edhe mbi shtrat …)

Ndaj pranë avitmu dhe më thuaj ç’është

ajo që femrën e bën të mbetet femër...
Zjarri që digjet a le pas gjithnjë hi?
Gjërave që pe në jetë a u vure dot një emër?

Pse shpesh urrejmë atë që dashurojmë?
A është më lule ajo çka bleta lë pas?
A kanë jetuar shumë ata që më gjatë rrojnë?
A mbetet i gjallë mendimi kur mendjen gjithnjë e vras?

(Kërkojmë me ngulm të përkryerën ( aty ku nuk është?)
Dhe çdo ditë imazhi në pasqyrë përkeqësohet…
e thyejmë, e zëvëndësojmë, e rithyejmë me vrull të ri
dhe pas mijëra vjet përvoje, njeriu përsëri pendohet…)
 
Me fal...
...kam mbledhur dite edhe pika
e ne ditet e mia flete te bardha
e asnje shkronje...

Me fal...

S'te fala dot per shume kohe,
filozofine tende "let it be"
qe ma shpalos mua
ti, pikerisht ti...

Me fal...
Me mbeti ne gryke
dashuria, dehja dhe vera...
...besoj se ndodh keshtu kur thyhet zemra...

Me fal...
...se s'di te shkoj pergjithmone
e kthehem tek ti cdo here,
ne mendjen tende te gjelbert,
ne stinen tende te peste...
 
WHISPER:

E lënduar më dukesh, mikja ime,
e ndoshta jo pa shkak…kushedi…
në fletët e bardha të ditëve të tua
si dëborë rrëzohet një “let it be”…

Zemërthyer? Përse vallë?

Të shkosh përgjithmonë? Po për ku?
Cilës vjeshtë do ia falësh gjethet
e kësaj pemës që kemi mbjellur këtu?

“Më fal”, përse më thua, e gjelbërta ime,
teksa rrënjët e tua të miat shtrëngojnë?
S’e dije që vjeshtat e stinës së pestë
veç gjethe të gjelbërta përdhe rrëzojnë?

Dhe bëhet rrënjë çfarë nuk mbetet dot gjethe
dhe rrënja gjethe çel përsëri,
ndaj të shkosh përgjithmonë ti nuk mundesh
e nuk mundem as unë…ti e di…
 
Gjethet e kesaj peme nuk falen ndonjehere
e kjo eshte e gjitha vec pema jone...
...per nje cast desha te kishte shume lloje frutash,
po stina e peste nje frut ka gjithmone...

Ti e di se une jam si era

i perfshij te gjitha... dhe veten nganjehere,
ne pirgje te medhenj ngaterrohen sendet
e shpesh as veten time s'e gjej.

E keshtu dashuria jone permblidhet
ne nje shtellunge te vetme, unike, ndjesish...
...qe ti, me te drejte, i ndan prej njera-tjetres,
i shperdredh, i shperben e i shprish.

Ne rremujen time ti je rregulli i plote
e ne rregull te plote ti je kaosi im...
...nje bote me ty mua me mban ngrohte,
vec acari yt nganjehere me ngrin.

Nuk e di pse ka rene debore...
...ne mes te veres here te tjera ka ndodhur kushedi...
Ne diten qe shkove vese qielli sterpiku,
............ qe mbi dhe u zbardh edhe u ngri!"

:)
 
Whisper

...Ja ku jemi prape, e vecanta ime,
nen nje qiell te ri ku mungonin fluturimet
ajo qe t'u duk si vese, ishte i ngrohti i veres shi
qe na lagu gjumin...ujiti enderrimet...

Ne bregun tone ka mbire bari aty ketu...
jemi perseri kaq larg, por jo te harruar...
dy endacake te panjohur le te endemi reres se re
pa prishur gjurmet e dashnoreve te veres se shkuar..
 
Bluemoon:

Te paprishura jane gjurmet
ngulur thelle ne dhe'...
... shkelem shpesh mbi to e ndonjehere,
ato shkelen mbi ne...

Dashurite i terheqim nga duart,
ua perdredhim kryet une e ti,
pa e ndjere se jane te gjitha copeza
te se njejtes dashuri.

E nese do te jemi serish te panjohur
po deshe, si ne jete paralele le te njihemi prape
prape le te duhemi, le te digjemi
le te vdesim perseri bashke...

Por...sa s'prishen gjurmet asnjehere
e jeta si shkon neper rrathe perseritjesh!
Ikjet i mbledhim, koleksionojme kujtime...
...stina e peste zvjerdhet e dridhet..
 
Whisper:

Ty do te te rinjihja e dashuroja edhe ne mungese
Paralele a te kithta jetet, nuk ka rendesi per mua
edhe sikur te vdisja nje mije here
perseri do te merrja fryme me mushkerite e tua…

Por mos ia ki friken eres a stuhise...ti e di…
ato nuk me rrezojne edhe pse me turbullojne lehte…
vec kur si gjethe nga pema jote do me shkundesh ti
atehere po… do te vdese stina jone e peste…
 
Me deh deliri yt i gjithehershem,
ajo ethe ne sistemin tend neural,
kur sapo ke ardhur, gjithshka t'eshte rikthyer
e deshira ta pin frymen ngadale.

