Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Pjesa 2.

Ne startup do kesh Grub qe do te jape mundesi te startosh MX Linux ose Windows.
Do shohesh dicka te tille

images

Hyr ne MX Linux duke vene passwordin per edlin dhe luaj. Meso si e konfigurosh xfce desktop dhe tool bar nga vertical ne horizontal ( ose right click ne tool bar dhe hiqe nga locked dhe drag e drop o siper ose poshte ) ose perdor MX Tools.

Po te duash te nderrosh passwordin e sudo

Hyr ne terminal duke shtypur tasten F4

Do shohesh dicka te tille

4dd555a0529e1b579d88.png

dhe shkruaj

sudo passwd

ver passwordin e vjeter dhe pastaj te riun

Po do te nderrosh passwordin e edlin

Ne terminal

su dhe ke hyre ne terminal si sudo ( pra si root ,si admin)
dhe shkruan

passwd

dhe ve paswordin per edlin

ose direkt pa hyre si sudo

sudo passwd edlin

Ketu me poshte te sqaron me mire po se kuptove.

Code:
https://askubuntu.com/questions/423942/change-password-on-root-user-and-user-account

Ahhh... Nuk shikon dot Storage ? Ok. Kliko tek MX Icon dhe ke Disk Manager ...zgjdidhe aty qe t'a besh diskun sda4 mount in boot dhe te tjerat default. Te mesoj une me vone se si perdoresh ntfs-3g driver per NTFS.

Me ate MX Linux te instaluar pothuaj ke cdo gje qe te duhet dhe s'do kesh nevoje te instalosh gje.

Ja MX Tools
MX%2BTools.png

Po deshe programe shtese hyr tek MX Tools dhe ke packages .

Ja MX Packages
mx-18-package-installer-browser.png

Merri tek Tabela e pare Popular Applications ( te sugjeroj Opera dhe jo Mozilla ose Palemoon Brower pse jo dhe Midori).

Per progame qe si ke aty tek abi i pare ose perdor Stable Repo ose do i marresh nga Synaptic qe eshte libraria qe ofron Debian.

Ja Synaptic

Synaptic_screenshot.png

Po instalove me keto dy menyra nuk do marresh kurre asnje pisllik.

Synaptic eshte gui ( Graphic user Interface) per debian installer

Debian ne Console perdor nje nga keto utility(package) per instalimin e packages ose utilitive

dpkg
apt-get
aptitude

Tek MX Linux ke Repo Manager. Zgjidh mirror qe ke me afer.

Ja

Repo_Manager.png

Ketu
Code:
https://www.opendesktop.org
Ke ikona dhe themes pa fund Skins.

Si ti instalosh ? I shkarkon qe ketu i ben unzip.
Tek direktria jote home ( sigurohu qe ne Thunar te besh vizible hidde files ne Linux cdo gje me nje pike para eshte hidden)

Pra ne direktorine /home/.local krijo nje direktori icons dhe nje themes

Direktorine e ikons qe shkarkoe dhe zipove kopjoje aty po keshtu dhe per themes . Pe rte vene foton tende.... ose nje ikone... Gje nje file dhe jpg ose png dhe emeroje .face dhe kopjoje ne direktorien tende /home

Kjo ketu eshte per te bere transparent ikonat ne desktop

Code:
https://unix.stackexchange.com/questions/200096/how-to-make-xfce-desktop-icons-text-transparent

E ben keshtu :

1- Open the terminal and execute sudo leafpad .gtkrc-2.0.

2- Copy and paste the following style script

style "xfdesktop-icon-view" {
XfdesktopIconView::label-alpha = 0
XfdesktopIconView::selected-label-alpha = 170

base[NORMAL] = "#cccccc"
base[SELECTED] = "#cccccc"
base[ACTIVE] = "#cccccc"

fg[NORMAL] = "#ffffff"
fg[SELECTED] = "#000000"
fg[ACTIVE] = "#000000"
}
widget_class "*XfdesktopIconView*" style "xfdesktop-icon-view"

3- Save and close

Ky tutorial vlen per te gjithe. Per cdo gje me pyesni.

