Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( Së bashku ) Të mësojmë të shkruajmë e të flasim shqip

C'kuptim ka shprehja pa kuptim "Fjale e urte"?

për kuptimin e mbiemrit " i urtë" jepet ky përkufizim:

"Që ka njohuri e dije të gjera, të fituara nga përvoja e gjatë e
jetës, që e njeh mirë jetën; i ditur; i mençur; që mbështetet në
kuptimin dhe në njohjen e thellë të diçkje, që mbështet në
përvojën e gjatë të jetës; i menduar dhe i peshuar mirë; i pjekur; i
matur."

* kuptimi i parë pe¨r fjalën e urtë është: fjalë e mencur, e thënë në mënyrë të matur, ... ndërkaq, përkufizimi për fjalën e urtë, është ky:

"Fjalet e urta, jane fjale ose norma te krijuara nga populli, te cilat tregojne te vertetat ne jeten e perditshme, me ane te kuptimeve figurative."
 
Fjala PROVERB qe ka te njejtin kuptim me emertimin fjale te urta a eshte shqip? dhe mbiemri i urte per mendimin tim duket si dicka e palevizshme, qe rri urte, qe nuk na thote dicka packa qe veshi na eshte vrare si shprehje.
Dua mendimin tend personal: A ka kuptim te thuhet fjale te urta?
Sinqerisht preferoj nje fjale te vetme si Proverb a ndonje sinonim tjeter.
 
O Beno quhen Mare ato qe deheshe ma mend ne Dajt sa kishte :rolleyes:

20161007102425938.jpg

Permban alkol kjo ? Apo ja fusni kot ju.
 
alkooli behet pas shperberjes kimike te sheqerit. cdo frut permban sheqer e per rrjedhoje mund te prodhohet alkool nga cdo frut. disa fruta jane me te pershtatshem se te tjeret sepse permbajn me shume sheqer.
 
Fjala PROVERB qe ka te njejtin kuptim me emertimin fjale te urta a eshte shqip? dhe mbiemri i urte per mendimin tim duket si dicka e palevizshme, qe rri urte, qe nuk na thote dicka packa qe veshi na eshte vrare si shprehje.
Dua mendimin tend personal: A ka kuptim te thuhet fjale te urta?
Sinqerisht preferoj nje fjale te vetme si Proverb a ndonje sinonim tjeter.

Përshëndetje Kasëm,
Nëvitet e 90-ta kur jam marrë pak më shumë me problematikën gjuhësore, si "këmbëngulës" i përdorimit të fjalëve shqipe,shokët nisën të më quajnë "fanatik i fjalës shqipe",gjithmonë në aspektin pozitiv.
Edhe sot po ai fanatik jam!

Besoj e ke hetuar në shkrimet e mia, gjithmonë bëj përpjekje të qëmtoj fjalën e pastër e të bukur shqipe nga fjalësi ynë bollshëm. Fjalën e huaj e përdor kur bëj ndonjë shkrim shpejt e shpejt dhe kur në atë çast nuk më kujtohet fjala përkatëse ( nuk po e them pra fjalën e huaj adekuate) shqipe.

Në temë: e sqarojmë fillimisht fjalën sinonim: Sinonim në gjuhën shqipe i bie: përngjasim, ngjashmëri, i ngjashëm.

Më vjen mirë që e thua se shprehjet "proverb" dhe "fjalë e urtë" janë sinonime ( përngjasime ) me njëra tjetrën, që d.m.th: përdore cilën të duash, ke thënë të njëjtën gjë. Fjala proverb është me prejardhje nga një gjuhë e huaj, prandaj ta përdorim fjalën/shprehjen shqipe: fjalë e urtë.

Pyetja jote ishte se cili është mendimi im për fjalën "fjalë të urta"? Siç e thashë më lart: unë parapëlqej ( jo pra preferoj fjalën shqipe.

Me këtë rast po ta jap edhe një përngjashmëri ( sinonimi) tjetër. Kam lexuar shpesh që shumica e përdorin fjalën "Fabul". Në vend të kësaj duhet ta përdorim fjalën e bukur shqipe: përrallëz.

Respekt, miku im,
Ademi

P.S. Shpesh kam pasur probleme edhe këtu në forum për fjalët që kam përdorur e që janë nga gurra jonë shqiptare, si pasojë e mosnjohjes në nivel të kënaqshëm të kësaj pasurie fjalësh që kemi!
 
Shume mire bere qe me korrigjove fjalen sinonim, pasi kjo eshte e huaj, por qe perdoret gabin ne shqip. Qe tani e tutje nuk do ta perdor me.
Ju dergova nje falenderim me mesazh por thoshte qe duhet ta boshatisesh se e ke plot dhe nuk keni hapesire per te pranuar te rejat. Faleminderit dhe Tung!
 