I shket gishterinjte permbi kupen time
e lengun e kuq turbullon me fryme,
me flet per njemije jetet ku do te me njihje,
per njemije e nje vitet qe te mbajne tek une.

I mbledh te gjitha, ku jane, ne cdo stine
e shperthime lulesh me derdh nder kembe,
me yje syte prej toke, m'i stolis,
rreze te arta me fsheh ne pellembe.

.................................................................

E une ndiej nen to zjarrmine tende
prane kur je, a enkas kur me rri larg...
...me djerse e fergellima trazohet padurimi:
po jam une Artemide e ti sot je vec gjah.

................................................................

M'i ndez instinktet kjo tortura jote, ta dish
dhe shembja e menjehershme qe ndodh te nje burre,
qe ndryshe nga gruaja, dashuron me trup
e me flake percellonjese permbi lekure.

.............................................................

Une ngahere do te t'i falja te gjitha,
por sot deshiroj te te shoh te dritherohesh,
me shtratin kaq prane, me perrallen ngjitur,
ne lufte me veten, ne gjunje te pergjerohesh.

;)
(Pritja gjithmone ta ndryshon cmimin,
diku behet me shtrenjte e diku me lire,
ndaj vuaje sonte vuajtjen time konstante,
kur ne vendin tend boshllek kam pire!)
 
WHISPER:

Me boshllek te me dehesh nuk te vjen keq?
Kerkon te me torturosh...te me besh te vuaj?
Ne zjarrmine tende te djegesh mekatarin?
Dritherues epshi im ne zinxhire te huaj?

Nese qenka e thene te behem gjahu
i pasioneve te mosperfillura…te shkreta…
me mire kaproll ndergjegjevrare para teje
se sa lozonjar sorkadhesh mendjelehta……

Por ashtu te perunjur kurre nuk do me deshe…
Dikur shpirtin tim rebel a nuk dashurove ti?
Nese si Artemide gjahun tend do me beje …
si Diane* preja ime do beheshe perseri…

Do putheshim shume...oh…aq shume…
per hir te takimeve dhe te ndarjeve…
dhe qe larg teje kurre te mos mberdhija
shpirtin tend per lekure do ma falje…

(dhe mos me lere si shtepi pa prag
e kurre mos mendo keq per mua...
sa here qe te duket se enkas te rri larg
aq here me shume ta ndjesh qe te dua...)

:)

(* Diana eshte varianti romak i Artemides greke)
 
Sigurisht fjalet e kane hisen e vet!
Ne shpirt gjurmet i lene gjithehere...
...ashtu si valezat e buta qe bregun
e hane pak nga pak e pa u ndjere...

Mirepo s'te dua kaproll e as ndergjegjevrare...
...e bukur eshte dashuria, po jo cdo cmim do paguaj...
besome, s'e kisha thene kurre me pare...
...ndoshta jam rritur, pjekur...frikesuar?

Ndoshta thjesht s'ma mban xhepi,
kur koha me rrjedh nder duar
e ne cep te buzeve qe ti puthje
nje rrudhe e holle eshte shtuar.

...

Nuk mendoj keq dashuri po s'jam me flutur
e krahet kam kohe qe s'i kam shtrire,
pluhurin e tyre gishterinjte e tu
e kane fshire...

(Shpirtin te ta jepja ty?
Sa keq qe s'e ke vene re me pare...
... e ke pasur gjithmone me vete.
Ndoshta eshte koha ta marr.)
 
WHISPER:

Te rritesh do te thote te mos kesh frike
nga gjithshka qe me fale mua
Valle fryma qe dje te perndizte gjirin
eshte avulli qe vesh sot dritaret e tua?

Nuk do paguash cdo cmim per dashurine?
Po kush dashuroi dhe s’e beri?
Apo ndofta nuk ka qene dashuri
ajo qe zjarret e mia vodhi?

Ajo vije ne cep te buzes tende
eshte gjurma ime…por jo rrudhe…
eshte udheza…monopati yne i fshehte
qe neteve te sjell prape te une…

Ti kurre s’ke qene flutura ime,
ndonese gjithnje kam qene per ty zjarr…
te tjera ishin ato qe percelloheshin…
te tjera ato qe pluhurin u kam marre…

Te marresh pas shpirtin qe me dhe?

Pa shpirtin tend, trupin do te ta ngrija…
te me falje ngasherimin, s’do te kishe me lote…
te perjetshem te me beje, pa çastin do te te lija…
ne saharate e te tjereve do kishe gjithnje ftohte...

( Dhe cka harrove sa ishim bashke
ta meson ndarja neser ne vetmi:
“nese nje here shpirtin tend diku e fale,
ta marresh pas nuk mundesh kurrsesi…” )
 
Deshiron te behesh gjykates i dashurise
dhe te me vesh ne turre te druve porsi shtrigat?
"Ajo desh, po zjarri i saj s'qe zjarr!
Prushi ne fytyre ia fshihte te gjithe te ligat!"