Keen to help You. Hope it helps :d

Sic te thashe edlin (mos prit mrekulli me ate laptop), por merrja doren. Linux te jep liri te zgjedhesh cfare do dhe te konfigurosh gjerat sic do.

Nje laptop minimalisht si ai i djeshmi me 4 GB ose 8 GB dhe SSD. Do e shikoni ndryshimin.
 
Last edited:
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Rrofsh, do ta shoh me terezi...
Mos prit përgjigje të shpejtë, lermë kohë ta bluaj ça ke hedh dhe të bëj ndonjë provë.
Po tek ky pc kam instaluar lubuntu, u ngjall po prapë i ngadaltë... kushedi si e kam gallavitur, përdora Rufus për USB
 
E di qe ke hedhur lubuntu aty. Por te thashe. Mos prit mbrekullira ne ate laptop te 2006. Eshte shume i vjeter. Po te intalosh ndonje Linux te vjeter , debian 6 ose 7 mbase do eci shpejt. Mire aty ecen vetem pyppy version i vjeter. Rendesi ka te mesosh se nuk eshte e veshtire.

Merr kohen qe te duhet. Dmth neser ore na kthe pergjigje Ha ha ha ha ha!!! Italianet kane SalentOS por dhe plot Linux te tjere.

Me kete menyre qe te shpjegova ne postimet e mepareshme instalo AntiX Linux. Mx LInux eshte i bazuar ne AntiX. Dhe pothuaj cdo gje e ke njesoj. AntiX perdor tjeter desktop.Ja lexo ketu.

Code:
https://download.tuxfamily.org/antix/docs-antiX-17/FAQ/icewm.html

Te garantoj qe do eci me mire se lubuntu, por do nje cike marrifet t'a konfigurosh.

Ja ku e ke :

Code:
https://sourceforge.net/projects/antix-linux/files/Final/antiX-17.4/antiX-17.4.1_386-full.iso/download

Kontrollo HASH qe te sigurohesh se ke shkarkuar filen e duhur dhe te sakte.

SHA1 05a6e4738f601294d479ef727a3e8a4bf1ff07c5
MD5 9d61ea4b50243e1bb769d10f3dd3c721

https://www.youtube.com/watch?v=0hVjBW8oXZ8

https://www.youtube.com/watch?v=d_MXeGxb0FY

E rendesishme eshte qe dicka t'a duash , packa se te duhet kohe apo veshtiresi t'a harrish dhe t'a kesh tenden.
Nuk mund te ecesh gjithe jeten me ate qe ke degjuar se Linux eshte nje bad guy dhe qe nuk eshte aspak e vertete.

2007-04-02.png

Ja ca humor nga Internet .
Windows_Vs_Mac_Vs_Linux_2.jpeg

Windows_Vs_Mac_Vs_Linux_14.jpeg

Windows_Vs_Mac_Vs_Linux_5.jpeg

LAc3zs5.png

Shumica nuk e kuptojne qe eshte pune biznesi dhe nuk eshte pune se kush eshte sistem me i mire apo me sigurte. Windows ka baze MS DOS ..... Te lexosh historine se si Bill Gates morri porosine per te shkruar MS DOS dhe kush e shkroi ate sistem .... Bill Gates nuk eshte autori i MS DOS por e bleu nga dikush dhe e shiti per 75.000 USD dhe me pas fitoi te drejten /licencen qe t'i instalonte ne PC. Ca kohe me pare cdo laptop kishte 80 Dollare plus qe nga fabrika per cdo Windows te instaluar ( Home Version). Sidomos vitet e fundit shume kompani apo software writters te ne gjithe boten po kompilojne softet paralelisht per Windows por dhe per Linux. Qe prej perdorimit te Appi Image( Portable per Linux ) , Linux ka marre tjeter hov duke hequr barrierat e package midis distrove. Nje AppiImage apo Flatpack apo nje Snap tani egzekutohne pothuaj ne te gjitha distrot.

