• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

Ditari im 200925

Sot kisha disa pune, me ne fund ia dola dhe gjithçka ishte ne rregull!
Dola me u shetit, takova nje shoqe te punes, biseduam dhe murem nga nje late! U pershendetem u perqafum dhe secili ne shtepi te vet! 😜
 
22 shtator

Po mendoja qe gjithnje m kan terhequr femrat mennje sens drejtesie gati hyjnor

Ky mendim me ngacmoj zonat pergjegjse per gezimin ne tru
Nese kjo nuk me ben njeri te mire, te pakten mendoj se me pelqen te jem i tille
 
E enjte 22 /09/2025

Fiuuuuhhh.. sot ishte nje dite e ngarkuar emocionalisht.
Shume rast e histori e veshtir per tu perballuar njera pas tjetres.
Ndonjehere ndjej sikur mbart barren e gjithe botes mbi supe. Por e di pse e bej kete pune, sepse dikush duhet te degjoje dhe te kujdeset per te till njerz. Ndonjeher jam e lodhur por edhe krenare si sot.
 
26 shtator

Era nga dritarja me sjell nje arome parfumi, nuk e di nese esht i komshies apo vajzes se saj e cila ka kohe qe i shkelqen fytyra
Madje nje dite pa dashje u bera deshimtar i shkakut te lumturise se saj.
Ne fakt ishte nje shoku im ne kafe qe ma terhoqi vemendjen e tha,

"Papapa sa t rrezikshem kta t rijt, ama ky qeka fiksimi qe boni veshin cop ajo"

Duke par nga nje dial i ri jo me sh se 17 18 vjec, e aty mua me ra ndermend se per cfar e kishte fjalen se e vija re vajzen qe shpesh bente xhiro posht e lart me telefon ne vesh

Por ky qe thjesht nje mendim qe u zhduk bashke me aromen e parfumit. Nderkoh qe shkoj gishtat neper mjekerr ndjej aromen e nikotines
Edhe data me rri si shpata e demokleut mbi koke
Data 26.
Neser vjen ajo...

Nuk do shkoj per ta pritur, tashme udhetimet me avion e kane humbur ate nostalgjin e pritje percjelljeve
Por nuk eshte kjo arsyea ne fakt

A do vij Valle t me takoje?

Une kam nje dyzim ndjenjash per kete zemra lutet per po. Ndersa llogjika pergjerohet per nje JO kategorike, ndryshe do ta kem shume te veshtire udhetimin tim me pas...
 
E Premte 26/9/2025
Vazhdojme akoma te rrotullohemi ne globin tone ku skajet e tij arrijne 1600km/h por ka dhe më, rrotullohemi diku 108000km/h reth nje Dielli qe na ngroh nga 150mil km lart, por ka dhe me, po po; sistemi jone diellor rrotullohet dhe ai, e di e di, mendonit se jo, por ja qe u gabuat, rrotullohet qe çke me te, 800000km/h por kjo nuk eshte asgje se "sistemi" jone "diellor" rrotullohet dhe ai,bashke me Universin ne Miliona km shpejtesi dhe gjeja me e çuditshme eshte qe une i ulur ne nje kolltuk me nje gote vere te kuqe ne dore nuk ndjej asgje. Cheers world..
 
Last edited:
26 Shtator..
Sot arrita një objektiv vetëm 3 javë.Kuptova që e vetmja gjë që më duhet në jetë pak më shumë besim tek vetja..
E thashë e bëra , e ska gjë që më ndal..
Krenare për ty e vogla Ajër , me zemrën dhe mëndjen e madhe sa bota..🥹🩷
 
Shtator 27, e shtune

Në ç’enderr kemi rene kaq keq,
qe s’po zgjohemi dot, valle?
Ca pika shiu ranë mbi qelq,
dhe unë për ty ndjeva mall
 
28 shtator e diele


Nuk kisha shume qe isha zgjuar kur tingujt e zerit te saj qe vinin nga rruga me zgjuan shqisat me teper nga cdo te bente nje kafe e forte
Zerin e saj e njoh pa veshitresi nder mijra te tjere. Ka disa nota te babait te vet por ne menyre femerore. Madje jo vetem te saj por edhe kusherijve te saj, ja njoh zerin. Nga copezat e bisedes qe vinin nga rruga mendova se kish ardhur e shoqeruar me djalin e xhaxhait, por emocionet qe me pushtuan befas ben qe te gaboj. Ishte djali i halles

Nga nxitimi as qe u kujdesa te marr cadren e te hedh ndonje gje kraheve, apo aq me pak te shihesha ne pasqyre, ne isha disi i prezantueshem apo jo
Me hap te hap te shpejte pershkova rrugicen me gure dekorativ qe te shpie tek porta

Kam degjuar te thone se dashuria e motres per vellane eshte e jashtezakonshme, nuk di se sa e madhe eshte ajo e vellait per motren.
Por nese nuk do te binte shi ajo do te me ngushellonte si dikur ne vegjeli, me ato krahet e holle e te njome kur une qaja...
 
