Përgjigje e: Per te gjithe ata qe duan te kalojne ne Linux
Yes ... :d ! Por une nuk e rekomandoj. Kam vite qe nuk e bej kete,sepse nuk ka aresye. Ne Linux gjen pothuaj cdo gje dhe e ke free !!! Mbase per Google Sketchup ok... meqe mungon ne Linux.Nuk e kuptoj pse Google nuk e kompilon per Linux. I mjaftojne disa sekonda.
Lion,
arsyeja pse shumë njerëz nuk kalojnë në Linux është nga se ka shumë
programe nuk i ke në Linux, por ke programe alternativ dhe kjo nuk
është e njëjtë. Nëse ke shpenzuar vite duke mësuarë psh. një program
të muzikes siç ështe Cubase apo Reason, MSoffice, programet e shahut
të firmës Chessbase, etj., etj., dhe tani të kalosh në programe të tjera
do shumë mund dhe kohë, si dhe përshtatje, pamarrëparasysh se edhe këto
kanë mundësi të mëdha për të të kryer punë.
Po nejse, kur është puna tek shiu edhe breshëri, më mirë breshër se pa shi,
mirëpo kur ke mundësinë e zgjedhjes,me siguri secili do ta zgjdhte shiun.
Në fakt, programet e përmendura më lartë nuk janë të vetmet mundësi,
ekzistojnë edhe
Makina Virtuale në Linux, ku ke mundësinë të ngasësh
edhe vet Sistemet Operuese të Windows-it, dhe mandej të instalosh
edhe programet që i posedon me licencë apo edhe pa licencë: )), kurse në anën
tjetër, kjo mundësi ekziston edhe në Windows, ku në VM mundesh ta instalosh
Linux...
Mirëpo, shumëçka varet edhe nga shija e njeriut. Kur nuk ta ka ëndja, nuk
e merr as falë.