Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Po celulari ka lidhje interneti. :p
Pas njefare kohe nqs autobuzi dridhet Mund t t vij marrje mendesh ose t t japi dhimbje koke.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Po celulari ka lidhje interneti. :p
Pas njefare kohe nqs autobuzi dridhet Mund t t vij marrje mendesh ose t t japi dhimbje koke.

Po une se bej ofertin e internetit pasi ne pune wireless dhe shpi wireles, pse te harxhoj lek kot :p...leqe cte bej ne cel? te loz me lojra?

Po nqs mesohesh nuk te merren mendt jo.. Po kur shkon psh ne udhetime te gjata nuk lexon asiher ti? :p
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Ncuq..futem ne diet majmerie :p
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Ne fakt Zirko.. ai eshte momenti me i duhur pasi 1-ne atobuz ska wireles, dhe kam 2 opsjone ose te shoh nga dritarja ose te shoh njerezit qe hipin e zbrisin nga autobuzi, Lol.. Keshtu qe me mire ate 15 minutsh e kaloj me liber :)... Provoje e do me besosh :p... (nqs gjen karrige te ulesh sigurisht, se ne kemb s'mundesh :D)

Ne al ka shum opsione.

0.fb dhe oferten mujore dhe nqs ke lek borxh :D
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Uriah Heep edhe sot më kujtohet edhe pse ka kohë që kam lexuar David Copperfield-in.

E si mund të harrohet personazhi i Uriah Heep! :) edhe po të duash ta harrosh, realiteti i përditshëm, ta kujton me shembuj të gjallë që janë si klone të tij.
A nuk hasim çdo ditë njerëz të tillë si ai, që vetëm e vetëm të arrijnë atë që duan, kanë durimin e pasosur të sillen me një përulësi të shtirur e të neveritshme, (përzier me tipare servilizmi alla-Çiçikov të "Frymë të vdekura" nga N.Gogol) që me të arritur atë që duan, kthehen në "zotërinj të rëndë", ku, përveç kafshimit të dorës atij që i ka ushqyer, nuk ngopen derisa ta kenë rrënuar atë. A nuk ndeshim çdo ditë njerëz si Uriap Heep, që mendojnë se me dredhi mund të arrijnë t'ia rrëmbejnë një ditë fisnikërinë tjetrit, duke harruar që fisnikëria është diçka që të lind në shpirt, dhe jo thjesht një status në "shoqërinë e pasur"?!

Personazhe si ky dhe, si Çiçikovi, Barkilfredo e Tenardie, i lexojmë njëherë në libra dhe i takojmë çdo ditë në jetë...


P.S. - Zirco, e mbarove së lexuari edhe vëllimin tjetër të Stendalit, meqë e kishe në lexim e sipër?
Pyes, ngaqë të shoh kaq të frymëzuar tek bën turli temën, si mistrec i pandreqshëm.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

E kam lexuar gjere te pjesa e pare. Po se fillova edhe pse e bleva librin.
Mbarova nje nate ne Lisbon e tani jam duke lexuar Anne of Green Gables.
Jam ne medyshje..te lexoj per qejf apo libra te fushes sime. :p

Ps : une per te ndershem e njof veten :p
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Plako ti e ke mendjen me e nxjerr 10 ate edukaten shoqerore/seksuale me sa po shof. :p

Zirco, cfare ka nuhatur kaq seksuale, ajo hunda jote e ndieshme ne ato, qe kam treguar.
Ti mire, qe nuk paske lexuar Markes, se do ishe skandalizuar fare.
Jemi ne nje teme librash dhe 80% e tyre, ne mos e kane teme kryesore dashurine, kane ne brendesi te tyre erotizmin.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Zirco, cfare ka nuhatur kaq seksuale, ajo hunda jote e ndieshme ne ato, qe kam treguar.
Ti mire, qe nuk paske lexuar Markes, se do ishe skandalizuar fare.
Jemi ne nje teme librash dhe 80% e tyre, ne mos e kane teme kryesore dashurine, kane ne brendesi te tyre erotizmin.

