• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Incident i rëndë në Fier, tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë një bashkëmoshataren

Mua ajo qe me shokon eshte arsyea perse e kane rrahur.. per nje te puthur dikujt!
Atehere po te analizoj pak fare me del se ato jane aq mendjelehta saqe te besojne se « dashuria » e tyre per nje djale duhet t’i katandisi ne ate forme te shthurur perpara gjithe botes.
E dyta, ato skane mesuar nga familja e tyre se cfare eshte empatia .. njerzit e izoluar ne pergjithesi, qe rrine perpara nje ekrani dhe skane komunikuar kurre per emocionet dhe ndjesite e tyre atehere keta njerez kthehen ne njerez te eger , pa empati per tjetrin.

Rezultati eshte pasqyra e shoqerise ku ato jetojne .

Vetem njehere do doja t’i kisha ato perballe, koke me koke me njera tjetren do doja t’i perplasja per te pare dhimbjen qe ka ndjere ajo vajza.. por nuk eliminoj mundesine se duhet te kene qene te semura mendore. Ky eshte nje tjeter debat !
 
Ka ardhe kohë e keqe shumë, ka shumë njërëz që pranojnë që të jesh prind sot është shumë e vështirë, je me gjak të ngrirë gjithë ditën sapo fëmija del nga dera e shpise...
ambienti jashtë është bërë xhungël
- ta rrahin apo të vrasin fëmijën kot së kot
- ta shtypin pijanecet dhe halabaket me makinë
- ushqimet me kimikate të rënda dhe hormone, ndikojnë negativisht në zhvillimin psiko-motor të fëmijëve
- shkollat janë bërë më shumë qendra gallate apo bullizmi sesa institucione serioze ku merren dituri dhe edukatë civile
Jo më kot brekëdhjerët e politikës shqiptare i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit për shkollim.
- prindët me rroga mizerabel bëjnë lodhje për të përmbushur kërkesat normale të fëmijëve të tyre
- jashtë shpise dominojnë më shumë modelet negative shoqërore, sesa modelet pozitive
- ligjet dhe agjencitë zbatuese të ligjeve nuk i tutelojne plotësisht fëmijët sepse iu a lënë në dorë prindërve ti tutelojne, janë prindët që duhet të vendosin se çfarë programi TV është i përshtatshëm për ta dhe çfarë është i dëmshëm sepse ligji për të ndaluar dhunën në media mungon ose nuk zbatohet, duhet të jenë prindërit ti shpjegojnë fëmijëve çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
- Fëmijët kanë mbetur vetëm, prindët kanë mbetur vetëm në punën e tyre.

Prinderit Shqiptare kam vene re qe kane nje difekt shume te madh ne pergjithesi kur vjen puna tek femijet …
Sepse nuk ju japin hapesire dhe as privatesi .

Aty qajne hallet me femijet , aty mbyten njeri me tjetrin , aty lindin , aty i bejne pislleqet etj etj .

Ndersa k’to qe ke parashtruar ti … me ngjan me
Shume si bias se realiteti … pasi ne shume zona femijet akoma kontrollohen tmerresisht nga familja dhe as nuk dalin perjashta jashte nje orari te percaktuar ose vetem nese kane per te bere dicka .

Dmth per mua tek femijet Shqiptare ka te beje me shume ambienti brenda ne familje dhe ne shtepi se ne shoqeri / perjashta … pasi kohen me te madhe e kalojne edhe me k’to dhe ne shtepi se sa rrugeve … ndryshe me boten pshm ku femijet jane me shume jashte dhe te lire perjashta se ne shtepi .
 
Last edited:
Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga.

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për 2 prej vajzave që u përfshinë në rastin e rëndë të dhunimit të 17-vjeçares në Fier, ndërsa ndaj vajzës tjetër të përfshirë është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçaren, Leonela Lamaj.

Ndaj një 15-vjeçareje me inicialet M.K. është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është urdhëruar trajtimi i detyruar në një spital psikiatrik.

Po ashtu, ndaj 15-vjeçares tjetër me inicialet K.D. është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”...

So vec njera paska qene 19 vjec. Dy te tjerat 15vjece. E dinin prinderit e ketyre te dyjave qe keto shoqeroheshin me 19vjecaren?? Thats s red flag right there. 🤨
 
Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga.

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për 2 prej vajzave që u përfshinë në rastin e rëndë të dhunimit të 17-vjeçares në Fier, ndërsa ndaj vajzës tjetër të përfshirë është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçaren, Leonela Lamaj.

Ndaj një 15-vjeçareje me inicialet M.K. është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është urdhëruar trajtimi i detyruar në një spital psikiatrik.

Po ashtu, ndaj 15-vjeçares tjetër me inicialet K.D. është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”...

Solla më lart një info, ku një oficerë policie është shkaku
Problemi është se ky oficeri i duhen hedhur çelësat në det (burg) për mardhënie me minorene
Duhen bërë shembuj këta Bq që tallen me fëmijët / adoleshentë pa përkrahje
Po kush ta bëj!!????
Ç'kërkoj edhe unë!?
Qiqra n'hell
 
Epo po te bombardohesh me muzike filma shows etj ku dhuna eshte ingrendienti kryesor
Do ishte marrzi te mos prisje te tilla ngjarje si rezultat.
Madje mir me kaq se me kte trend do kishte me teper. Adoleshenca edhe pa shkaqe te jashtme eshte stine e cmendur
 
Back
Top