• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

10 tetor. I dashur ditar,jam në punë dhe minutat duken si orë dhe orët si javë. Është e premte. Mezi pres të mbaroj punën dhe të nis rubrikën nga njëra ndeshje në tjetrën dhe nga njëra kafene në tjetrën. Sot luan Kosova,nesër Shqipëria. Dje luajti Bosnja që më hoqi 600 dollarë në minutën 99 ia q.rr.
 
11 TETOR
I dashur ditar,
Sonte e kam pak veshtire te shkruaj.
Kam nje perzierje ndjesish, por jo me te forta si dikur ose thjesht nuk e kuptoj cfare ndjej realisht.

Sot eshte nje vit nga dita qe e takova per here te fundit.
Cdo gje ndodhi papritur sepse tashme kishin kaluar disa muaj nga ndarja jone.
As nuk e prisja, as nuk isha gati.
Vetem e pashe aty, para meje, sikur koha u ndal per disa sekonda.
Zemra me rrahu fort, dhe per nje moment nuk dija si te reagoja.
Donte te me perqafonte, por une u stepa.
Nuk e besoja qe e kisha perballe perseri.
I thashe “prit, me ler te marr veten”, sepse me dridhej zeri, duart, gjithe trupi.
Pastaj lotet me dolen pa dashje, dhe ai me perqafoi.
Por ishte nje perqafim i ftohte, i huaj, pa ate ndjesi qe kishte dikur.
Jo sepse nuk kishte mbetur asgje, por sepse une nuk mund te lejoja me veten te thyhej perseri.
Ai e pa qe isha ndryshe.
E provoi te me provokonte, me tha: “besoj se tani je penduar qe u ndave.”
E shikova, dhe me gjysem zeri, me lotin qe po me binte, i thashe:
“Jo… nuk jam.”
Sepse tashme kisha kuptuar qe dashuria nuk mjafton kur te ben keq.
Dhe per here te pare, fola me mendjen, jo me zemer.
Ai u perpoq te me bente xheloze, por une qendrova e qete.
E kuptoi qe nuk kishte me kthim.
U ngrita per tu larguar, dhe e perqafoj per here te fundit.
Ishte nje perqafim qe mbylli gjithcka.
Sapo dola jashte, nisa te qaja.
Por jo nga dhimbja,nga lirimi.
Sepse ajo ishte dita kur i dhash fund gjithckaje,
dhe zgjodha veten time.

Tani ka kaluar nje vit.
Nuk e di as ku eshte, as si eshte.
Nuk e dashuroj me, nuk e dua ne jeten time.
Por prape, ndonjehere me merr malli.
Jo per te, por per menyren si me bente te ndihesha.
Dhe sahere jam keq, ai eshte mendimi i pare qe me vjen ne koke.
Sikur cdo problem gjen zgjidhje vetem duke e kujtuar.
E di qe nuk eshte e drejte per njerezit qe kam afer,
por disa lidhje nuk shuhen plotesisht, thjesht heshtin.

Ai ka qene dashuria ime e pare dhe e verteta.
Dhe ndoshta do mbetet keshtu gjithmone…
si nje kujtim qe nuk dua ta jetoj perseri, por nuk dua as ta harroj. 🤍
 
11 Tetori 2025 e Shtune!

Me iku gjumi edhe pse sot ia nisu punes ne ora 7 te mengjesit, nuk kam stres e as mezi!
E di qe ora ecen shpejt, dhe koha per t’punuar shkon ne nje shpejtesi rapide.
Sot nuk kam ndonje plan te veçant, thjeshte i percaktohem obligimeve dhe rrolit tim!
 
Sot qenka 13 , unë mendoja 10 ..
Ça dreqin ka ky kalendar , po ecën shumë shpejt ..
Sot e kam kokën lëmsh , punë 7 gjëra në të njëjtën kohë..
Por në kokë kam vetëm një gjë "Mos ik" .. :(
 
13 tetor

Lol
13, 666 Jan numra qe me dalin gjithmon ne menyre te perseritshme.
Dje qe bona pazarin edhe ato biletat me pika te supermarket ishin 13 cop 🤣
Nuk di cme pret
Por dicka me pret dhe ishalla kam nerva se kafja sikur mboni keq.
Qe ne fakt me kan than qe nuk duhet ta pi.
Por hajde flit me mu.
Noiher them shyqyr qe kam bo nje beb kaq pozitiv qe kercen gjith diten… vec muzik do 🤣
*frym thell*
Kur mbaron dita ?
 