Skam faj..o me ka vajt mendja me u fejuar.. :p
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Jam tue lexue ,"Vdekja me vjen prej syve te tille" nga R.Q.
Vende-vende ka pjese monotone,por ne pergjithesi eshte proze interesante.
R.Qosja ka mujte me qene prozator i mire.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Jam ne medyshje..te lexoj per qejf apo libra te fushes sime.
Ato të fushës sime u dhashë që sot një pauzë për nja 2-3 muaj (shpresoj ta mbaj fjalën :D) dhe tani do rifilloj sërish të lexoj për qejfin tim për të çlodhur trurin, mgjs as me këto s'e lë veten të qetë, se filloj të bluaj se ç'ka dashur të thotë autori. :D

Meqë përmendi peshkaqeni Markezin, e ndjej veten të lirë të shpreh gjithë antipatinë time për Markezin dhe gjithë shkrimtarët latinë, që ngjan si një letërsi perversësh.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Me kujtove kohet kur ikja edhe une me canta ne shkolle. Shoku im i ngusht filloji 100 vjet ne vetmi. Me zor sa e shtyu deri sa e mbaroi -qesh-
Po ato librat e mi..minimumi 300 faqe mesatarja +1000 e disa arrijne 4000 qe sja kam iden se ca shkruajne atje.

Personalisht se kam lexuar markezin
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Është tipke e latinëve, që edhe frymëzimin për krijime letrare e marrin nga beli e poshtë. Kështuqë, nuk ke humbur gjë.

Sa për librat e fushës, sa më me vëllim të jenë, aq më mirë është sepse janë më të sqaruara, e rrjedhimisht me të zhvilluara sa i përket anës studimore të një tjetër niveli, ndërthurur me raste praktike. Këtë linjë ndjek edhe unë për ato të mitë kur dua t'i përzgjedh, sepse, jam mësuar ta ndaj fijën e flokut më katër pjesë unë :D
Merre veten me të mirë praaaaaa...
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Ka aq shume teori e njohuri sa ca lexon sot e harron pas dy javesh. :((
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Hallakatja në shumë tema forumi kur je në një fushë si ajo e jotja, që, është gjithë kohës në zhvillim, nuk të ndihmon në forcimin e kujtesës dhe përqëndrimin :)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Ato të fushës sime u dhashë që sot një pauzë për nja 2-3 muaj (shpresoj ta mbaj fjalën :D) dhe tani do rifilloj sërish të lexoj për qejfin tim për të çlodhur trurin, mgjs as me këto s'e lë veten të qetë, se filloj të bluaj se ç'ka dashur të thotë autori. :D

Meqë përmendi peshkaqeni Markezin, e ndjej veten të lirë të shpreh gjithë antipatinë time për Markezin dhe gjithë shkrimtarët latinë, që ngjan si një letërsi perversësh.

Dakord me ty Fleur.
Edhe mua me duken disi vulgar ne erotiken e tyre disa latin.
Mirpo ka shkrimtar latin, qe i shkruajn shume embel dashurise. Ndoshta kaq embel e me stil, sa te bejne te humbasesh kordinatat e ndiesis se asaj qe lexon, me ate qe percepton. Gjithashtu kane tema te larmishme ne shkrimet e tyre. Mua personalisht me ka pelqyer nje liber me tregime, por nuk me kujtohet autori, se isha i vogel kur i kam lexuar dhe nuk i vija shume rendesi autoreve. Vecanrisht dy tregime ne forme novelash, qe kane qene nga me te bukurit qe kam lexuar, si nga permbajtja ashtu edhe nga stili i tregimit.

