11 TETOR
I dashur ditar,
Sonte e kam pak veshtire te shkruaj.
Kam nje perzierje ndjesish, por jo me te forta si dikur ose thjesht nuk e kuptoj cfare ndjej realisht.
Sot eshte nje vit nga dita qe e takova per here te fundit.
Cdo gje ndodhi papritur sepse tashme kishin kaluar disa muaj nga ndarja jone.
As nuk e prisja, as nuk isha gati.
Vetem e pashe aty, para meje, sikur koha u ndal per disa sekonda.
Zemra me rrahu fort, dhe per nje moment nuk dija si te reagoja.
Donte te me perqafonte, por une u stepa.
Nuk e besoja qe e kisha perballe perseri.
I thashe “prit, me ler te marr veten”, sepse me dridhej zeri, duart, gjithe trupi.
Pastaj lotet me dolen pa dashje, dhe ai me perqafoi.
Por ishte nje perqafim i ftohte, i huaj, pa ate ndjesi qe kishte dikur.
Jo sepse nuk kishte mbetur asgje, por sepse une nuk mund te lejoja me veten te thyhej perseri.
Ai e pa qe isha ndryshe.
E provoi te me provokonte, me tha: “besoj se tani je penduar qe u ndave.”
E shikova, dhe me gjysem zeri, me lotin qe po me binte, i thashe:
“Jo… nuk jam.”
Sepse tashme kisha kuptuar qe dashuria nuk mjafton kur te ben keq.
Dhe per here te pare, fola me mendjen, jo me zemer.
Ai u perpoq te me bente xheloze, por une qendrova e qete.
E kuptoi qe nuk kishte me kthim.
U ngrita per tu larguar, dhe e perqafoj per here te fundit.
Ishte nje perqafim qe mbylli gjithcka.
Sapo dola jashte, nisa te qaja.
Por jo nga dhimbja,nga lirimi.
Sepse ajo ishte dita kur i dhash fund gjithckaje,
dhe zgjodha veten time.
Tani ka kaluar nje vit.
Nuk e di as ku eshte, as si eshte.
Nuk e dashuroj me, nuk e dua ne jeten time.
Por prape, ndonjehere me merr malli.
Jo per te, por per menyren si me bente te ndihesha.
Dhe sahere jam keq, ai eshte mendimi i pare qe me vjen ne koke.
Sikur cdo problem gjen zgjidhje vetem duke e kujtuar.
E di qe nuk eshte e drejte per njerezit qe kam afer,
por disa lidhje nuk shuhen plotesisht, thjesht heshtin.
Ai ka qene dashuria ime e pare dhe e verteta.
Dhe ndoshta do mbetet keshtu gjithmone…
si nje kujtim qe nuk dua ta jetoj perseri, por nuk dua as ta harroj.