Me shume info

Code:
https://askubuntu.com/questions/866511/what-are-the-differences-between-snaps-appimage-flatpak-and-others
dhe

Code:
https://verummeum.com/portable-package-formats/

Linux
Code:
https://en.wikipedia.org/wiki/Linux

Eshte sistem qe lindi nga studentet dhe pikerisht nga

170px-Linus_Torvalds_%28cropped%29.jpg

Linus Torvalds.

Ne ate kohe ne Universitetin e Helsinskit ne 1991, ka pasur nje brez te talentuar studentesh. Shume te talentuar. Midis tyre dhe crackersi me pseudonim Edison. Mendohet qe dhe +ORC ( Old Red Cracker ) te kete qene student ne ate kohe aty. Ne ate kohe une mesoja MS DOS. Une kam perdorur per here te pare Linux aty nga viti 1999 apo 200. Linux Mandrake. E instalova dhe e lashe. Me vone Red Hat , prap e hoqa dhe keshtu vur dhe hiq. Qe prej te pakten 4 vitesh une perdor shumicen e kohes Linux dhe kam provuar dhe testuar shume distro. Distro hooping :d. Mbase ka ardh koha te bej pitstop sepse duhet te perqendrohem te MX, Sparky Linux qe bazohen ne Debian, ose Arch Linux .

Debian.... respekte deri ne dhimbje per Ian Ashley Murdock (28 April 1973 – 28 December 2015), i konsideruar si babai i Debian

250px-Ian_Murdock_interview_at_Holiday_Club_hotel_2008_%282%29.jpg

Code:
https://en.wikipedia.org/wiki/Ian_Murdock

Vetevrasja e tij e pashpjeguar, la ne zi te gjithe fansat e Debian ne te gjithe boten.Iku nga kjo bote kur mund te jepte dhe shume e shume per Debian.

Debian sistemi universal me emrin e lindur nga dashuria.
Debian_logo.png

DebIan = Debra Lynn ( e dashura dhe pastaj gruaja) + Ian (Murdock)
 
Last edited:
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

inshalla po i merr pronat me linux se windows eshte i korruptum:p

Po kot o drago.... zhbirilojmë tuj dëgju muzikë...
Mos u tut bankën tate nuk e prek :p

Hajt natën..
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Sepse premtova qe do ndihmoj. Dhe kur dicka e them .... Gjeta pak kohe ne nje stacion te humbur ne Kinen JugLindore. 12:00 sahati.

Code:
https://bhoover.com/how-to-verify-checksum-windows/
Code:
https://www.lifewire.com/how-to-verify-file-integrity-in-windows-with-fciv-2625186

https://www.youtube.com/watch?v=sukjD_TcNRs

Code:
https://www.raymond.cc/blog/7-tools-verify-file-integrity-using-md5-sha1-hashes/

E kam thene dhe me siper ne postim. Ka plot utility te ngjashme. Si fillim. Bej ekstrakt files zip ne nje direktori. Pastaj egzekuto.

Me the qe ke nje lbuntu te instaluar. DO te duhet t'a fshish ate partition ose te instalosh mbi te. Me jep nje screenshot te partitioneve qe ke ne kompjuter.

Lexo me kujdes proceduren para se te veprosh. Meso rrugen.
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

E paska fajin komp im se nuk më hap asgjë nga këta të shkarkuarit...
Unë dua ti fshi të gjitha çfarë kam në këtë laptop, e di ti se vetëm startimi me Windows dje vajti një orë e 35 '....
Ideja është të krijoj një USB dhe të nis instalimin duke fshirë çdo gjë tjetër....
Diskun e paskam ndarë siç duhet në kohën e lubuntu....