I pari i kushtohej dashurise midis dy te rinjeve.
Dhe meqenese ngjarja merrte jete ne ameriken latine pergjat shekullit XIX, sigurisht qe dashuria e tyre nuk mund te lindte tjeter kund pervec ne oborrin e kishes, ku vinin per tu lutur e falur pergjat te djelave. Nejse u dashuruan dhe ky djali me pas shkon ushtar. Vajzes me von i vjen nje leter prej tij ku i thot se ishte plagosur rende dhe priste te prezantohej me vdekjen. Me pas vajzes i vjen dhe konferma zyrtare me nje telegram ngushellimi qe djali kishte vdekur.
Kalojne vite. Vajza vendos te mos martohet, por ti qendroj besnike endrres se saj te vetme, dashurise se saj te thare. Dita e jetes se saj kalonte me nxitim, por ndalej e pushonte vetem ne tre caste. Kur ajo shkonte ne kishe per te ndezur qiririn e vaktit. Pra ne mengjes, ne dreke dhe ne dark. Dhe ishte pikerisht ne nje nga ato darkat e vona, kur kishte shkuar per te ndezur qiririn me cilin i uronte naten e mire te dashurit te saj ne qiell, kur merr jete skena me mallengjyese qe une kam lexuar ndonjehere.
Une ndoshta jam teper siperfaqesor per ta treguar ashtu sic e kam lexuar, se nuk me kujtohen mire hollesit, por do mundohem ta tregoj ne vija kryesore.
Kohet e fundit sa here shkonte te ndizte qiririn mbremjeve te vona, vajza vinte re gjithmon nje endacak te veshur keq, qe rrinte prane portes se kishes. Me kujtohet qe pershkruhej nje nate me vetetima e bubullima. Pasi kishte ndezur qiririn dhe po kthehej ne shtepi, vajza ve re prane portes perseri te njejtin endacak. Vendos ta pyes se cfare bene aty dhe kush eshte halli i tij. Endacaku nuk e ngre koken dhe nuk reagon ndaj pyetjeve te saj. Vajza per te krijuar atmosfere besimi, qe endacaku te hapte zemren dhe te tregonte se cfare kishte brenda saj(zemres se tij) nisi ti tregonte e para historin e saj. Erdhi casti kur ajo nxori nga gjiri letren e fundit te shkruar nga dora e enderres se saj dhe ia tregoi endacakut, si per te vertetuar, qe endrra e saj vertet dikur ka jetuar. E leshoi letren ne duart e endacakut dhe insistoi qe ai ta lexonte me ze. Dhe endacaku nisi ta lexonte.
Ndersa endacaku lexonte, nje rreke ere arriti deri tek qiriri, qe ajo mbante ndezur ne dore dhe e shuan ate. Imagjinoni nje herresire te plote. Nuk kishte as yje as hene, se qielli ishte me re dhe katrani i zi i nates cdo objekt kishte zene. Ndersa endacaku vazhdonte te lexonte pa nderprere letren qe i kishte dhene. Vajza u habit, si mund te lexonte ai ne ate herresir te thelle... Me duart qe i dridheshin ndezi perseri qiririn dhe drita perseri beri vend ne ate kend te herret. Ndersa endacaku vazhdonte te lexonte, sikur asgje nuk kishte ndodhur. Vajza u ul ne bisht, qe te shihte fytyren e endacakut, i cili gjate gjithe kohes e kishte mbajtur koken ulur. Fytyra e tij, nuk po i thoshte asgje. Nje fytyre e lodhur dhe e dermuar nga vuajtjet e jetes. Por ajo qe i beri pershtypje, ishte se ai i kishte syte mbyllur. Si mund te lexonte ai letren e saj me syte mbyllur dhe pa asnje gabim?! Pastaj vuri re qe dy pika te lengeshme rodhen prej syve te tij dhe lagen fytyren e rreshket. Kush ishte ky njeri i vuajtur, qe dinte permendesh ate qe ishte shkruar ne letren qe i dha fund endrres se saj?!

Eshte mire, qe te gjeni librin dhe te lexoni vete perfundimin e ngjarjes. Nese ndonjeri e ka lexuar dhe i di titullin eshte i lutur te na e tregoj, sepse eshte nga librat, qe kam deshire ta lexoj perseri.