Un prap lol

I dashur E.,

Klasikët përflasin dhe trumbetojnë një dashuri pa asnjë përgjigje, një mister, një marrëzi, një përhumbje lavjerrësi, një ndjesi të pavetëdijshme, e cila vishet për t' u zhveshur sërish. I njëjti emër që të vjen ndërmend gjatë gjithë kohës, e njëjta aromë, të njëjtat mendime të përsëritura. Një qark. Befas pyet vetveten ku gjendem, aty gjithçka fillon rënien, se qoftë edhe një kala prej rëre e ndërtuar rishtaz e njeh valën e rërën e vet. Pastaj, vjen zemra ime që të thërret me një zë pëshpërimash mbi dritën e syrit.., dhe pika kulmore e kësaj është se e njoh përsenë e saj. Ti je magjik! Po aq rrufeshëm sa u gjende brenda zemrës sime, në të njëjtin çast zhduke të gjithë botën përreth.
Të kam shpirt...!
 
Tetor 14,

I dashur E.,

A e di? Ti je nje sphinx qe me heshtjen e buzeve te tua, pa me prekur qimen e flokut, me bere te gjej pergjigjet e buzeve te kycura, qe ngrene pyetje te pafajshme, per t'u puthur ne perjetesi.
 
Tetor 14
I dashur ditar,

Jam shume e lodhur… cdo here qe mendoj se me ne fund po qetesohem, po behem mire, ndodh dicka qe me rrezon perseri.
Sikur gjithcka qe perpiqem ta ndertoj te prishet papritur.

Nuk marr dot fryme, lotet sme pushojne ne momente te tilla, ndjej sikur nuk kam me force per tu perballur me asgje, sidomos kur behet fjale per njerez e gjera qe i kam shume per zemer.

Nuk kam me fuqi.
Nuk dua te mendoj per vdekjen, por ndonjehere me duket sikur vetem ajo do te me clironte nga kjo lodhje dhe gjerat qe ndodhin.
 
14 Tetor 2025

Si sot para 1 viti, kisha marr persiper te beja nje udhetim te larget, per te shpetuar nje nga njerzit e mi te afert dhe po beja te pa munduren per te gjetur leket dhe pasi i gjeta po merresha me dokumentacionet perkatese qe na kerkonte shteti Amerikan, per kte gje na ndihmoi shume spitali Amerikan ne Tirane, ku nuk na u desh as vize e asgje, vetem nje prokure ku merrja persiper te gjitha rrisqet dhe problemet qe mund te haseshin pergjate operacionit. Pasi u rregullua gjithcka u nisem dhe mberritem mire. Mezi pritem qe te futej ne salle dhe operacioni te perfundonte mire, ashtu ndodhi, ajo u fut ne salle, gjithcka shkoi mire por vetem per momentin. Do na duhej te rrinim dhe 1 jave per kontrollet e perditshme qe teshihej gjendja e saj hap pas hapi dhe ishim te lumtur qe gjithcka po shkonte mire. Lumturia nuk zgjati shume, pas 48 oresh, njeriu im (tezja) qe e doja fort, qe ishte si nene e dyte per mua, nderron jete nga plasja e aortes. Bota ime u shemb per te paren here ne 36 vite jete.

Pas 1 muaj, ne jeten time hyn dikush, qe e njoha rastesisht diku, dikush qe me kthehu shpresen dhe me beri te harroj cdogje qe kishte ndodhur dhe te ringrihesha, dikush qe fillova ta doja me zemer dhe e dua akoma. Jetuam 10 muaj, me zenka, debate, me momente shume te bukura dhe do ja di per faleminderit deri ne frymen e fundit.
Sot perseri me 14 Tetor, ajo vendosi te zgjedh veten dhe bota ime u shemb serisht per here te dyte.

I dashur ditar, sot eshte hera e fundit qe te shkruaj dhe sdo te te mbaj me kurre me vete, shpresa thon qe vdes gjithmone e fundit, por besimi eshte thyer tek gjithcka dhe nuk ka me kthim pas.