NBGfFmh.jpg

Ky disk ka një pjesë të dëmtuar.... prandaj nuk ka windows origjinal...
Ja dhashë një pallaveshi e ma gallaviti, ma instaloi në anglisht dhe një pjesë e drivers mungonin..
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

E paska fajin komp im se nuk më hap asgjë Per nga këta të shkarkuarit...
Unë dua ti fshi të gjitha çfarë kam në këtë laptop, e di ti se vetëm startimi me Windows dje vajti një orë e 35 '....
Ideja është të krijoj një USB dhe të nis instalimin duke fshirë çdo gjë tjetër....
Diskun e paskam ndarë siç duhet në kohën e lubuntu....

NBGfFmh.jpg

Ky disk ka një pjesë të dëmtuar.... prandaj nuk ka windows origjinal...
Ja dhashë një pallaveshi e ma gallaviti, ma instaloi në anglisht dhe një pjesë e drivers mungonin..

Laptopi i vjeter, HDD me probleme. Tani c'do e besh me ate laptop se s'te kuptoj? Bej nje USB bootable tek kompjuteri tjeter. Ose MXLinux ose AntiXLinux sic te kam dhe shpjeguar.Meqe Windows ka pjerdhur. Kur te startosh me USB , hap gparted dhe fshije te gjithe HDD.Te gjiitha partitionet.Kur te fillosh instalimin e Linux , shiko videon e pare.Lere installerin te shftytezoje te gjithe hapesiren.Po deshe te besh ndryshe, atehere ,mbasi i ke fshire te gjithe partitionet (dhe reserved) atehere ndaje ne dy partitione. Gjate instalimit ose lere /home tek partitioni nen / (root) ose tej partitioni i dyte.Por meqe u bene shume IF ( thjesht fshi te gjithe partitionet me gparted) dhe lere installerin te beje si di vete.

Sa per sektoret e demtuar, te sugjeroj te shkarkosh nje Hiren Boot CD (qe ka brenda HDD Generator - shiko nje version te hershem ), shiko ne net se si t'a besh USB bootable.Ose kjo menyre ketu

Code:
https://www.youtube.com/watch?v=BZe2mBBN350

Ose kjo ketu:

Code:
https://www.hiren.info/pages/bootcd-on-usb-disk

osehiqe ate HDD dhe lidhe ne kompjuter apolaptop tjeter dhe me ane te HDD generator mbase i riparon sectoret e demtuar. Kjo do bere ne fillim sepse me HHD me probleme ai laptop mund te ngele ne dore ne cdo moment.

P.S.
Me kollaj e kam vallahi te blej nje laptop, t'a bej vete dhe t'a dergoj. Shiko nje here verdalle ore mos gjen ndonje Lenovo X201,T410 ose X220,T420 per pak euro.Po pati SSD dhe 4 ose 8 GB ram e ke yll.Po ndonje L420 ose L430 ? Se do mudnohesh kot dhe do thuash j'a futi lioni kot. Me jep ndonje sit italian me gjera te perdorura aty afer ku je ti se e kontrolloj une. Flasim per maksimumi 150 EURO.

Sa per ide , shiko me poshte. Ky i pari jo keq. Eshte i vogel e ke gati

Ky eshte mire: (2013 -2014)
Code:
http://www.olivercomputer.it/vendita/LENOVO-THINKPAD-T510--ICORE-I5-SCHERMO-15.6-USATO-GARANTITO-RICONDIZIONATO?mfp=manufacturers[12]

Ja review e ketij

Code:
https://www.notebookcheck.net/Review-Lenovo-ThinkPad-X240-Ultrabook.106883.0.html

Dhe ky tjetri eshte njesoj me ate qe po shkruaj une tani: (mire do qe qe me SSD dhe 8 GB ram)

Code:
http://www.olivercomputer.it/vendita/PORTATILE-HP-ELITEBOOK-8470P-ICORE-I5-USATO-GARANTITO?mfp=manufacturers[7]

Ja review e ketij

Code:
https://www.notebookcheck.net/Review-HP-EliteBook-8470p-Notebook.83640.0.html

Dhe ky po te kete SSD(jo se me HDD nuk ben, por me SSD eshte flake fare)