Une kurre s'kam qene flutura jote,
e kjo mosqenie me ka pickuar
porsi nje gjarper qe zvarritet,
mbi trup te bardhe, bute e lemuar...

...e nuk e ndjeva neper delir
derisa gjaku m'u prish, ndaj kam kulluar
nje leng te trashe edhe te zi,
nje uje te llurbet e te helmuar.

Deshiron tani te gjykosh dashurine
e shtrige te duket e shkuara magjistrice?
"Ajo desh, po zjarri i saj s'qe zjarr!
Kish qene Sahare!Kish qene zbatice!"

(Kam dashur vec te te perkas
e nje cope e jotja s'me ka mjaftuar.
Ne frone me ke ngritur e me ke bere perendeshe...
... Olimpesh pastaj, me ke harruar!

Une te kam ndjere te dallgezuar qe ne fillim,
por breg te nje vale te desha me cdo kusht.
S'ka faj ne te, e kam thene dhe me pare
e pergjegjesia prehet vec tek une.

Kam dashur vec te te perkas,
kam dashur vec te te kem e te te dua...
Po si petka i ke veshur gjithmone grate!
...
Patjeter...
...e di...
...jo mua...)
 
**********************
Whisper:

("Gjykatës, turra drush, shtrigat,

lëng i zi, ujë i llurbët i helmuar,

gjarpërinj, magjistrica, të ligat",

Këto la pas dashuria e harruar?)

Sa herë bregu im i ashpër të shfaqej,

bëhej dallgë çka ishte valë...

(që s'ishe flutur këtë e di...)

por ishe shkumë apo pulëbardhë

këtë s'e di as tani...

Për hir të një dallge të re, bregu im

kurrë valët e dikurshme s'mund t'i harrojë...

kush i vë kushte dashurisë sot,

nesër një kornizë do të dashurojë...

...dhe "të përkasësh" ç'do të thotë ti s'e di...

të kesh dikë sigurisht e ke shumë të lehtë,

por veç udhëkryqet e jetës ta mësojnë si tani

ndryshimin mes "të kesh" dhe "të përket"...

kur të dashurosh tërë ikjeardhjet e mia...

kur derën e kafazit të ma hapësh vetë...

kur të më duash edhe kur nuk jam i yti...

veç atëherë do me kesh tëndin përjetë...

............................................

ps. (unë për besnikëri nuk jam shquar kurrë,

por nga dashuria të largohem s'e kam të lehtë,

dhe sa për gratë e tjera që " i vesha si petka"

ta dish që janë zhveshur gjithnjë vetë...)
 
Ti per besnikeri nuk je shquar kurre

e une s'kam dashur te te mbyll ne kafaze,

petkat gjithnje te jane zhveshur nga trupi

se tretesh nganjehere aq sa s'kane ku te mbahen.

Dashurine nuk e dua ne korniza,

por ne po jetojme ne nje tablo...

...kufinjte me te medhenj i shtrenjti mik

jane lirite pa to...

...Me beso, per te qene krejt e jotja

mendova se u zhvesha nga te gjitha,

hidherimen ne gjuhe per ikje-ardhjet e tua,

me ikje-ardhjet e mia desha ta ndiqja.

E keshtu nje skeme te re shpikem te dy,

ku shnjerezuar rikrijohej natyra jone,

ne te panatyrshmen ikje-ardhje qe nje dashuri,

nje pasion, nje zjarr si ky, s'e lejon.

E nese s'te ka vrare po aq sa dhe mua,

atehere nuk ka si te jete dashuri...

...ndonese njerezit shpesh me kete emer quajne,

c'u del perpara...se s'kane njohur me mire...

Je i lenduar tani e ne ate lloj perdredhjeje

dyshon tek une e tek ajo qe ke pare...

...po ne prag te dashurise duhet te hyjme lakuriq,

pa ego, si skllever e sakaq...

...rober te njeri - tjetrit e fitojme lirine,

ate te ploten qe rrezellen porsi lot.

Ai fatlum qe larteson dashurine,

e di se vetem dashuria te cliron...

(Kam dale krejtesisht nga kornizat e kam hyre

thelle, deri ne instinkt kam rremuar ne vete...

...filozofite gjysmake gjithmone jane te demshme

e cka s'eshte e plote eshte gjithnje vdekje...)
 
Whisper:

Dashuria e plotë të cliron nga vetvetja

kur në krahë të tjetrit bindur të lëshon...

por clirimi nuk është liri

kur të bën të lirë

vetëm për aq sa tjetri ta lejon...

Liria ime është ndryshe...

ndryshe nga sa ta kanë treguar...

nuk është padronja, por skllavja ime...

e vetmja që kurrë s'e kam tregtuar...

Ti dëshiron të më mbash pranë

se kështu ndjehesh e plotësuar,

por më fisnikja e të gjitha dashurive

është kur dashuron pa dëshiruar...

(Ti je shpirt i lirë,

por në trup të prangosur

mes asaj që je dhe cka doje të ishe...

Pse isha rebel dikur me dashurove

e sot rebelin do doje ndryshe të ishte...)
 
Back
Top