• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

E THËNË NGA MIKU YNË FORUMIST
* për hipokritët
( me ndryshime minimale )

XY( hipokriti ) eshte nga ata qe jua imponon te tjereve kerkimin e faljes. (me te padrejte do thosha une). Pse? Se kur i ecen (si njeri i madh) thote:- Ja futa. Kur nuk i ecen - viktimizohet. E kur ja do hipokrizia - te ben moral ne veten e trete .
 
ANTITEZË

Thuhet:

Injorantit mos i trego përralla se i merr për të vërteta.

edhe më keq:

Kur i dituri frymëzohet nga përrallat, himnizon portrete të gabuara!
 
Last edited by a moderator:
Sigurisht... po ndërsa uthulla është për të gjithë... Vera e mirë e ka publikun të ngushtë, jo të gjithë ja kanë takatin...
Pastaj ke dhe uthull që jo të gjithë mund ti qasen ... si ajo e Modenës... bëjnë aty një lloj uthulle që kushton si verë e vjetër...

Sidoqoftë unë për vedi po u bona uthull..
do përpiqem të mos jem shumë i tharrët...

Po edhe uthulla lloj vere eshte kur behet me rrush. -gezuar-


p.s. jo rrushin tim se e kam per dhelprat.
 
Këta fëmijë nuk asimilohen kurrë!

5y9XEn.gif
 
THËNIE - KËSHILLË

* më tha:
- more je urtuar dicka, si ka mundësi?
iu përgjigja:
- në parime nuk kam ndryshuar, por kam zgjedhur të rri aty ku blegërihet.
 
Last edited:
Sa vite jam munduar për ta thënë vetë këtë... Më erdhi nga qielli...

Emin Halimi
2 Tetor në 8:43 MD •
F A L Ë N D E R I M

Disa (numër papërfillshëm i vogël) na nderuan duke mos na nderuar! Ju falemi nderit edhe atyne!

dhe vërtet ndihesh mirë dhe i nderuar kur nuk je i nderuar nga ndonjëri/a!
ATyre duhet thënë më së shumti të faleminderit!

ese thënë më shkurt:

Më ndero duke mos më nderuar!
 
I jam kthyer idilit ...

shih sa të fuqishme janë këto vargje...


Sa më pëlqen blegërima, zër’ i ëmbël i bagëtisë.
Qengji dhe kec’ i bukur, që rri më gjum’ e pi sisë!
 
Last edited:
THËNIE IMJA


Mos u brengos nëse nuk respektohesh nga të gjithë,
sespe nuk je universal. Në disa raste ( varësisht nga banda )
ndiju mirë për këtë. Varet kush është tjetri!
 
Ehhh. Adem . Qe te mos i bej replike direkte postimit tend Nr.231 . Mundohu te me kuptosh drejt . Ajo cfare ke shkruar aty, une nuk mendoj ashtu. Mesojini kalamajve shqip. Nuk ka si mendon shqip, ai qe nuk di shqip. Mesojini shqip te ndjejne shqip, ndryshe .... T'a them kete duke u nisur nga shume raste perfshire dhe niperit dhe mbesen time ne Greqi. Eshte mekat qe prinder shqiptare ne mergim , nuk i mesojne femijeve te tyre gjuhen shqipe. Bile sa me te vegjel te mesojne, aq me mire i ben. Sic te jap shembullin e niperve te mi (qe flasin shqip cala -cala), te jap dhe shembullin e vajzes se nje shoqes sime ne Itali. (Italisht,Shqip,Anglisht). Nje shqipe qe nuk harrin te kuptosh qe kjo vajze eshte e rritur ne Itali dhe jo ne Shqiperi. Nje shqipe perfekte. Vajza ne fjale eshte bilinguale e paster dhe kjo e ka bere shume te zgjuar !

E ke vene re ne shkolla , qe i pompojne femijet te mesojne gjuhe te huaja me dhune qe kalamaj ?(pa marre parasysh ne i kane aftesite mentale apo kapacitetin per kete). E sidomos kjo ne Shqiperi. Nje idiotesi. Te paguash leke t'ju mesosh anglisht,frengjisht apo dicka tjeter si gjuhe te dyte pervec te vendit ku jetojne dhe mos t'ju mesosh pa lek gjuhen e kombit nga vjen, pikerisht pjelles sende???