Code:
http://www.olivercomputer.it/vendita/PORTATILE-PROFESSIONALE-DELL-LATITUDE-E5440-INTEL-ICORE-DI-QUARTA-GENERAZIONE-RAM-8GB-WINDOWS-10?mfp=manufacturers[6]

Ja review e ketij :

Code:
https://www.notebookcheck.net/Review-Dell-Latitude-E5440-4668-Notebook.116181.0.html
 
Last edited:
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Këtu qënke akoma ti Leone, dje sikur the që do ikje apo po përdor metodën e Noe që na ka lën amanetet nja tre mijë herë? :D
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Këtu qënke akoma ti Leone, dje sikur the që do ikje apo po përdor metodën e Noe që na ka lën amanetet nja tre mijë herë? :D

@Akrepi. E theksova qe kam hapur kete teme dhe nuk jam mesuar te le gjerat pergjysem. Jam kthyer vetem per kete teme. Por nuk besoj se do rri akoma dhe shume, sepse kam dhene shume informacion dhe cdokush j'a del dhe duke lexuar , pa keshillat ndihmen time. Por .... ke te drejte ! Done.

Me fal @edlin dhe te tjeret ! Kalofshi mire !
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

@Akrepi. E theksova qe kam hapur kete teme dhe nuk jam mesuar te le gjerat pergjysem. Jam kthyer vetem per kete teme. Por nuk besoj se do rri akoma dhe shume, sepse kam dhene shume informacion dhe cdokush j'a del dhe duke lexuar , pa keshillat ndihmen time. Por .... ke te drejte ! Done.

Me fal @edlin dhe te tjeret ! Kalofshi mire !
E o mirë se do bëjmë dhe shaka.
Nuk futen të gjithë në forum për t'u bër inxhiniera.
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Bravo shumë info dhe shpjegime me vlere.
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Laptopi i vjeter, HDD me probleme. Tani c'do e besh me ate laptop se s'te kuptoj? Bej nje USB bootable tek kompjuteri tjeter. Ose MXLinux ose AntiXLinux sic te kam dhe shpjeguar.Meqe Windows ka pjerdhur. Kur te startosh me USB , hap gparted dhe fshije te gjithe HDD.Te gjiitha partitionet.Kur te fillosh instalimin e Linux , shiko videon e pare.Lere installerin te shftytezoje te gjithe hapesiren.Po deshe te besh ndryshe, atehere ,mbasi i ke fshire te gjithe partitionet (dhe reserved) atehere ndaje ne dy partitione. Gjate instalimit ose lere /home tek partitioni nen / (root) ose tej partitioni i dyte.Por meqe u bene shume IF ( thjesht fshi te gjithe partitionet me gparted) dhe lere installerin te beje si di vete.

Sa per sektoret e demtuar, te sugjeroj te shkarkosh nje Hiren Boot CD (qe ka brenda HDD Generator - shiko nje version te hershem ), shiko ne net se si t'a besh USB bootable.Ose kjo menyre ketu

Code:
https://www.youtube.com/watch?v=BZe2mBBN350

Ose kjo ketu:

Code:
https://www.hiren.info/pages/bootcd-on-usb-disk

osehiqe ate HDD dhe lidhe ne kompjuter apolaptop tjeter dhe me ane te HDD generator mbase i riparon sectoret e demtuar. Kjo do bere ne fillim sepse me HHD me probleme ai laptop mund te ngele ne dore ne cdo moment.

P.S.
Me kollaj e kam vallahi te blej nje laptop, t'a bej vete dhe t'a dergoj. Shiko nje here verdalle ore mos gjen ndonje Lenovo X201,T410 ose X220,T420 per pak euro.Po pati SSD dhe 4 ose 8 GB ram e ke yll.Po ndonje L420 ose L430 ? Se do mudnohesh kot dhe do thuash j'a futi lioni kot. Me jep ndonje sit italian me gjera te perdorura aty afer ku je ti se e kontrolloj une. Flasim per maksimumi 150 EURO.