28 Shtator

Sot ishte dita ime.
Ndoshta ndoshta dita me e rendesishme e jetes deri tani.
Pas kaq shume vitesh,lodhjeje,sakrificash, emocioneve te forta,gezimeve dhe zhgenjimeve,arrita aty ku kisha enderruar,u diplomova.
Ishte nje rrugetim i gjate,me plot momente te bukura,por edhe dite te veshtira ku mendoja se nuk do mund ta arrija kete moment.
Por sot e kuptova qe cdo sakrifice kishte vlere.

Rreth meje ishin njerezit e mi,ata qe me duan me zemer dhe qe kane qene gjithmone prane meje.
U ndjeva e bekuar,sepse jo gjithkush ka fatin ti kete afer ata qe do ne nje dite kaq te rendesishme.
Ishte nje emocion i madh te shihja fytyrat e tyre,perqafimet e tyre,gezimin qe ndajme bashke.
Edhe mungesa e xhaxhit nuk u ndje,sepse ai gjeti menyren me te bukur per te qene prezent: nje leter dhe nje buqete me lule.
Ato me preken thelle,sepse me kujtuan qe dashuria nuk matet me pranine fizike,por me mendimet e sinqerta qe dikush ka per ty,edhe nga larg.

Megjithate,nuk mund ta mohoj qe per nje moment mendja me iku diku tjeter.
Mu kujtua dikush qe nuk ishte aty,dikush qe ndoshta nuk duhet ta mendoja me.
Dhe per nje cast ndjeva nje boshllek brenda vetes,sikur diçka mungonte.
Ishte nje mendim i shpejte,nje ndjesi e cuditshme qe me erdhi papritur.
Por pastaj mora fryme thelle,e mblodha veten dhe u ktheva tek realiteti.
Nuk mund ta lija nje mendim te me prishte ate dite qe e kisha pritur me vite.

Perqafova njerezit e mi,dhe me shume se gjithcka tjeter,perqafova ate qe ka qene prane meje per kaq kohe,qe me ka dhene mbeshtetje edhe kur une isha gati te dorezohesha.
Ka qene dhe eshte per mua ne cdo moment,pa kusht dhe me durim te madh,gje qe une mbase nuk do e beja per dike qe do gjendej ne te njejten situate si mua.
Dhe kjo per mua vlen me shume se cdo gje.
Brenda vetes i thashe “me fal”,dhe vazhdova te festoj,sepse kjo dite i perkiste lumturise dhe gezimit.

Sot jam krenare per veten.
Jam mirenjohese per familjen time,per shoqerine,per ata qe me duan pa kushte dhe per te gjithe ata qe kane qene pjese e imja gjate gjithe ketij rrugetimi.
Jam mirenjohese edhe per veten time,qe nuk u dorezova kur ishte me e lehte te hiqja dore,qe vazhdova te eci edhe kur lodhja dhe merzia me thonin te ndalohesha.

E di qe rruga nuk mbaron ketu.
Ky eshte thjesht nje kapitull i mbyllur dhe nje tjeter qe sapo hapet.
Para meje ka sfida te reja,dite te reja,pervoja te reja qe mezi pres ti perjetoj.
Por tani jam me e forte,me e pjekur dhe me e bindur per veten.
Zoti me ka dhene gjithcka qe kam nevoje: dashuri,force dhe nje rruge perpara.
Nuk mund te jem me e bekuar se kaq.

Sot e kuptova me shume se kurre qe lumturia nuk eshte tek perfeksioni,por tek momentet e vogla,tek njerezit e zemres dhe tek fuqia qe gjejme brenda vetes.
Dhe tani jam gati per gjithcka qe me pret.
 
Shtator 29, e hene

Cfaredo ndodh, ne kohe krize gjithmone rikthehesh tek thesaret e vjetra qe te bejne te kuptosh qe jo gjithshka ka cikle, jo gjithcka zbehet apo mbyllet, por ca gjera jane aty gjithmone dhe kane themele te qendrueshme, qe stuhite apo koha nuk i zbeh kurre. Thesare qe i mbart ne zemer kudo je dhe qe te sjellin gjithnje buzeqeshje dhe japin force per te ecur perpara.
 
