• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE E HUAZUAR

Shpesh mjafton te shikosh disa persona per te qene krenar/e me veten...
marrë nga FB "Engjelli I Dashuris (Joti)"
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

FJALË E URTË
- e huazuar...

“I have no friends, there are only people I love.”
Nuk kam miq, kam vetem njerez, qe i dua.
( Louis Aragon )
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE E HUAZUAR

Për të bërë armiq nuk ka nevojë të shpallësh luftë. Mjafton të thuash të vërtetën!

Martin Luther
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA

Mos i beso përshëndetjes dhe respektit të dikujt që ta bën për inati të një tjetri. Ai është respekt fallco i një hipokriti palaço të pacipë!
 
Last edited:

THËNIE IMJA - këshillë për virtualitet

Mos e shpenzo mirësinë, mirësjelljen dhe besimin e tepruar në virtualitet. Ruaje dhe mbaje me miqtë realë! Ata të duan pa shtirje e pa interes!

Në virtualitet: Mos u beso shumë ( bile fare ) atyre që kanë pak postime në publik, ndërkaq në privat janë shumë aktivë e që të shtiren engjuj! Ruaju prej tyre!
 
sepse kur të dëshpëroheni, do të thoni si Lea:

Per te fshire ca njerez, qe vertet sja paska vlejtur me i njoft!

P.S. Kështu i kam pas besuar unë dikujt nga messenger-i. tash po them sa mirë e tha Lea!
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA

Mos i beso përshëndetjes dhe respektit të dikujt që ta bën për inati të një tjetri. Ai është respekt fallco i një hipokriti palaço të pacipë!

o sa e forte kjo...me mire nuk mund te shkruhej...
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

sepse kur të dëshpëroheni, do të thoni si Lea:

P.S. Kështu i kam pas besuar unë dikujt nga messenger-i. tash po them sa mirë e tha Lea!

Z.Gi mire se u rikthyhet,gezohem qe ju lexoj serish edhe pse mesa kuptoj ,paksa i trishtuar/zhgenjyer ndoshta!

Falini ata/ato se aq dine aq bejne dhe vazhdoni te shihni me te miren tek cdo kush,sic edhe keni bere cdo here ,,,edhe ne kete forum...

Ndjese e mos ma merni per keq ,se s'kam as moshen e as pjekurine tuaj qe te jap keshilla une,por si nje mike dashamirese ndoshta e qe ju respekton e deshiron t'iu shoh vetem mire! :)
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

1. Z.Gi mire se u rikthyhet,gezohem qe ju lexoj serish edhe pse mesa kuptoj ,paksa i trishtuar/zhgenjyer ndoshta!

2. Falini ata/ato se aq dine aq bejne dhe vazhdoni te shihni me te miren tek cdo kush,sic edhe keni bere cdo here ,,,edhe ne kete forum...

3. Ndjese e mos ma merni per keq ,se s'kam as moshen e as pjekurine tuaj qe te jap keshilla une,por si nje mike dashamirese ndoshta e qe ju respekton e deshiron t'iu shoh vetem mire! :)

3. E dashur Eden, njeriu gjatë gjithë jetës ka nevojë të mësojë dhe ajo që do të mësojë njeriu nga dikush - këtë nuk e përcakton mosha. Shumë të faleminderit për këto fjalë të mira e dashamirëse dhe gëzohem që ke një shpirt kaq fisnik.

1. Jo mi, jo. Fazën e zhgënjimit ka vite që e kam tejkaluar, por më mugonte "konfirmimin" zyrtar. Vjet në komplotin e organizuar nga stafi, realizuar nga një anëtar forumi në rolin kryesor ( dy a tre me role dytësore, por negative dhe disa statistë me "like") e mora konfirmimin. Këtë nuk e kam problem më. Faktikisht ishte një komplot i njerëzve primitivë, ndaj nuk cava kokën - thashë hajt se pickim pleshti është ky ( se fërkimet virtuale i ngjanë pickimit të pleshtit )

Pas komplotit unë u përqëndrova kryesisht tek temat e mia, por për komplotistët ( nuk po e them spiunët e fshehtë ) as kjo nuk mjaftoi, para gati dy muajsh m'u bë spiunimi i radhës. Merre me mend kurrë nuk e kam biseduar me askën këtë rast, madje as personit në fjalë nuk i thashë pse më spiunove, ndonëse vetëm unë dhe "ai" e dimë këtë rastë dhe natyrisht ai që më dënoi - që kreu prosinë e spiunimit...

As kjo nuk mjafoti, kulmi u arrit te tema kur urova Hello Kittyn me rasti e martesës së saj dhe ishte ishte PINK ( një ish moderatore a smod në atë forumin tjetër ) ajo që bëri intrigën, për t'i dhënë shkas Reginës për ta sakatosur temën. Kështu vendosa që t'i jap vetes pushim deri më 20 shtator, sepse nuk ia vlen që njeriu të shpenzojë kohën e vlefshme për gjera të pavlerë.