Me nder qofsh, Kasëm.

* Sapo e boshatisa kutinë e porosive ( mesazheve ).
 
alkooli behet pas shperberjes kimike te sheqerit. cdo frut permban sheqer e per rrjedhoje mund te prodhohet alkool nga cdo frut. disa fruta jane me te pershtatshem se te tjeret sepse permbajn me shume sheqer.

Ah kuptova .. mendova mos permbajne alkol kshu sic Jane .. frut . : )
 
limoni permban me shume sheqer nga te tera frutat..pse nuk behet raki limoni?

i ke majt ison limonit ti?

ne 100 gr limon ndodhen max. 8gr karbohidrate nga te cilat rreth 1.4 gr glukoze e rreth 1.4 gr fruktoze
ne 100 gr rrush ndodhen max. 16gr karbohidrate nga te cilat ne rrushin e tavolines rreth 7.2 gr glukoze e rreth 7.4 gr fruktoze. rrushi i veres a rakise permban me shume.

alkooli prodhohet kryesisht nga glukoza. i bie rapoti 1:6 limon rrush.

po deshe nxirr e raki limoni por a ia vlen?
 
Ah kuptova .. mendova mos permbajne alkol kshu sic Jane .. frut . : )

ashtu e permbajne . ne shkoll te mesme u beme tape me mare'

Dajti ka qene pasuri por e shkaterruan bastardet

ka pas dhe Dëllenja (juniperos) qe behet Gin

1.jpg
 
Shume mire bere qe me korrigjove fjalen sinonim, pasi kjo eshte e huaj, por qe perdoret gabin ne shqip. Qe tani e tutje nuk do ta perdor me.
Ju dergova nje falenderim me mesazh por thoshte qe duhet ta boshatisesh se e ke plot dhe nuk keni hapesire per te pranuar te rejat. Faleminderit dhe Tung!

* shtoja edhe fjalën parapëlqej në vend të fjalës preferoj!
 
Ah kuptova .. mendova mos permbajne alkol kshu sic Jane .. frut . : )

Ndryshe quhet etanol, ose alkool etilik, eshte jo toksik, perberes i pijeve alkoolike, prodhohet nga fermetimi i sheqernave. Metanoli ose alkooli metilik eshte helmues.

PS. Mesohet ne kimine e klases se tete.
 
Last edited by a moderator:
Po ja qedhoj dikush, se per çka kane dhaf‘ne e ka te paguar nje Qironke dhe 2 Kurnaqka dhe nje kanoqe birre :D
Titullin nuk e solla, se me zbuloni gjezeegjezen :D

Taqka i Lenkës, ose siç e quanin doçëria Taqkë Cingaridhka, i kërkoi të gjyshes, Olimbisë, që në mëhallë njihej si Maqovica ndihmë për të veshur gurkashkën. Maqovica, që sapo kishte marë shpirton në dorë për të ndezur fufuçkën, fshiu duart në mësallë dhe rrëmbeu griben t’i ujdiste leshkat që i kishte lëmsh. – Nuk shkohet në shkollë si i handakosur, – i tha.

– Po lemë me rehat se do mbodhisem, – u qurravit Cingaridhka. – E dembelhanë, prit se dukesh si lugat i fandaksur. E mbushe kallamarin me mellan? Po molidhen e vure në çantë? – I vura të gjitha – rezervën, rigën, perigjelin.

– Po kanonkën? Do të të duhet për të hequr perithorin. Se pastaj s’di ku ti fillosh galavizhdat. – Të thashë rigën, kanonkën, rulemanin. Mos u bëj humbamenkë fare.

– Të rashë kokës që të të çuknavit mirë, – u hakërrye Maqovica. – I ke bërë mathimat apo do të të zënë gafil edhe sot? Se ngelesh përpara klasës si torobell pastaj dhe të shtijen ata xerxevulët me tebeshir. Të ngulin edhe ndonjë pineskë tjetër nga prapa. – Unë s’jam humbameno, de. Atë gallofin që më shturi me tebeshir e bëra terbjet vetë. I kërcyen sytë si bumbrekë. – Edhe vish shoshonkat se është llapavec jashtë. Do marrësh ndonjë plevit që të çuditesh.

– Shoshonkat nuk i vesh se dukem si dudum. Këpuckës sapo ia sheshova një peronë që më vriste gishtin. – Epo dil me lepitka e me benevrekë atëherë. – Jo po si ti që gajase dynjanë duke gjezdisur me penuar dhe fëshfëshe në mes të dimrit.
– Pika që s’të bije. Unë më mirë dal gollomesh se të ve fëshfëshkën. – Iiii, – ia bëri Cingaridhka që mënd u mek kur iu pataks e gjyshja gollomesh në mendje. – Lëviz, tani. Mos më rri si gur pe shtufi.

