Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Po celulari ka lidhje interneti.
Pas njefare kohe nqs autobuzi dridhet Mund t t vij marrje mendesh ose t t japi dhimbje koke.
Ne fakt Zirko.. ai eshte momenti me i duhur pasi 1-ne atobuz ska wireles, dhe kam 2 opsjone ose te shoh nga dritarja ose te shoh njerezit qe hipin e zbrisin nga autobuzi, Lol.. Keshtu qe me mire ate 15 minutsh e kaloj me liber... Provoje e do me besosh
... (nqs gjen karrige te ulesh sigurisht, se ne kemb s'mundesh
)
Uriah Heep edhe sot më kujtohet edhe pse ka kohë që kam lexuar David Copperfield-in.
Plako ti e ke mendjen me e nxjerr 10 ate edukaten shoqerore/seksuale me sa po shof.![]()
Zirco, cfare ka nuhatur kaq seksuale, ajo hunda jote e ndieshme ne ato, qe kam treguar.
Ti mire, qe nuk paske lexuar Markes, se do ishe skandalizuar fare.
Jemi ne nje teme librash dhe 80% e tyre, ne mos e kane teme kryesore dashurine, kane ne brendesi te tyre erotizmin.
Ato të fushës sime u dhashë që sot një pauzë për nja 2-3 muaj (shpresoj ta mbaj fjalënJam ne medyshje..te lexoj per qejf apo libra te fushes sime.

Ato të fushës sime u dhashë që sot një pauzë për nja 2-3 muaj (shpresoj ta mbaj fjalën) dhe tani do rifilloj sërish të lexoj për qejfin tim për të çlodhur trurin, mgjs as me këto s'e lë veten të qetë, se filloj të bluaj se ç'ka dashur të thotë autori.
Meqë përmendi peshkaqeni Markezin, e ndjej veten të lirë të shpreh gjithë antipatinë time për Markezin dhe gjithë shkrimtarët latinë, që ngjan si një letërsi perversësh.
Tregimet/novelat/romanet që kanë si bërthamë të trajtimit një lloj dashurie sublime mes dy të rinjve, kur i lexojmë sidomos në moshë të re, arrijnë të na ngelin thellë në mendje duke shënjuar madje një lloj modeli mbi atë lloj dashurie/lidhje që do donim ta përjetonim edhe ne një ditë. Prandaj, fiksohemi nganjëherë duke arritur edhe ta idealizojmë atë, duke e kërkuar vazhdimisht sipas asaj që na është rrënjosur në mendje që me kohë.
Më pëlqen kjo mënyra sesi e përcolleDjali mendonte se duhet te ndaheshin me vajzen, pas gjymtimit te tij ne lufte, sepse e shikonte veten si nje barre ne jeten e vajzes. Dhe mendonte se duke u larguar perfundimisht prej saj(nga jeta e vajzes) do ti krijonte asaj mundesin e krijimit te nje jete tjeter. Pra te ndertonte nje enderr te re, sepse sipas gjykimit te tij enderra eshte enderr dhe duhet perjetuar, nuk kane rendesi personazhet.
Kurse vajza mendonte se e kishte investuar ne kete enderr gjithe energjin qe kishte ne shpirtin e saj dhe tashme ndihej e ezauruar dhe nuk kishte cfare mund ti jepte me, nje lidhjeje tjeter. Pra zgjuarsia e autorit ketu qendron se ishte futur thelle ne boten e te dy personazheve dhe gjinive qe ata perfaqesonin. Ka nje zgjedhje elekuente te menyres se mendimit qe ka sejcila gjini mbi jeten dhe si e koncepton dhe kush jane prioritetet e sejciles prej gjinive ne jete.
AhaDhe prandaj keto lloj librash lexohen ne moshe te re. Me pas bie interesi per to.
Gjitheshka shkon me moshe. Ndryshojne prioritetet, interesat dhe shija. Une qe nga vitet e fundit te shkolles se mesme, nuk kam lexuar me romane. Ateher na imponoheshin edhe nga shkolla. Me pas fillova te krijoja nje interes per librat biografik. Edhe sot, po te me bjere ne dore ndonje liber interesant i tille e lexoj, megjithese nuk kam shume kohe te lire ne dispozicion. Sot me shume me pelqen te lexoj libra, qe japin njohuri praktike. Pra ata qe dikur i urrenim.
As mua, madje s'më ka pëlqyer kurrë. As për të marrë mundimin të provoj të krijoj një të tillë, s'e kam marrë; sepse, vërtetë që më është dukur diçka e çastit, thjesht një mënyrë për të shprehur një gëzim në formë dedikimi apo një hidhërim për të lehtësuar veten. Ngjajnë si me premtime të pambajtura as vetes… ose ngaqë s'jam unë tip romantik dhe po paragjykoj. Megjithatë, Bodlëri më është dukur disi ndryshe në stil, mbase ngaqë "thesari im" është e vetmja poezi që pëlqej. Një duhej të ishteNuk me pelqen poezia. Me duken si renkime shpirterore. Nje dhimbje apo ngazellim momenti.