Tani e vetmaj gjë që pak më intereson është të di se si ndihen shpritërisht këta njerëz me shpirt të lig.

2. hahahah. Jo mi Eden, se këtë virtytin e mirë të faljes edhe Hello Kitty ma ka përmendur. UNë e kam një "sahat të ligë", por e mira është se më kalon shpejt dhe jam në gjendje ta gjykoj veten: nëse e hetoj se unë jam fajtori, secilit, pa marrë parasysh marrëdhëniet me të, i kërkoj falje. Komplotistët i prita 1 vit, por asnjëri nuk qenka turpëruar për veprën e ligë. E paçin për nder, sepse, sic the edhe ti: "kaq dinë, kaq bëjnë"!

Respekt, mike
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

mos e vrit mendjen o Gi :)

meqe ra llafi je drejtuar me Lea , po nuk eshte Lea :D
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

1. mos e vrit mendjen o Gi :)

2. meqe ra llafi je drejtuar me Lea , po nuk eshte Lea :D

1. Jo mi jo, koha e vlefshme nuk shpenzohet për pavlerë. Jam duke punuar në ca materiale/ krijim personale nga repertori im i gjëzëtarisë.
2. E ndreqa, të faleminderit!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Z.Gi mire se u rikthyhet,gezohem qe ju lexoj serish edhe pse mesa kuptoj ,paksa i trishtuar/zhgenjyer ndoshta!

Falini ata/ato se aq dine aq bejne dhe vazhdoni te shihni me te miren tek cdo kush,sic edhe keni bere cdo here ,,,edhe ne kete forum...

Ndjese e mos ma merni per keq ,se s'kam as moshen e as pjekurine tuaj qe te jap keshilla une,por si nje mike dashamirese ndoshta e qe ju respekton e deshiron t'iu shoh vetem mire! :)

… s'di per moshen dhe per pjekurine por e ke miresine, miresjelljen, urtesine dhe inteligjencen.

Sa per Gi, shume vleresim i goditur.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Z.Gi flm per pergjigjen nga ana juaj! :)

Sdqft per mos e sterzgjatur e hy ne detaje per te cilat s'jam fort ne dijeni,mund te them vetem se,kuptoj qe jemi ne nje komunitet ku kemi te bejme me nje grup njerezish e secili ka mendime,bindje dhe karakter te ndryshem.Kshu qe eshte shume normale te ndodhin keqkuptime apo edhe te kemi perplasje mes nesh shpesh,por qe jemi gjithashtu aq te rritur ,dhe dua te besoj ,se kemi pjekurine te mundohemi te gjejme gjuhen e perbashket dhe te ruajme respektin me secilin.

Tani nese ju e ndjeni te nevojshme te beni nje pauz te shkurter kohore nga forumi,ky eshte vendimi,deshira dhe e drejta juaj ,gjithsesi gjithmone kujtoni se ne kete shoqeri ,keni po ashtu miq te mire te cilet ju respektojne dhe ju mirepresin gjithmone ne mesin e tyre.
Pak me vonese por vetem tani i lexova shkrimet!

@Fshatari,respekte e flm per vleresimin! :)
 
TvKG-K.gif
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA:

Njeriu edhe hakmarrjen duhet ta bëjë me masë, sepse mund t'i kthehen si bumerang.

Sqarim - Ka dy lloje hakmarrjesh:
1. Hakmarrje pse të ka bërë dikush keq dhe, ke eskaluar dhe po do të hakmerresh. Edhe kjo është e dobët, dobësi e personalitetit të një njeriu të papërmbajtur, por mund "të arsyetohet"...
por...
2. Hakmarrje e trishtë është ajo që bën një njeri pse ka inat të theksuar, pse ka shpirt të zi, pse është janet, pse ka xhelozi për arsye se: nuk ka aftësitë që ka ai tjetri, nuk ka njohuri që ka ai tjetri, nuk ka ndershmëri sa ka ai tjetri, nuk ka autoritet sa ka ai tjetri ... dhe duke mos i pasur gjithë këto veti nuk zgjedh mjete për ta "degraduar" tjetrin qoftë duke shpifur, qoftë duke intriguar, duke bërë komplot, duke spiunuar .... dhe harron se këto një ditë do t'i hakmerren dhe gjithë këto ndërskamca që i ka bërë tjetrit do t'i kthehen bumerang si epitete të përjetshme dhe në masë do të njihet si njeri shpifarak/e, intrigant/e, etj etj ...
 
Po nuk na the se si e mat hakmarrjen?!?!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Ai që di më së shumti, flet më së paku!
 
Back
Top