– Prit se s’kam marrë patumkat. Kemi fiskulturë në palestër sot. – Ja ku i ke gjurmashkat. Po bollkat e fiskulturës ku i ke? – Varur në kremastar. – Ua, bollkat në kremastar, si të jenë dolloma. More ndonjë gjë për të ngrënë në pushim, apo do mbllaçitësh mastikë tërë ditën? – Do ble hallvëkoskë me.
– Bli ushqim pe tamami, mos m’i harxho paratë për fuga dhe ashikë, hallvëkoska dhe pisuska akulloreje se je tharë si cironkë dhe je bërë si pe pe rotke më dyzaj. S’të thonë kot cingaridhe. Taqkë Cingaridhja u kujtua që s’kishte futur në çantë as fugën vëndkë pëndkë, as onomain patik. Po pastaj e la atë muhabet se atë ditë kishte dëborë dhe e kishin lënë të shkonin te kolovajzja e madhe në Shëndëllia. Hekurushkat i kishte me vete.

– E mos shko të shkasësh andej nga kukumalja se thyen ndonjë gollganë, – ia bleu mendjen Maqovica. – Jo po do luaj si çupkat me posta biz dhe me ngrika-shkrika, – i tha të gjyshes. – Shiko të na bësh ndonjë lakror ti, atë bëj. – Ja gati okllainë, si t’i duash petët, të holla, me kulaçka. – Ose na bëj ndonjë petanik me fasule.
– Mos do edhe kërnacka me ndonjë çiçkë raki? – Jo se rakia e babit është shollomotkë. – Prandaj e doje trebishonin ti, të hapje shishkën e rakisë? – Epo s’është shishkë pe birre që ta hap me bishtin e furkulicës.

– Pika ty, di ti malukat nga rakia. Ti je si ligavec gollash. S’ke ndërruar akoma pizhamatë. – Po çfarë do ti me, të bëhem si kade pe vere që të më thërrasin gollozdrum? – Ah po ti i mer të gjitha llafet jangllësh. Vetëm yt atë të bën terbjet.

– Po sikur të na bësh ndonjë paçe pe kormine? Na zuri barku lakër armè gjithë muajin. Ose na tiganis ato mëlçiçkat që blemë dje në Gjela Italani. – Ikë tani se të mora okllainë. Na bëre me dhimbje koke. – Po mer me ndonjë apkë. Ose pi ca ujë me limua.

– Ja sa të mbaroj kortinkat se kam për t’iu bërë azhuret, do pastroj ca pezhishkat, t’i mbledh ne farashkë e ti çoj në ashefkë. Pastaj do mbulohem me levenxkë të ngrohem ca se u plevitosa. Mos m’u mbështet mbi priftul se e theve. – Epo ku është lugashka të mbath këpucët?
– Ikë tani xerxevul se na rokanise kokën. Kur të mbarosh ktheu në shtëpi, mos m’u mbodhis rrugëve. Se atë bëni ti, argalisesh me mangot nëpër ulica. – Se mos ke punë tjetër ti, si ngjelkë i merr të gjithë nëpër gojë.
Plaka i vuri reskën portës dhe ku kthye në kuzhinë të bënte pak mëmëligje për mëngjes. Do ta hante me ca peksimadhe që i kish mbetur që prëmë. S’kishte këllqe për t’u marrë me atë djalë. Pastaj u kujtua që djali kishte ditëlindjen dhe filloi të vrasë mendjen ti bënte ndonjë ëmbëlsirë. Kishte kohë që s’ishte bërë mukaet të gatuante ndonjë trishkë. Djalka kishte qef karidhaton, po nuk ia kishte ngenë. Le që atë e kishte bërë në kollozhek, para gjashtë muajsh. E mbante mend mirë se e kishin ngrënë me imonik, pasi kishin pasur edhe një sallatë të mirë me domate sërëke. Po afronte viti i ri dhe duhej blerë edhe ndonjë miskë.
 
Shqip eshte, veshtire per tu kuptuar. Me la ate shijen e sallates se fresket qe ke palluar ne uthull . -paqe-
 
he me te lumte bre pirati, nuku me besonet qe e ke zografisur tine gjithe kete:D
 
po çfare une e shkrova :D ngela i fandakosur kur e lexova dhe e solla ta perkthente njeri ketu :D

me duket qe eshte nga andeja, matane nga Korça :D
 
Lepitkat korcaret I thone, po Ka dhe fjale nga greqishtja, ato zonat andej do jene. Duhet nje korcar te na e perktheje. U mor vesh dhe Cironka :p
 
Back
Top