Kurse tregimi i dyte flet per nje ndeshje futbolli.
Tregon se si nje portier i pa degjuar dhe ne fund te karrieres se tij ne nje qytet te humbur, u be heroi i atij qyteti duke pritur nje penallti. Ky tregim ka nje stil argetues dhe teper te lezeteshem. Por pertoj ta shkruaj ate qe me kujtohet prej tij.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

peshkaqen, së parim të falemnderoj për shkrimin më lart. Këto dy novelat që përmendët, nuk i kam lexuar dhe, me thënë të drejtën nuk e kam idenë se cili shkrimtar amerikano-latin, mund t'i ketë shkruar; mbase nisur edhe nga mospëlqimi kryesisht që kam ndaj tyre.
Novela e parë që e përshkrove, ngjan shumë prekëse... dhe e çon fantazinë time të nistuar nga leximi i përshkrimit që i bëre, tek idea se endacaku mund të jetë vetë djali që e ka dashur atë dhe e kanë shpallur si të vdekur, kur në fakt e vërteta mund të jetë ndryshe. E, tek eci më tej më fantazinë e lexuesit që ngacmohet nga ngjarja e rrëfyer, për të parashikuar vazhdimin, këtë endacakun madje po e përfytyroj edhe të verbër.
Ehhh... magjia e leximit, të cyt fantazinë në rrugë nga më të ndryshmet :)

Tregimet/novelat/romanet që kanë si bërthamë të trajtimit një lloj dashurie sublime mes dy të rinjve, kur i lexojmë sidomos në moshë të re, arrijnë të na ngelin thellë në mendje duke shënjuar madje një lloj modeli mbi atë lloj dashurie/lidhje që do donim ta përjetonim edhe ne një ditë. Prandaj, fiksohemi nganjëherë duke arritur edhe ta idealizojmë atë, duke e kërkuar vazhdimisht sipas asaj që na është rrënjosur në mendje që me kohë.

Sa për atë tregimin me ndeshje futbolli, më kujtoi një libër fëmijërie që, kam lexuar në atë fazë të jetës sime "Djemtë e Jugut, Klubi i Futbollit", por s'ma merr mendja që është i njëjti. Ka qenë një libër që më ka bërë shumë edhe të qeshi, sidomos me ca nofka që kishin vetë çunakët. Sidomos ai "kuatrahosi" kishte ca bëma... :D
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Pershendetje Fleur!
Faleminderit per vemendjen.

Ne fakt endacaku nuk ishte i verber. Nuk dua tia prish magjine ketij rrefime duke i mbivendosur fjaleve te autorit ato te miat, sepse koha e larget, qe une e kam lexuar dhe menyra e atehershme ne konceptimin e gjerave doemos do te ishin larg si ne forme, si ne permbajtje me ate te autorit. Prandaj iu permbajta me shume fakteve epike(tregimore), se sa lirikes(ndjenjes) te cilen nuk jam ne gjendje ta percjell ashtu si autori dhe keshtu qe do ta shemtoja tregimin. Qe aty ku e kam nderprere tregimin gjitheshka eshte lirike.
Por meqenese, e solli muabeti mund te them disa gjera se si e konceptoj sot ate qe kam lexuar atehere.
Djali mendonte se duhet te ndaheshin me vajzen, pas gjymtimit te tij ne lufte, sepse e shikonte veten si nje barre ne jeten e vajzes. Dhe mendonte se duke u larguar perfundimisht prej saj(nga jeta e vajzes) do ti krijonte asaj mundesin e krijimit te nje jete tjeter. Pra te ndertonte nje enderr te re, sepse sipas gjykimit te tij enderra eshte enderr dhe duhet perjetuar, nuk kane rendesi personazhet.
Kurse vajza mendonte se e kishte investuar ne kete enderr gjithe energjin qe kishte ne shpirtin e saj dhe tashme ndihej e ezauruar dhe nuk kishte cfare mund ti jepte me, nje lidhjeje tjeter. Pra zgjuarsia e autorit ketu qendron se ishte futur thelle ne boten e te dy personazheve dhe gjinive qe ata perfaqesonin. Ka nje zgjedhje elekuente te menyres se mendimit qe ka sejcila gjini mbi jeten dhe si e koncepton dhe kush jane prioritetet e sejciles prej gjinive ne jete.

