Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !
Të faleminderit Elushe.Per sa i perket pikes 23 do te thoja se nje njeri i zgjuar duhet te ruhet me teper nga levdatat e pamerituara se sa nga nje kritike e merituar.
Vecse pjesa me e mire e magallomaneve nuk eshte ne gjendje t'a kuptoje.
Gati sa e shqeva hallen e burrit e cila pasi kishte degjuar nje thashethem se une nuk merrja KURRE komplimente vendosi te me jape kompliment pikerisht ne ate dite qe kisha veshur nje pallto leshi, te shemtuar dhe me kopsa ne forme dhemb peshkaqeni.
El
PS. Freud eshte pervers.
huanzuar nga Alkoma, me ndërhyrje minimale - teknike

hahahah. Baci Isë edhe për këtë Demka ka një thënie:- kalxom me ka rri t’kalxoj se kush je!
Gjithkush e njeh ( do ) bandën ( shoqërinë ) e vet
Shkon një magjup ( cigan ) ushtar, në atë kohë, d.m.th. të ish shtetit që u shpërbë. Gjuhë zyrtare ishte gjuha serbo-krote dhe në këtë gjuhë atë magjupin e thërrisnin shkurt “cigo”. Po magjupi ishte problem, kështu një ditë e thërrasin në raport te kapedani.
Pasi e qortoi shumë kapedani, mes tjerash e tha:
- E sheh cigo, kaq muaj je këtu dhe ende s’i njeh eprorët e tu! E njeh kapedan Gashin?
- Jo, - u përgjigj cigo
- Po, major Krasniqin e njeh?
Magjupi ngriti krahët në shnejë mohimi
- Po kolonel Berishën?
- Jo, as këtë s’e njoh!
- Ti s’njeh askë cigo. Ik tash! Shporru!
Sapo bëri magjupi dy tre hapa, u kthye kah kapedani e i tha:
- Shoku kapedan, a mund të të pyes ty diçka?
- Fol, – i tha kapedani.
- A e njeh Remzon?
- Jo, - u përgjigj kapedani.
- Po Hyskon?
- As këtë, - u përgjigj kapedani.
- E Haskon?
Kapedani ngriti krahët dhe shtrembëroi buzët në shenjë mohimi.
- E sheh, shoku kapedan, gjithkush e njeh (do) bandën e vet!
Porosia e anekdotës: Mos u brengos nëse nuk respektohesh nga të gjithë, sespe nuk je universal. Në disa raste ( varësisht nga banda ) ndiju mirë për këtë. Varet kush është tjetri!