Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat
1. Z.Gi mire se u rikthyhet,gezohem qe ju lexoj serish edhe pse mesa kuptoj ,paksa i trishtuar/zhgenjyer ndoshta!
2. Falini ata/ato se aq dine aq bejne dhe vazhdoni te shihni me te miren tek cdo kush,sic edhe keni bere cdo here ,,,edhe ne kete forum...
3. Ndjese e mos ma merni per keq ,se s'kam as moshen e as pjekurine tuaj qe te jap keshilla une,por si nje mike dashamirese ndoshta e qe ju respekton e deshiron t'iu shoh vetem mire!
3. E dashur Eden, njeriu gjatë gjithë jetës ka nevojë të mësojë dhe ajo që do të mësojë njeriu nga dikush - këtë nuk e përcakton mosha. Shumë të faleminderit për këto fjalë të mira e dashamirëse dhe gëzohem që ke një shpirt kaq fisnik.
1. Jo mi, jo. Fazën e zhgënjimit ka vite që e kam tejkaluar, por më mugonte "konfirmimin" zyrtar. Vjet në komplotin e organizuar nga stafi, realizuar nga një anëtar forumi në rolin kryesor ( dy a tre me role dytësore, por negative dhe disa statistë me "like") e mora konfirmimin. Këtë nuk e kam problem më. Faktikisht ishte një komplot i njerëzve primitivë, ndaj nuk cava kokën - thashë hajt se pickim pleshti është ky ( se fërkimet virtuale i ngjanë pickimit të pleshtit )
Pas komplotit unë u përqëndrova kryesisht tek temat e mia, por për komplotistët ( nuk po e them spiunët e fshehtë ) as kjo nuk mjaftoi, para gati dy muajsh m'u bë spiunimi i radhës. Merre me mend kurrë nuk e kam biseduar me askën këtë rast, madje as personit në fjalë nuk i thashë pse më spiunove, ndonëse vetëm unë dhe "ai" e dimë këtë rastë dhe natyrisht ai që më dënoi - që kreu prosinë e spiunimit...
As kjo nuk mjafoti, kulmi u arrit te tema kur urova Hello Kittyn me rasti e martesës së saj dhe ishte ishte
PINK ( një ish moderatore a smod në atë forumin tjetër ) ajo që bëri intrigën, për t'i dhënë shkas
Reginës për ta sakatosur temën. Kështu vendosa që t'i jap vetes pushim deri më 20 shtator, sepse nuk ia vlen që njeriu të shpenzojë kohën e vlefshme për gjera të pavlerë.
Tani e vetmaj gjë që pak më intereson është të di se si ndihen shpritërisht këta njerëz me shpirt të lig.
2. hahahah. Jo mi Eden, se këtë virtytin e mirë të faljes edhe Hello Kitty ma ka përmendur. UNë e kam një "sahat të ligë", por e mira është se më kalon shpejt dhe jam në gjendje ta gjykoj veten: nëse e hetoj se unë jam fajtori, secilit, pa marrë parasysh marrëdhëniet me të, i kërkoj falje. Komplotistët i prita 1 vit, por asnjëri nuk qenka turpëruar për veprën e ligë. E paçin për nder, sepse, sic the edhe ti: "kaq dinë, kaq bëjnë"!
Respekt, mike