29 Shtator
Sot isha cuar mir.
Por erdhi doktorresha dhe u perballa me ate realitetin qe mundohem ta luftoj ne heshtje dhe u merzita…
Punova si kal dhe as klientit me bastard nuk i thash gje por qendrova pasive. Kolegia qe kisha prane u nxe disa here dhe kur i thash qe nuk me interesonte tja ktheja, me perqafoj fort… me puthi dhe mtha ta marr ntelefon por si tja them un qe si tregoj dot asigjo sepse eshte e shenjes te peshqeve?! 🤣 edhe un jam zi dhe mashtruar plot 2 here dhe sdu ta boj 3 🤣🤣🤣🤣 por she’s so sweet 🥰
Iku, dhe kjo dit iku pa probleme por me duket sikur iku kot.
Pacim
 
Shtator 30, e marte

Sa po me pelqen Hena sot. Enigmatike, e paster, e sinqerte.
Do te ishte bukur te gjeja nje arsye per ti shkuar prane dhe per ta takuar nje here. Te uleshim te dy shtruar dhe te shihnim njeri-tjetrin ne sy.
Te humbisnim ne thellesite e enderrimeve dhe mos kthenim me koken mbrapa. Pa e vrare mendjen se ku po shkonim dhe sa larg ndodheshim.
Do te flisnim papushim derisa qepallat do te me rendoheshin dhe gjumi do te me zinte ne gjirin e ngrohte te qetesise se perjetshme.
Kur te hapja syte ajo mund te qe fshehur por une do te dija se ishte gjithmone me mua.
Here mbi mua here brenda meje.
 
Sot...nje dite pune ...por e ndar me dysh midis ketu dhe shqiperise...mesazhe ore e minute...cte bejme...cte bej.
Nuk eshte mire ..mer urgjenca..flas me te,do vdes ma ben..beme derman...po cte te nej une qe ketej...jo nuk dua te shkoj ne spital..po vdes beme derman...
Merr urgjencen..jo duhet shtruar....nuk dua ..me mire te vdes ne shtepi...
Po une cte bej.qe kendej...ok nisim e bejme pifologji ( shkenca e hamendjes sipas telemedecines...vec vizuale...jepi kete..jepi ate. Pak kripe..pak piper...shtoji ate dhe kete....hezitim pa fund te marr rruget apo jo...dhe ne darke ndryshoi cehre...Faleminderit o zot qe n'a ndihmove edhe kesaj here
 
30 shtatori ka qenë gjithmonë një ditë e dyfishtë për ne. Një ditë gëzimi, por edhe një plagë që s’na u mbyll kurrë. Në atë tavolinë ku u mblodhëm për të festuar, humbëm gjyshin tonë të shtrenjtë. Që atëherë, çdo vit kjo datë sjell me vete mall, kujtim e lot.

Por sot dua të ndalem te ti, vajza ime e tezes, motra ime e vogël, Ti u rrite duke mbajtur brenda peshën e asaj dite, dhe ndonjëherë s’të ka lënë të ndjesh gëzimin tënd siç e meriton. Por dije: ti je arsye që kjo datë mbetet edhe një bekim. Ti je kujtimi i gjallë i jetës, i forcës dhe i buzëqeshjes përtej dhimbjes.

Gëzuar ditëlindjen! Sot është dita jote dhe dua të të kujtoj se je e çmuar, e fortë dhe e dashur pafund. Për mua ti je dhuratë që Zoti ma solli si motër. 🤍
 
30 Shtator

I dashur ditar,
Edhe pak ore na ndajne nga Tetori.
Ky muaj per mua nuk eshte si gjithe te tjeret.
Ai mbart shume kujtime nga e shkuara,kujtime qe jam munduar ti harroj,por nuk i harroj dot.
Disa prej tyre me bejne te ndihem e renduar,sikur me marrin frymen.

Tetori me duket muaj i veshtire,sepse e lidh me gjera qe me kane lenduar.
E ndjej pranine e ketij muaji qe tani,si nje hije.
Nuk e di si do e kaloj kete muaj,por e ndjej qe do me sprovoje serish.

Megjithate do te perpiqem me shume.
Dua te mos e le dhimbjen te me pushtoje si me pare.
Dua te mbledh forcen dhe ti kujtoj vetes qe jeta vazhdon dhe se cdo muaj i ri sjell mundesi te reja.

Nuk eshte e lehte te mos ndjej peshen e kujtimeve,por do te mundohem te zgjedh paqen dhe qetesine time.
 
Back
Top