Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Thënie imja:

*Lirika është shpirti i njeriut. Prandaj jo të gjithë duhet të merren me lirikë. Me lirkë duhet të merren vetëm ata që kanë shpirt lirik!
 
Përgjigje e: Re: Fjalë të urta - thënie të miat

Thënie imja:

*Lirika është shpirti i njeriut. Prandaj jo të gjithë duhet të merren me lirikë. Me lirkë duhet të merren vetëm ata që kanë shpirt lirik!


hedh bast qe te kane ftuar t'i besh Like ndonje analfabeti qe ka perkthyer 13 libra :D
 
Thënie imja:

*Lirika është shpirti i njeriut. Prandaj jo të gjithë duhet të merren me lirikë. Me lirkë duhet të merren vetëm ata që kanë shpirt lirik!

hahahahahahahah. O ty të kollofittë Përbindëshi Jeshil, jarebi!

Pac një natë të mrekullueshme!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - të huazuara

Fjalë të urta - të huazuara

Disa fjale te urta te thena nga Nastradini

- Kur u ktheva ne Shqiperi ( atdhe ), e kuptova qe nostalgjia ishte zgjedhja me e mire.

- Zemren e kam ne Shqiperi, koken e kam çuar ne vend me te sigurt.

– ZOTI I RUAN SHQIPTARET – por per eksperimente.

– Populli me tre fe, shume lehte e gjen edhe ndonje Zot

– Virgjereshe nuk behesh, por mbetesh.

– Fallsifikuesit nuk kane faj, origjinali ia ka nisur i pari.

– Lypsa, merreni pushtetin, jeni bere mazhoranca!

- Pse masturbimi ka vlere me te madhe se seksi..? Sepse eshte pune e bere me dore!

-Ishalla Liderat Evropian nuk e thone ate qe mendojne shumica e politikanve te Shqiperise: Me plasi k*** per shqiptaret!

– Nese doni te lini te dashuren, lereni tek une
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Thënie imja:
për "artistët"

Ruajuni prej atyre që luajnë rolin e viktimës!

Ruajuni edhe prej atyre që i njeh mbi gjashtë muaj dhe nuk di asgjë reale nga jeta e tyre!
 
THËNIE E HUAZUAR NGA POPULLI
Për njerëzit me karakter të lig e me moral përtokë, ka disa fjalë që populli i thotë për ta:

Ta zëmë: Le more hiqu tina se ai pizdë mashkull asht!

ose pak më gjatë e thonë:

Me kânë femna kurvë e ka ni derë, valla me kanë mashkulli kurvë ni derë s'e ka.

Porosia e kësaj është: Ruajuni nga meshkujt kurva!
 
Përgjigje e: Re: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE E HUAZUAR NGA POPULLI
Për njerëzit me karakter të lig e me moral përtokë, ka disa fjalë që populli i thotë për ta:

Ta zëmë: Le more hiqu tina se ai pizdë mashkull asht!

ose pak më gjatë e thonë:

Me kânë femna kurvë e ka ni derë, valla me kanë mashkulli kurvë ni derë s'e ka.

Porosia e kësaj është: Ruajuni nga meshkujt kurva!

JUVE jeni BREZ i VJETER(ne kuptimin Shqiptar).
Kane ndryshuar KOHERAT.
LIKE.
 
Re: Përgjigje e: Re: Fjalë të urta - thënie të miat

JUVE jeni BREZ i VJETER(ne kuptimin Shqiptar).
Kane ndryshuar KOHERAT.
LIKE.

Të faleminderit SystemA për vlerësimin.

Megjithatë, le të ndryshojnë kohërat sa të duan, se për besë mashkullit s'i ka hije me qenë kurvë!
 
Aforizma të përzgjedhur ( margaritarë ) nga Sami Frashëri

– Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është kurdoherë e gëzuar.

Njeriut të gëzuar gjëmbi i duket trëndafil, për njeriun e pezmatuar s’ka ndryshim trëndafili nga gjëmbi; në çdo gjë ai sheh një pezmatim, një dëshprim, s’kënaqet me asgjë.

– Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë nuk largohet nga sjelljet e këqija; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banon në moçal.

– Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.

– Virtyti i bën të dashur me njëri- tjetrin, njerëzit e mëdhenj, njerëzit e zakonshëm- dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë, vagabondazhi dhe delikti.

– Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të ndëshkosh ose të hakmerresh

– Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja, të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia.

– Filozofi kinez Ming Çu thot: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos i nderosh ata është sikur t’i thërrasësh në gosti dhe t’u mbyllësh portën, për të mos i pranuar.”

– Skamja dhe përvuajtja kërkon nikoqirllëk, përvuajtja dhe nikoqirllëku mirësjelljen, mirëpo pasuria sjell kryelartësinë e dorëlirësinë, e kryelartësia e dorëlirësia shthurjen dhe keqsjelljen.