Do doja serisht te kthehesha 1 vit perpara, ku te shihja serisht ate qe ishte nena e dyte per mua, ta perqafoja, ta puthja e ta shtrengoja fort. Do doja serisht te jetoja dhe njehere kto 10 muajt e fundit nga e para edhe pse ka pas shume momente qe nuk jane per tu perseritur, por do i deshiroja shume. Sdi cte shkruaj me.

Lamtumire ditar dhe lamtumire e shkuar dhe qofsh vetem e shkuar.
 
15 tetor
Fuck off.
E di qe fytyra ime thot tjeter gjo por po ai eshte mendimi per cdo gje sot.
Keq me tregu, keq mos me tregu. Dhe kur e tregon te iken deshira kur fytyrat ‘ngrysen, bllokohen, shtremberohen, gjykojne’ a thua se diagnoza e stampuar bardh e zi e kam shkruar une se doja me bo interesanten ose po kerkoj vemendje.
Pastaj ja kepusin nje “duhet te mundohesh te jesh me e qet dhe me pozitive”
Lol
Fuck off
Do e boj tatto ne ball qe ti bezdis akoma me shume
 
15 Tetor..
Sot i rashë në të , 15 është ..
Mu kujtua një shprehje e Eglit në big brother , "Unë jam Supersayan" ..
Po vras mëndjen unë ça niveli kam kalu? 🫣
A o ditar mir që ske gojë e duar, se kush e di çdo bëje..
Puç!
 
Tetor 16

I dashur ditar,

Keto dite ndihem shume e lodhur dhe e ngarkuar.
Nuk di as vete nga te filloj e ta shpjegoj kete ndjesi.
Eshte ajo lodhja qe nuk ka te beje me gjumin apo punen,
por me shpirtin qe ka nevoje te pushoje.
Kam ndjesine sikur mbaj gjithçka mbi supe, problemet, fjalet qe nuk i them, zhgenjimet qe i mbaj brenda, dhimbjet qe i fsheh pas buzeqeshjes.

Ndonjehere me duket sikur te gjithe presin nga une te jem e forte, te jem ajo qe kupton, qe duron, qe rregullon gjithçka.
Por e verteta eshte…nuk mundem gjithmone.
Ka momente kur dua thjesht te hesht, te mos shpjegoj asgje, te mos jem gjithmone e disponueshme, te mos jem ajo qe i jep force te tjereve nderkohe qe vete jam bosh.
Dua vetem pak qetesi.
Dua te me perqafoje dikush pa me pyetur “çfare ke?”.
Te ndjej se mund te ndalem per pak, pa ndjere faj.

Keto dite e kuptoj sa shpesh harroj te kujdesem per veten, sepse jam e zene duke kujdesur per te tjeret.
E kuptoj se nuk eshte egoizem te thuash “kam nevoje per pushim”.
Nuk eshte dobesi te lodhesh.
Eshte njerezore.

Ndoshta keto ndjesi jane menyra qe trupi dhe zemra ime me thone:
Mjaft per sot.
Ulu pusho.
Frymo.
Dhe po, sot dua te ndalem.
Te lejoj veten te ndjej, te qaj nese me duhet, te mos bej asgje pervecse te jem.
Ndoshta neser do te jem me mire.
Ndoshta jo.
Por per sot, dua vetem te jem e sinqerte me veten time.
E lodhur, po.
Por ende ketu.
Ende me zemer. 🤍
 
20 Tetor
I dashur ditar,

Sot ishte very long day, po ashtu nje dite e rendesishme ne kujtimet e mia.
Une zgjodha te jem busy dhe mos te futem ne vorbullen e mendimeve dhe kujtimeve te kesaj dite, dhe ja dola.
Edhe tani, thjesht po e permend por jo se po ngarkoj veten.
E kuptoj qe plaget e mia jane zbeh goxha, pavarsisht momenteve.

Nejse, im proud for myself dhe e kuptoj qe jam rrit shume
Ly

Tungi
 
Tetor 21,

I dashur E.,

Nese do te te mbaja ne zemer, do te te rrembenin pabesisht.
Aty ku te ruaj une ty, s'afrohet dot kush!
 
Back
Top