Nejse, gjithkush merr ate qe kupton nga ajo qe lexon. Dikush tjeter mund ta shohi me sy tjeter.


Tregimet/novelat/romanet që kanë si bërthamë të trajtimit një lloj dashurie sublime mes dy të rinjve, kur i lexojmë sidomos në moshë të re, arrijnë të na ngelin thellë në mendje duke shënjuar madje një lloj modeli mbi atë lloj dashurie/lidhje që do donim ta përjetonim edhe ne një ditë. Prandaj, fiksohemi nganjëherë duke arritur edhe ta idealizojmë atë, duke e kërkuar vazhdimisht sipas asaj që na është rrënjosur në mendje që me kohë.

Shume e drejte!
Dhe prandaj keto lloj librash lexohen ne moshe te re. Me pas bie interesi per to.
Gjitheshka shkon me moshe. Ndryshojne prioritetet, interesat dhe shija. Une qe nga vitet e fundit te shkolles se mesme, nuk kam lexuar me romane. Ateher na imponoheshin edhe nga shkolla. Me pas fillova te krijoja nje interes per librat biografik. Edhe sot, po te me bjere ne dore ndonje liber interesant i tille e lexoj, megjithese nuk kam shume kohe te lire ne dispozicion. Sot me shume me pelqen te lexoj libra, qe japin njohuri praktike. Pra ata qe dikur i urrenim.

Nuk me pelqen poezia. Me duken si renkime shpirterore. Nje dhimbje apo ngazellim momenti.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Është kënaqësi nga ana ime, peshkaqen. Madje, sesi po më dukesh çik më ndryshe në këtë temë, krahasuar sesi sillesh në temat e tjera dhe ndaj anëtarëve të tjerë :D ( shaka dashamirëse kjo :) )

Djali mendonte se duhet te ndaheshin me vajzen, pas gjymtimit te tij ne lufte, sepse e shikonte veten si nje barre ne jeten e vajzes. Dhe mendonte se duke u larguar perfundimisht prej saj(nga jeta e vajzes) do ti krijonte asaj mundesin e krijimit te nje jete tjeter. Pra te ndertonte nje enderr te re, sepse sipas gjykimit te tij enderra eshte enderr dhe duhet perjetuar, nuk kane rendesi personazhet.
Kurse vajza mendonte se e kishte investuar ne kete enderr gjithe energjin qe kishte ne shpirtin e saj dhe tashme ndihej e ezauruar dhe nuk kishte cfare mund ti jepte me, nje lidhjeje tjeter. Pra zgjuarsia e autorit ketu qendron se ishte futur thelle ne boten e te dy personazheve dhe gjinive qe ata perfaqesonin. Ka nje zgjedhje elekuente te menyres se mendimit qe ka sejcila gjini mbi jeten dhe si e koncepton dhe kush jane prioritetet e sejciles prej gjinive ne jete.
Më pëlqen kjo mënyra sesi e përcolle :), sepse më solli në mendje një fakt që jam munduar ta bluaj shpesh në mendje për ta kuptuar sepse, është diçka edhe praktike. Kryesisht sesi dy njerëz që duhen, arrijnë në vetmohim/sakrificë për tjetrin duke vendosur mbi fatin e tjetrit për hir të dashurisë, duke ia mohuar njëri tjetrit lumturinë që vjen nga vetë dashuria. Është diçka kontradiktore në fakt, por kur njerëzit dashurojnë do bëjnë të tilla gjëra; dmth absurditete.
E, për vetë nga natyra aktive mashkullore, do jetë një mashkull i dashuruar që do vendosë se ç'është më e mira për femrën që dashuron; e, ndërsa femra do qëndrojnë në natyrën e saj pasive, duke jetuar me kujtimet e asaj dashurie, duke e kthyer portretin e të dashurit të saj në vetë Dashuri përtej botës fizike... është drama e vërtetë e dashurisë, kur jeta me të papriturat e saj të vë përballë një rasti fatkeq, ku pavarësisht dashurisë që kanë dy qënie për njëri tjetrin, vetëm nga mënyra e veçantë që ka secili për të dashuruar, ndodh që lumturinë e kthen në vuajtje të vazhdueshme!