– Mos jep shkas të flasë kush keq për ty; por mos u mundo t’i mbyllësh gojën keqdashësve, sepse qeni, ashtu sikundër i leh natën kusarit që i kalon afër, ashtu i leh edhe njeriut të ndershëm.

– Lëvdata e bën njeriun të kthehet nga rruga që ka zënë, kurse kritika e bën ta kontrollojë rrugën e vet dhe ta vazhdojë.

– Njeriut të gëzuar gjembi i duket trëndafil, për njeriun e pezmatuar s’ka ndryshim trëndafili nga gjembi; në çdo gjë ai sheh një pezmatim, një dëshpërim, s’kënaqet me asgjë.

– Babai që neglizhon edukimin e së bijës, përgatit turpin e vet dhe shkatërrimin e dhëndrit të tij.

– Miqësia është si drita e rrufesë, sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.

– Po të dyshosh për besnikërinë e një shoku, dyshimi yt mund të bëhet shkak që edhe ai të dyshojë për ty.

– Tre vetë që ndihmojnë njëri-tjetrin çojnë një peshë, të cilën s’mund ta ngrenë gjashtë vetë, të cilët kërkojnë t’ia lënë barrën njëri-tjetrit.

– Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

– Fjala e keqdashësit është si qymyri, edhe kur nuk të djeg, të nxin.

– Kush nuk dëshiron të humbasë për jetë privilegjet e tij, duhet të lëshojë ca prej tyre me dëshirën e tij, sepse druri rritet më shumë kur krasitet.

– Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

– Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës.

– Për të jetuar njeriu rehat në botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: një torbë me florinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronzi, një zemër prej hekuri.

– Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë

– Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi dhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeverisë një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat.

– Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë; kjo punë ka bërë që të rinjtë të harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë -hallet e tyre, gratë – qeverisjen e shtëpive të tyre, adhuruesit – adhurimin, tregtarë- fitimin dhe mjekët – të sëmurët e tyre.
 
THËNIE IMJA

Fjalët e urta/aforizmat janë thënie të njerëzve të ditur, në të cilat të shumtën e herës sillet përvoja jetësore e autorëve e që për neve duhet të jenë udhërrëfyese.

Është e pandershme dhe hipokrizi nëse këto fjalë të urta vetëm i citojmë për të tjerët, por ne nuk bëjmë as më të voglën përpjekje për t'i sëndërtuar në jetë!
 
Jeta është ajo gjysmëpjesa e tërësisë tënde, ndihmësja jote që t'i plotëson të gjitha kërkesat edhe dëshirat tua. Çfarëdo që të kërkosh prej saj, ajo t'i jep, natyrisht duke u përpjekur ti.

... i jam bindur asaj që thonë danezët dhe kjo më ka ndihmuar shumë në jetë:

Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, të ardhmen - PO

dhe kam shtuar:

Ndoshta nuk e arrin cakun me përpikëri, por ndonjëherë është i rëndësishëm edhe vetëm orientimi kah caku. Kjo është e sigurt.

Të bësh jetë të pa planifikuar, i shëmbëllen anijes me vela në mes të oqeanit, pa timonier që shkon kah ta çojë era! Kësaj jete i thonë: tmerr!
 
THËNIE IMJA

Njerëzit kompleksivë janë të çudtishëm. Ata çdo gjë e shohin me dyshim. Ata mendojnë se vetë janë njerëz të përkryer, ndërkaq gjithë të tjerët bëjnë komplote kundër tyre. Kompleksiteti i tyre shkon deri aty, sa nëse rastësisht të shPëton një … ( po e them më butë: të lirohen gazra me zë ) ata thonë: “Për mua e bëre”, ”Me mua e ke…” dhe kot mundohesh t’i bindësh: ”O njeri i mirë, kam hallin se kam ngrënë fasule dhe më është turbulluar barku, ndaj pa dashje më doli”!
Kot. Nuk binden!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Shkruajta diqka ne mengjez....per Danimarken.
Nuk kam deshire LAPARAQET te mi fshine.
@Gi de Masha.
 

Attachments

  • DänischeStudie.jpg
    DänischeStudie.jpg
    20.7 KB · Views: 66
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE E HUAZUAR
- nga miku im, Rasim Misku

Shkaktari kryesor i stresit është kontakti i përditshëm me idiotë...
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE - populli

Ma i mirë thiu yt, se kingji i huj! ( Më i mirë derri/dosa yt, se qengji i huaj )
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Thënie e huazuar...

Xh. H.: Unë nuk u besoj njerëzve qe te genjejnë pastaj thonë qe te dua, sepse nje thenie afrikane thotë:
Mos i beso njeriut te zhveshur qe te ofron nje kemishë, sepse ai s'ka per vete.
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Thenie e improvizuar :

Zotit Gi, lexoja theniet, por mos i ler pa lexuar edhe ......urtesite*



E ke prb, qe postova ne kete teme ?
Shpresoj shume, qe jo.
Edhe nese gabova, te kerkoj ndjese.
Shpresoj shume te me falesh....
Ngjyra e falur, nuk fshihet....
 
Back
Top