Sa per ide , shiko me poshte. Ky i pari jo keq. Eshte i vogel e ke gati

Ky eshte mire: (2013 -2014)
Code:
http://www.olivercomputer.it/vendita/LENOVO-THINKPAD-T510--ICORE-I5-SCHERMO-15.6-USATO-GARANTITO-RICONDIZIONATO?mfp=manufacturers[12]

Ja review e ketij

Code:
https://www.notebookcheck.net/Review-Lenovo-ThinkPad-X240-Ultrabook.106883.0.html

Dhe ky tjetri eshte njesoj me ate qe po shkruaj une tani: (mire do qe qe me SSD dhe 8 GB ram)

Code:
http://www.olivercomputer.it/vendita/PORTATILE-HP-ELITEBOOK-8470P-ICORE-I5-USATO-GARANTITO?mfp=manufacturers[7]

Ja review e ketij

Code:
https://www.notebookcheck.net/Review-HP-EliteBook-8470p-Notebook.83640.0.html

Dhe ky po te kete SSD(jo se me HDD nuk ben, por me SSD eshte flake fare)

Code:
http://www.olivercomputer.it/vendita/PORTATILE-PROFESSIONALE-DELL-LATITUDE-E5440-INTEL-ICORE-DI-QUARTA-GENERAZIONE-RAM-8GB-WINDOWS-10?mfp=manufacturers[6]

Ja review e ketij :

Code:
https://www.notebookcheck.net/Review-Dell-Latitude-E5440-4668-Notebook.116181.0.html

Me kete laptop po loz yç ,mire e the ti.. çte bej te zihem me Akrepin -paqe-

ky laptop ka mbaruar po une do vazhdoj te luaj...
filet e shkarkuara qepare tani u hapen .. me plasi..

po lexoja kete ...

https://mxlinux.org/download-links/
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

@Akrepi. E theksova qe kam hapur kete teme dhe nuk jam mesuar te le gjerat pergjysem. Jam kthyer vetem per kete teme. Por nuk besoj se do rri akoma dhe shume, sepse kam dhene shume informacion dhe cdokush j'a del dhe duke lexuar , pa keshillat ndihmen time. Por .... ke te drejte ! Done.

Me fal @edlin dhe te tjeret ! Kalofshi mire !

Luan , une forumin e konsideroj si kafenene e lagjes, vij hedh ndonje batute si te hedhesh nje filxhan kafe dhe aq...
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Me kete laptop po loz yç ,mire e the ti.. çte bej te zihem me Akrepin -paqe-
Larg qoftë, po pse do zihesh me mua? :O
Nuk është më mirë të kthejmë ndonjë teke me lëng magjik se sa të zihemi?
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Në kuptimin e mirë o Akrep...
Kurse atë teken e pimë në kuptimin e drejtpërdrejt...
 
Botim i ri nga Muharem Ferati “LINUX MINT 18”

XaUpXTr.png

Tetovë, 24 Korrik 2016

Ditë më parë doli në dritë libri më i ri Linux Mint 18, nga autori Muharem Ferati, redaktor Prof. Dr. Edmond Beqiri dhe recensenti Dr. Valbon Ademi. Ky libër, sjell një freski për lëmin e informatikës, që vërtet i ka munguar lexuesit tanë përkatësisht atyre që e kanë nevojë ashtu siç është domosdoshmëria e ajrit, ujit dhe bukës. Andaj, guximi dhe përkushtimi shkencor i këtij të riu, i cili premton se edhe në të ardhmen e afërt do të na befasojë këndshëm me libra të këtillë, që tregu ynë shpresoj se do ta mirëpret.