Prandaj më janë dukur gjithmonë të gabuara mëtimet që ngriten mbi atë se: kush dashuron më shumë – mashkulli apo femra, ku e vërteta nuk qëndron tek "peshorja", por tek mënyra e veçantë që ka secili.
Sdq, nganjëherë mendoj se është më mire mos të dashurosh fare, sesa të dashurosh në mënyrë "të gabuar" - tek merr vendime edhe mbi zemrën e tjetrit.
Dhe prandaj keto lloj librash lexohen ne moshe te re. Me pas bie interesi per to.
Gjitheshka shkon me moshe. Ndryshojne prioritetet, interesat dhe shija. Une qe nga vitet e fundit te shkolles se mesme, nuk kam lexuar me romane. Ateher na imponoheshin edhe nga shkolla. Me pas fillova te krijoja nje interes per librat biografik. Edhe sot, po te me bjere ne dore ndonje liber interesant i tille e lexoj, megjithese nuk kam shume kohe te lire ne dispozicion. Sot me shume me pelqen te lexoj libra, qe japin njohuri praktike. Pra ata qe dikur i urrenim.
Aha :), edhe unë hera e fundit që kam lexuar një roman që kishte epiqendër vetëm histori dashurie, ka qenë në moshën 17 vjeç dhe me librin "P.S. Të dua" (që s'më pëlqeu fare, meqë ra fjala) Më mirë me thënë, aty i dhashë fund leximit të romancave. Ndërsa libra ku dashuria është pjesë e qënësishme e njeriut, gjendet në çdo krijim të shkrimtarëve; por le të themi, në një mënyrë tjetër të trajtuari dhe jo thjesht si epiqendër ku sillet çdo gjë. Por, e pranoj që ky tregimi që përcolle, po më pëlqen vërtetë; mbase ngaqë më risolli ca mendime rreth këtij paradoksi dhe rasti fatkeq që shoqëron shpesh historinë njerëzore.
Sa për librat biografik, kam edhe unë një pëlqim të theksuar ndaj tyre, jo vetëm ndaj biografisë së njerëzve që historia i njeh si pozitivë, por edhe nga kahu tjetër – ku dua të ripërmend "Zhozef Fushe" nga Cvajg. I paarritshëm!
Tani kam vendosur të marr për të lexuar "Abrahm Lincoln" nga Carl Sandburg.
Librat e mirë në fakt, s'të japin njohuri praktike të dpd; i urrej ato të tipit psh: si të bësh këtë, si të kesh sukses këtu, si të bëhesh lider e të tilla. E di që nuk i referohesh këtyre, por, zakonisht këta shiten si për praktikë :p dhe gjeta rastin të shprehë antipatinë time për këtë zhaner. Librat e mirë praktikë ç'është e vërteta, mund të kenë edhe mbi 500 faqe, por mund të mbjellin një ide të vetme në mendjen tënde, e kjo e fundit mund të jetë vërtetë praktike dhe frytdhënëse në jetë.

Nuk me pelqen poezia. Me duken si renkime shpirterore. Nje dhimbje apo ngazellim momenti.
As mua, madje s'më ka pëlqyer kurrë. As për të marrë mundimin të provoj të krijoj një të tillë, s'e kam marrë; sepse, vërtetë që më është dukur diçka e çastit, thjesht një mënyrë për të shprehur një gëzim në formë dedikimi apo një hidhërim për të lehtësuar veten. Ngjajnë si me premtime të pambajtura as vetes… ose ngaqë s'jam unë tip romantik dhe po paragjykoj. Megjithatë, Bodlëri më është dukur disi ndryshe në stil, mbase ngaqë "thesari im" është e vetmja poezi që pëlqej. Një duhej të ishte :)
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top