Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Shandan (Mbajtëse qirinjsh) mesjetar me figure bronzi, i shekullit të 15-të, gërmuar në mbetjet e sipërme në kalanë e Artanës. Kosovë
Sot në Serbi

Very interesting Medieval candleholder shaped as a human fugire, bronze, 15th century, excavated at remains of Artana Fortress ( Novo Brdo ). Today in Serbia

1598578016129.png
 
Si duket instituti Arkeologjik i Shqiperise i ka derguar mostra nga eshtrat e vendit arkeologjik nga Maliq, Korqe profesorit te Harvardit David Reich, David Reich ose vitin tjeter ose ne 2022 do publikoje studimin me te madh, nje map gjenetike nga e gjithe bota nga gjitha periudhat historike.
 
Thesaret e arberve te mesjetes ne Komanin e 9 kishave. Deshmite e fisnikeve ne keto male tregojne mesjeten e Arberit ne teresine e vet
Qyteza shtrihet ne mbi 1 mije hektare . Komani ishte qyteze e pasur, me kisha e lagje dhe kishin tregti deri me Kalifatin arab .

© Fatmira Nikolli

 
Në këtë foto nga Fondacioni Detar PRM , një amforë e cila daton midis shekujve 7 dhe 5 para erës sonë qëndron në fund të detit pranë brigjeve të gadishullit të Karaburunit, Shqipëri. Një ekip i përbashkët arkeologjik nënujor shqiptaro - amerikan tha se ata kanë gjetur 22 amfora që janë të paktën 2,500 vjet të vjetra në brigjet shqiptare, të cilat mund të japi reliktet e një anije të mbytur . (RPM Nautical Foundation via AP )
..
In this photo by PRM Nautical Foundation , an amphora which dates from between the 7th and 5th centuries BC stands underwater near the shores of the Karaburun peninsula, Albania. A joint Albanian - American underwater archaeological team said they have found 22 amphoras that are at least 2,500 years old off the Albanian coast, which might yield an ancient shipwreck.(RPM Nautical Foundation via AP)

1602824626620.png
 
MONA LIZA E BALKANIT

Vepër e një autori anonim të shekullit të XIV , konsiderohet si Mona Liza e Balkanit , gjetur në Kishën e Shën Mërisë në Mborje të Korçës . Kjo Kishë nuk ekziston më.
..
The work of an anonymous author of the 14th century, is considered as Mona Lisa of the Balkans, found in the Church of St. Mary in Mborje, Korça. This Church no longer exists.

? Korçë Muzeumet

1602824683059.png
 
MONA LIZA E BALKANIT

Vepër e një autori anonim të shekullit të XIV , konsiderohet si Mona Liza e Balkanit , gjetur në Kishën e Shën Mërisë në Mborje të Korçës . Kjo Kishë nuk ekziston më.
..
The work of an anonymous author of the 14th century, is considered as Mona Lisa of the Balkans, found in the Church of St. Mary in Mborje, Korça. This Church no longer exists.

? Korçë Muzeumet

View attachment 58126
Shume e bukur eshte. E pashe perpara disa ditesh te Opinion:

 
1939, ARKEOLOGU LUIGI CARDINI:
SEKRETET PREHISTORIKE TË VLORËS DHE HIMARËS.
HIMARA DHE SHPELLAT E VLORËS, ME RELIKTE TË BOLLSHME TË NJË KULTURE ENEOLITIKE; KANË NJË FIZIONOMI PALEOLITIKE, QË SINJALIZOHET PËR HERË TË PARË NË BALLKAN. DEPOZITA ARKEOLOGJIKE E SHPELLËS SË HIMARËS U LA E PANGACMUAR...

“Eshtë në nderin tim që t'i dorëzoj shkëlqesisë suaj një raport të shkurtër mbi rezultatet e kërkimit paleontologjik të kryer në emër të Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, drejtuar nga vetë Ju. . . Ky hulumtim na mundësoi konstatimin e ekzistencën së një depozite të gjerë paleolitike në sipërfaqe, në afërsi të fshatit Xarrë; një strehë shkëmbore në shpatet e maleve të Rrëzës së Kanalit dhe një kompleks prej pesë shpellash fare në afërsi të fshatit Himarë, me relikte të bollshme të një kulture eneolitike në bazamentin e tyre. . . Këto fizionomi paleolitike, të cilat sinjalizohen për herë të parë në Ballkan, i japin një rëndësi të madhe zonës arkeologjike të Xarrës. Gjetjet kërkojnë një studim sistematik të zonës, i cili duhet të plotësohet me hapjen e një numri kanalesh gërmimi. Kjo do të siguronte sigurisht të dhëna të sigurta për depozitat dhe gjithashtu mund të zbulonte të dhëna faune, të dobishme për një interpretim më të saktë të depozitave.”
[Instituti Italian i Paleontologjisë Njerëzore
(Istituto Italiano di Paleontologia Umana, IPU),
Raport i Cardini-t, 4 korrik 1939].