Libri Linux Mint 18 i Muharem Feratit, që siç thotë vetë se, “është një udhëtim i gjatë nëpër botën e Linux-it, ndonëse jo vetëm si një udhëtim nëpër vende të ndryshme, por edhe si një udhëtim i brendshëm i vetë autorit, në njohje të specifikave dhe problematikave që ka bota e Linux-it, në gjithë aspektin e saj. Librin u’a kushtoi atyre që dëshirojnë t’i thellojnë njohuritë, për kryerjen e detyrave më të avancuara me Linux-in. Ndonëse libri në fjalë, gjithashtu mjaft mirë do t’i shërbejë edhe brezit të informatikës, i cili filloi ta eksplorojë Linux-in dhe që dëshiron t’i bëjë hapat e para, në drejtim të shfrytëzimit të programeve me kod të hapur. Po ashtu, libri mund t’iu shërbejë edhe nxënësve që mësojnë këtë lëndë, si dhe mësuesve në përgjithësi. Sidomos, pas futjes së kodit të hapur në temat mësimore dhe orët nëpër laboratori”.
Theksi i veçantë i kësaj vepre është se, Linux Mint 18 është një libër motivues, njëkohësisht një libër që do ta mbani gjatë në duar, por dhe një libër që ofron një sërë ushtrimesh praktike, mes të cilave do ta zotëroni këtë sistem të mahnitshëm, bashkë me shumicën e programeve të parainstaluara në të. Me këtë libër, do t’i mësoni konceptet dhe operacionet themelore, që një shfrytëzues i Linux-it duhet t’i dijë dhe t’i kryejë. Ne, do të fillojmë nga operacionet themelore, apo nga instalimi i Mint-it dhe do të vazhdojmë të mësuarit e temave më të përparuara si, siguria, mirëmbajtja dhe zgjidhja e problematikave të ndryshme, gjatë punës me Linux Mint dhe paketën me programe për punë në zyrë, LibreOffice.
Libri është i strukturuar në disa kapituj, si për shembull: Kuptimet themelore, me hollësi si, sqarimi i thelbit të Linux-it, çka është një distribucion, programet me kod të hapur dhe kodi burimorë i një programi. Linux Mint 18, i cili është risi përkatësisht versioni më i ri, me të cilin bota e Linux-it prezanton distribucionin më komfort të të gjitha kohërave. Ky sistem, i plotëson të gjitha kërkesat që priten prej një sistemi operativ modern, siç janë: siguri, besueshmëri dhe qartësi. Linux Mint ka startuar në vitin 2006, duke u bazuar në distribucionin Ubuntu Linux. Ai, është ndërtuar që të punojë në shumicën e sistemeve kompjuterike moderne, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të modeleve të vjetra. Po ashtu, edhe paketa me programe për punë në zyrë, LibreOffice 5.1, që është një nevojë e domosdoshme që përkon me rrjedhjet e gjithëmbarshme të kohës për veprimtaritë themelore nëpër zyrat.
Ky libër, është vlerësuar si nevojë për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe pse jo edhe për studentët.Autori është drejtor i shkollës në fshatin e lindjes në Zherovjanin e Tetovës.

Burimi i artikullit nuk egziston më në faqen:

Maqedonia Shqiptare-http://maqedoniashqiptare.com/2016/07/botimi-me-i-ri-nga-muharem-ferati-linux-mint-18/

P.S.

Herën tjetër(në temën time për Softuer) më tepër informata për mënyrën alternative të instalimit të Linux Mint-nëse dështoni me instalim. Autori i temës(Luani i vetmuar) nuk e sygjeron Linux Mint, andaj (ndoshta) përshkrimi do ju ndihmon në proçesin e instalimit.

Linux Mint-Cinnamon 19.1 versioni më i ri, i sapoinstaluar në kompjuterin tim Fujitsu Siemens 2007.

ONIQfpH.png
 
Last edited:
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

Me Rufus nuk e di pse s'ma lexonte, përdora etcher dhe.....

vJMzb5X.jpg
 
Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux

U kry.... më vonë për imtësitë...

CWHnUhU.jpg

A... Luan rrofsh, mgjth-"se instalova 18.2.... Yçin e fitova por ky pc është për tu hedh... funksionon por i kërcasin brinjët
 
Back
Top