Pershendetje,
Pike se pari kerkoj falje per shkrimin tim ne shqip. Jam i lindun e i rritun ne Mergim.
Disa informata qe i kam lexu ketu per fshatin Kokaj bien ne kundershtim njera me tjetren, dhe ju kisha kerku ndihmen e juaj per me i interpretu ma mire.
Une vij nga fshati Kokaj të Karadakut.
Kur jam kan fmi e kam pyet baben se cilit fisit i takojme. Ai me ka thane se jemi Sop.
Nuk e kuptojsha se pse Sopi nuk permendet ne kanun.
Kur i ka ra llafi me shoke me fol, ata me thojshin "se kam ni kurre. nuk o fis".
Prandaj, i kam ba do hetime ne internet. Sipas do gojedhanave Sopi po rrjedhka prej Thaçit.
Mire. Mendova, pra duhet me u pergjigje Thaç.
Por ma vone kam has ne informata te kunderta : sipas webfaqjes gjenetika shqiptare, Sopi rrjedh prej Berishes.
Mire pra, prej ati çasti kam menu se qenkam sop me preardhje Berishë pasi kerkimtaret paskan ba test te shumta te ADN-së.
Tash, kur i lexova keto faqe qe ju i keni nda me ne, prap u çudita sepse ketu po shkrun se Kokajt qenkan Kabash të Pukës.
Mire pra, mendova jemi Kabash.
Kur pak ma poshte ne bisede, nje profil me emrin "Hawk" shkrujti per Kokajt se qenkan Sop por me preardhje nga malet e sharrit :
Qysh ka mundesi prej malet e sharrit ? une kam ni se jan kan prej Klaiqit se sanxhakut e perpara diku ka veriu i shipnise.
Tash, a mundet dikush me ma sqaru se kush dreqin jemi

Se nuk jam ka kuptoj kurgjo.
Tana, edhe ne kofsha Sop, sipas bisedes qe ju zhvilluat ne vazhdimesi ne kete forum, po i bje qe sopet qenkan fis thrak dhe qe ata e kan pas token e hershme ka Bullgaria. A po ? Sa ishin te afert ka gjuha, ka kultura dhe ka gjenetika iliret, dardanet dhe thraket ?
Dhe nese Sopet jane thrak, pra si eshte e mundshme me rrjedh ata prej fisit Berisha ? ka dikush ndonje sqarim ? A qenkan edhe Berishasit thrak ?
Dhe, si ka mundesi me rrjedh Sopet prej Berishve kur i pari i Berishve kujtohet shume vone diku ka mesejeta, dhe ne tjetren ane mundet me u percaktu preardhja e sopeve ne kohen e lashtesise diku ne Thraki... ?
E ne kofsha Kabash, nese ju lexova mire po i bje me kane wisigot ose gjerman a po ? A keni mundesi me ma sqaru prap ate zhvillimin qe ju e banet po ne menyre pak ma historike sesa gjenetike sepse nuk i kuptoj ende mire ato sqarim me shume numra.
Ju falemnderit shume !