“Shpellat e Himarës: këto shfaqen në zonën Spile, afër bregdetit Adriatik. . . Një hendek fillestar i hapur më 4 qershor u zgjerua dhe u thellua më 8 dhe 9. . . Verifikova natyrën shumë interesante të vendgërmimit arkeologjik, i cili do të kërkonte një fushatë të gjatë gërmimesh, - shumë premtues për sa i përket rezultateve për shkak të madhësisë së depozitës; bollëkut të mbetjeve arkeologjike dhe të mbetjeve të faunës, dhe të qartësisë së rrallë stratigrafike, - dhe mendova se ishte më mirë të mos ngacmohej depozita, e cila mund të eksplorohej drejtpërdrejt në një moment më të përshtatshëm, duke përdorur mjetet e pajisjet e sugjeruara nga shkenca.”
[[Istituti Italian i Paleontologjisë Njerëzore
(Istituto Italiano di Paleontologia Umana, IPU),
Cardini, 4 korrik. Fletore e vitit 1939].
Thënie për shqiptarët
___________
Autori: Karen Francis
Titulli: “The Lost Caves of Luigi Cardini: Explorations in Albania 1930-2001”, Capra 3 (pp. 17), 2001

1602824783621.png

1602824801965.png
 
Lokaliteti arkeologjik Vindenis gjendet fare pranë lumit Llap, në komunën e Podujevës. Rëndësia e këtij lokaliteti që i takon periudhës Dardane-romake (shekujt I-IV) dhe asaj të antikitetit të vonë (IV-VI), u dëshmua me rastin e gërmimeve arkeologjike të realizuar gjatë viteve 1980-86. Ndonëse gërmimet ishin mjaft modeste (u gërmuan gjithsej 534m2 ose vetëm 2% e arealit), ato ndriçuan gjurmë të antikitetit romak ku vlen të theksohen zbulimet e veçanta siç është Mozaiku i Orfeut, unik në Ballkan dhe më gjerë. Nga gjetjet më të rëndësishme në Vindenis vlen të veçohet një sarkofag tërësisht i punuar nga mermeri i bardhë (dim: 2,15 x 0,98 x 0,80 m) me çati dy ujore të stilizuar me katër akrotere në akse dhe e zbukuruar me stilin e luspave të peshkut. Supozohet se ky sarkofag bashkë me kapakun e saj peshon mbi 3 (tre) ton. Vindenis dallohet nga lokalitetet tjera arkeologjike romake të zbuluara në Kosovë, sidomos tek ritet e varrimit biritual si me inhumacion ashtu dhe me djegie apo incernacion. Po ashtu janë gjetur edhe fragmente të shumta të enëve, poçe si dhe enë qelqi dhe një sasi e konsiderueshme e monedhave të periudhës perandorake romake. Vindenis ishte njëri nga stacionet kryesore rrugore që gjendej në trasenë e rrugës Via Lissus (Lezhë)-Naissus (Nish), dhe kjo e dëshmuar nga gjeografi grek Ptolomeu i shek. II, si dhe në hartën e famshme të Konrad Peuntingerit. Paraprakisht mendohet se Vindenis, ishte një stacion i rëndësishëm rrugor që lidhte parasëgjithash Ulpianën me Ad Fines-sot banja e Kurshumlisë, për të vazhduar në drejtim të Naissusit. Nga të dhënat e mëparshme, si dhe nga incizimet gjeo-fizike, mendojmë se ky lokalitetit do të duhej të jetë i shtrirë në rreth 20 hektarë sipërfaqe. Ekipi i gjeofizikantëve dhe arkeologëve (gjermanë dhe kosovarë), gjatë realizimit të matjeve gjeofizike në arealin e paracaktuar, arriti të evidenton disa gjurmë të mirëfillta të strukturave të objekteve të ndërtuara nga materialet e gurit, tullave, tjegullave dhe llaçit. Studimet e kryera me magnetometër incizuan struktura të shumta të objekteve të ndryshme për banim por vlen të veçohet një objekt i veçantë me përmasa prej 150 x 150 m dhe me trashësi të mureve prej rreth 5m, që paraprakisht na indikon në gjurmë të një Castrumi garnizoni ushtarak romak.

1602825101510.png
 
Mauzoleumi madhështor i dukeshës Angjelina Kastrioti- Skënderbeu (vdiq para kohe me 1518): Në Kishën e Santa Sofisë në Gravina, Pulia (Itali), një mauzole madhështore në mënyrë që vdekja e padrejtë dhe koha tirane të mos fshijnë kujtimin e një gruaje e cila, edhe pse vdiq në rininë e saj, la një gjurmë të rëndësishme në historinë dhe jetën e të dashurve!


1602825561544.png
1602825581048.png
 
SIRENE VAJTUESE

Në antikitet mendohej se jetonin në ishullin e Anthemoezës, mes Siçilisë dhe gadishullit Italik. Sipas mitologjisë ato dallonin për zërin e tyre shumë joshës sidomos për burrat.

📷 © Ekspozuar në MAA ( Muzeu Arkeologjik i Apolonise )
Sirene Vajtuese shek. III para Kr.
Materiali gur gëlqeror
Keto krijesa mitologjike gjysëm njerëz, gjysëm zogj vendoseshin në varre ku do të vajtonin të vdekurit.

1602825622667.png
 
SIRENE VAJTUESE

Në antikitet mendohej se jetonin në ishullin e Anthemoezës, mes Siçilisë dhe gadishullit Italik. Sipas mitologjisë ato dallonin për zërin e tyre shumë joshës sidomos për burrat.

? © Ekspozuar në MAA ( Muzeu Arkeologjik i Apolonise )
Sirene Vajtuese shek. III para Kr.
Materiali gur gëlqeror
Keto krijesa mitologjike gjysëm njerëz, gjysëm zogj vendoseshin në varre ku do të vajtonin të vdekurit.

View attachment 60081

Sa e paska pas gjithë atë kok Sirena. Na vajtimi madh ndoshta ?
 
KULLA E SAHATIT të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948.

📷 Fred Sulaj


1602825730018.png

Edhe me sahatin i doli pune ktyre plehrave ?
 
Beautiful massive late Medieval silver signet ring , found near Gjilan, Republic of Kosovo .
It has heraldic motif of a prancing lion on the top, while sides are decorated with floral ornaments.

📷 Collection of National Museum of Serbia in Belgrade

1602825793331.png
 
Back
Top