Per mua mesimi dhe nxenia e dijeve duhet te jete natyrale. Truri thith dije dhe nuk i pompohen dije.

Si thote Driteroi...

Ne vendin tim, ne vendin tend
Ku dhe lakren e shpojne, i shtijne mend

Kthehemi tek tema me nje thenijen time . Nuk di ne e ka thene dikush ne bote.


Zgjidh te luftosh vetem ato beteja, qe mund t'i fitosh.
 
Last edited:
Shprehje e vëndit... përkthimi im...
Pleqëria është si vera...
Ka verëra që me kohën bëhen më të mira, ka dhe verëra që koha i bën uthull..


Më pëlqen si shprehje.... uroj mos të bëhem uthull kur të më vijë vakti

Po e them pak më shqeto:
Shumë gjera e kanë me të lindur.

akoma më sheto:

Nëse ke qenë fëmijë i mirë, pastaj djalë i mirë, pastaj burrë i mirë, mos u sheqtëso fare se do të bëhesh edhe plak i mirë.
 
Last edited:
Ehhh. Adem . Qe te mos i bej replike direkte postimit tend Nr.231 . Mundohu te me kuptosh drejt . Ajo cfare ke shkruar aty, une nuk mendoj ashtu. Mesojini kalamajve shqip. Nuk ka si mendon shqip, ai qe nuk di shqip. Mesojini shqip te ndjejne shqip, ndryshe .... T'a them kete duke u nisur nga shume raste perfshire dhe niperit dhe mbesen time ne Greqi. Eshte mekat qe prinder shqiptare ne mergim , nuk i mesojne femijeve te tyre gjuhen shqipe. Bile sa me te vegjel te mesojne, aq me mire i ben. Sic te jap shembullin e niperve te mi (qe flasin shqip cala -cala), te jap dhe shembullin e vajzes se nje shoqes sime ne Itali. (Italisht,Shqip,Anglisht). Nje shqipe qe nuk harrin te kuptosh qe kjo vajze eshte e rritur ne Itali dhe jo ne Shqiperi. Nje shqipe perfekte. Vajza ne fjale eshte bilinguale e paster dhe kjo e ka bere shume te zgjuar !

E ke vene re ne shkolla , qe i pompojne femijet te mesojne gjuhe te huaja me dhune qe kalamaj ?(pa marre parasysh ne i kane aftesite mentale apo kapacitetin per kete). E sidomos kjo ne Shqiperi. Nje idiotesi. Te paguash leke t'ju mesosh anglisht,frengjisht apo dicka tjeter si gjuhe te dyte pervec te vendit ku jetojne dhe mos t'ju mesosh pa lek gjuhen e kombit nga vjen, pikerisht pjelles sende???

Per mua mesimi dhe nxenia e dijeve duhet te jete natyrale. Truri thith dije dhe nuk i pompohen dije.

Si thote Driteroi...

Ne vendin tim, ne vendin tend
Ku dhe lakren e shpojne, i shtijne mend

Kthehemi tek tema me nje thenijen time . Nuk di ne e ka thene dikush ne bote.


Zgjidh te luftosh vetem ato beteja, qe mund t'i fitosh.

Luan djali paske trajtuar dicka të bukur këtu. Në fakt ke prekur në plagë. Edhe imja qëndron: fëmijët e mërgatës e duan shumë atdheun, por kur calojnë në gjuhë,... ëëë¨.... keq.

Nuk qenka ide e keqe nëse këtë çështje e hap si temë më vete, pikërisht duke risjellë të kopjuar këtë postim tëndin.

Respekt, Luan!

Ademi
 
E thene nga miku im, Emin Halimi.
dYax0dQ.png
 

Attachments

  • A4FB400D-3E39-4B45-A743-EFE7E06707D3.jpg
    A4FB400D-3E39-4B45-A743-EFE7E06707D3.jpg
    21.7 KB · Views: 3
THËNIE E HUAZUAR
( nuk më kujtohet autori, por s'dua ta përvetësoj mundin e tjetrit dhe këtë thënie ta bëj timen)

Më kanë vdekun dy gjâna që i kam pasun fort afër vetes ( zemrës ):
- dashnjia dhe respekti për çdonjanin
dhe
- besimi te gjithkush.
 
Back
Top